x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

MIKOLOGJIA – KAPITULLI III  

MAJAT (THARMET)
 

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė

 

E-MAIL DR LUL RAKA

Universiteti i Prishtinės

  

 

 
Figura 1
Maja e Breverit (njihet edhe si tharmi i bukėpjekėsve) me sytha dhe vraja (Saccharomyces cerevisiae).
 © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje
Majat (tharmet) janė mikroorganizma njėqelizor bulėzues (figura 1). Ato nuk prodhojnė micelie. Kolonitė e kėtyre mikroorganizmave mund tė vėrehen nė terrene ushqyese brenda 24-48 orėsh. Me pamjen e kolonive tė tyre tė buta dhe tė lagėshta i ngjajnė shumė kulturave bakterore. Ekzistojnė disa lloje tė majave qė mund tė kenė veprim patogjen nė njerėz. Nė kėtė kapitull do tė diskutohen vetėm dy pėrfaqėsuesit kryesorė: Candida albicans dhe Cryptococcus neoformans.
Figura 2
Candida albicans – staid i  majave dhe hifeve. Zakonisht haste nė lėkurėn e njeriut, nė traktin e sipėrm respirator, traktin tretės dhe traktin seksual femėror. Ky fung ka cikėl dyformėsh jetėsor me stadin e majės dhe atė tė hifeve. Majat prodhojnė hife (vargje) dhe pseudohife. Pseudohifet mund tė japin rritje tė qelizave tė majave me anė tė bulėzimit apikal apo lateral. Shkakton kandidozė (infeksion i gojės dhe vaginės) dhe vulvo-vaginit.
© Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

KANDIDOZA (Candida albicans)

Ekzistojnė shumė lloje tė gjinisė Candida qė japin sėmundje tek njerėzit. Infeksionet qė shkaktohen nga tė gjitha llojet e kandidave quhen me njė emėr tė pėrbashkėt kandidoza. Candida albicans (figurat 2 dhe 3) ėshtė njė mikroorganizėm endogjen. Ajo mund tė gjindet si florė normale te 40-80% e njerėzve. Kandida ėshtė prezente nė gojė (figura 4), nė zorrė dhe nė vaginė. Mund tė ekzistojė nė trajtė komensale apo nė atė patogjene. Infeksioni me kandida zakonisht ndodh tek pacientėt me ndonjė defekt tė imunitetit qelizor, defekt nė florėn normale apo nė fiziologjinė normale tė pacientit. Pacientėt me imunitet tė ulur qelizor kanė edhe rėnie tė imunitetit ndaj infeksioneve fungale. Terapia e gjatė me antibiotikė apo me steroide e prish baraspeshėn e florės normale nė zorrė duke iu lejuar kandidave endogjene qė t’i mbizotėrojnė forcės imunologjike tė strehuesit. Procedurat invazive, siē janė kardiokirurgjia dhe kateterėt vėnės mund tė shkaktojnė dėmtime nė fiziologjinė e imunitetit tė strehuesit duke i paraprirė zhvillimit tė infeksioneve me kandida. Edhepse kandidoza mė sė shpeshti haset nė lėkurė dhe nė mukoza, megjithatė nganjėherė ky mikroorganizėm mund tė shkaktojė edhe pneumoni, septikemi ose endokardit nė pacientėt me imunitet tė kompromituar. Prekja dhe infeksioni me kandida duket se mė shumė varet nga strehuesi sesa nga vetė kandida. Sa mė i dobėt tė jetė imuniteti i strehuesit, aq mė invazive ėshtė sėmundja. Mostrat klinike qė dėrgohen nė laborator pėr diagnozė mkrobiologjike varen nga lokalizimi i infeksionit, por mė sė shpeshti dėrgohen kulturat e gjakit, sekreti vaginal, urina, fecesi, copat e thonjėve ose materiali nga lezionet lėkurore e mukotike. Kandida ėshtė njė majė polimorfe, d.m.th. prodhon qeliza majore, hife dhe pseudohife. Ėshtė  dėshmuar se kandida pėr ta mbajtur formėn jetėsore tė majės ka nevojė pėr represor tė transkriptimit. Aftėsia pėr tė arritur forma tė ndryshme jetėsore ėshtė njė veti e rėndėsishme nė patogjenezėn e infeksionit nga ky mikroorganizėm. Majat kanė diametėr 10-12 mikronė, janė Gram pozitive dhe rriten brenda natės nė shumicėn e terreneve bakterore e fungale. Ato poashtu prodhojnė edhe gypthat embrionalė (figurat 9 dhe 10) dhe pseudohifet (figurat 6 dhe 7) qė mund tė formohen nga qelizat bulėzuese tharmore qė mbeten tė ngjitura pėr njėra tjetrėn. Sporet mund tė formohen nė pseudomicelium. Kėto spore quhen kllamidospore dhe pėrdoren pėr dallimin e shtameve tė ndryshme tė kandidave. Disa mikologė mendojnė se format e pseudomicelieve pėrfaqėsojnė trajta mė invazive tė sėmundjes. Disa lloje diagnostikohen me anė tė testeve biokimike. Kandidat janė tė pėrhapura kudo nė natyrė. Terapi e pėrzgjedhur nė trajtimin e infeksioneve sistemike janė itrakonazoli dhe flukonazoli. Nėse vjen deri te infektimi i valvulės artificiale tė zemrės ose ndonjė kateteri, atėherė ato duhet tė ndėrrohen. Nėse ėshtė prezent trupthi i huaj nė strehues, atėherė mikroorganizmi nuk mund tė shkatėrrohet vetėm me terapi medikamentoze. Kjo rezistencė ndodh pėr shkak tė krijimit tė biofilmave, pėr tė cilėt do tė diskutohet mė vonė.
 
candid.jpg (40233 bytes) Figura 3
 Qelizat ovale tė Candida albicans.
Ngjyrosja floreshente e antitrupave. 
CDC/Maxine Jalbert, Dr. Leo Kaufman. lek1@cdc.gov

thrush.jpg (60483 bytes) Figura 4
Kandidoza e gojės.
CDC

candi3.jpg (42054 bytes) Figura 5
Patologjia e lezioneve tė veshkės sė lepurit tė shkaktuara nga infeksioni eksperimental me Candida albicans. Lepuri ka qenė i trajtuar me kortizon.
CDC

candid5.jpg (84477 bytes) Figura 6
Preparati i ngjyrosur i kėlbazės sė pacientit me kandidozė pulmonale. Ngjyrosja e Gramit.
CDC 

candi4.jpg (123774 bytes) Figura 7
Histopatologjia e infeksioneve tė shkaktuara nga Candida albicans. Ngjyrosja e me metenaminė argjendi. Pseudohifet dhe hifet e vėrteta.
ASCP 

candid2.jpg (17510 bytes) Figura 9
Candida albicans me gypat bulėzues. Ngjyrosja me kalcifluor nė medium tė peptonit. Prodhimi i kėtyre gypave ėshtė veti diagnostike e C. albicans
CDC/Mercy Hospital, Toledo, OH/Dr. Brian Harrington 

candid4.jpg (29923 bytes) Figura 10
Candida albicans me gypat bulėzues nė serum.
Ngjyrosja sipas Gramit. 
CDC/Dr. Lucille K. Georg 

 candida200.jpg (25184 bytes)  Figura 11.
Ngjyrosja sipas Gramit e strishos vaginale qė tregon Candida albicans, qeliza epiteliale dhe shumė bacile Gram negative. (1,000X oil) 
© Danny L. Wiedbrauk, Warde Medical Laboratories, Ann Arbor, Michigan and The MicrobeLibrary

 

candid6.jpg (166827 bytes) Figura 8
Histopatologjia e ezofagitit tė shkaktuar nga Candida. Ngjyrosja me metenaminė.
  CDC
  Figura 12
Fungu i kapsuluar patogjen (Cryptococcus neoformans). Njė fung i kategorisė sė majave qė shumėzohet me bulėzim. Fungu ėshtė plotėsisht i mveshur nga njė kapsulė me pėrmbajtje tė mukopolisaharidit acidik. Shkakton sėmundje tė quajtur kriptokokoza; sidomos te pacientėt me imunitet tė kompromituar (p.sh. pacientėt me HIV/AIDS). Infeksioni mund tė japė meningjit nė tru, infeksione tė lėkurės apo nė regjione tė tjera tė trupit. Trajta mė e shpeshtė e shfaqjes klinike ėshtė meningoencefaliti. Shkaktohet nga inhalimi i fungjeve tė gjendura nė tokė qė janė kontaminuar me jashtėqitje tė derrave.
 
© Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

crypto1.jpg (71375 bytes)  Figura 13
Kriptokokoza e mushkėrive te njė pacient me AIDS. Histopatologjia e mushkėrive tregon zgjerim tė septumeve alveolare qė pėrmbajnė disa qeliza inflamatore dhe disa maja tė gjinisė Cryptococcus neoformans  
CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr. epe1@cdc.gov

crypto2.jpg (103360 bytes) Figura 14
Kriptokokoza e mushkėrive te njė pacient me AIDS. Ngjyrosja me mucikarminė. Histopatologjia e mushkėrive tregon septumet e zgjeruara alveolare qė pėrmbajnė disa qeliza inflamatore dhe numėr tė konsiderueshėm tė majave tė gjinisė Cryptococcus neoformans. Shtresa e brendshme e kapsulės sė majės ėshtė e ngjyrosur me ngjyrė tė kuqe.
CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr. epe1@cdc.gov 

crypto3.jpg (99057 bytes) Figura 15
Kriptokokoza e mushkėrive te njė pacient me AIDS. Ngjyrosja e Metenamines. Histopatologjia e mushkėrive tregon maja tė shumta tė gjinisė Cryptococcus neoformans pėrbrenda hapėsirės analveolare. Majat tregojnė bulėzime tė ngushta dhe variacione karakteristike nė madhėsi. CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr. epe1@cdc.gov


 

KRIPTOKOKOZA (Cryptococcus neoformans)

Kriptokokoza manifestohet mė sė shpeshti nė trajtė tė meningjiteve, por viteve tė fundit janė pėrshkruar edhe raste tė kriptokokozės sė mushkėrive. Qelizat e kriptokokeve janė me formė sferike dhe kanė diametėr 3-7 mikronė (figura 12), prodhojnė sytha qė kanė formė tipike tė ngushtė dhe posedojnė kapsulė polisaharidike (figura 14). Kapsula mund ta pengojė funksionin e limfociteve T dhe mund tė konsiderohet si faktor i rėndėishėm virulent. C.neoformans, po ashtu, prodhon enzimin fenoloksidazė, qė ėshtė njė faktor tjetėr virulent. Venqėndrim ekologjik i C.neoformans janė bajgat e derrave dhe tė pulave. Edhepse ky mikroorganizėm mund tė gjindet lehtė nė bajgat e derrave, megjithatė duhet vėnė lidhje e drejtpėrdrejtė epidemiologjike ndėrmjet ekspozimit ndaj kėtyre bajgave tė derrave dhe infeksionit specifik human. Infeksioni dhe sėmundja janė kryesisht nė domenin e strehuesit, e jo tė mikroorganizmit. Burimi i infeksionit human nuk ėshtė i qartė. Ky mikroorganizėm ndodhet kudo, sidomos nė zonat e ndėrtesave tė braktisura tė kontaminuara me bajga tė derrave. Portė hyrėse ėshtė trakti respirator. Sipas disa dėshmive nga studimet shkencore, mendohet se ekspozimi inicial mund tė ndodh shumė vite para manifestimit tė sėmundjes. Gjatė kėsaj kohe mikroorganizmat mund tė jenė nė gjendje qetėsie. Infeksioni mund tė jetė subakut apo kronik. Meningoencefaliti fatal i shkaktuar nga C.neoformans  ka njė evolucion tė sėmundjes qė mund tė zgjasė disa muaj tė tėrė. Simptomatologjia klinike fillon me pengesa nė tė pamur, kokėdhembje qė avanson nė delirium, rigjiditet nuhal qė mund tė qojė nė komė.  Nėse mjeku nuk e merr nė konsideratė infeksionin nga C.neoformans dhe nuk bėhet me kohė punksioni lumbal pasuar me terapinė e mėnjėhershme, infeksioni mund tė jetė vdekjeprues. Lėngu trunoshpinor analizohet pėr ndėrrimet tipike biokimike (ngritje tė vlerave tė proteinave dhe ulje tė glukozės), prani e monociteve dhe dėshmi tė pranisė sė kriptokokeve. Testimet e fundit bėhen me anė tė demostrimit vizual tė mikroorganizmit (preparatet me ngjyrėn Indike) ose me testet serologjike pėr antigjenet e C.neoformans. Testi me ngjyrėn Indike qė tregon praninė e kapsulės sė kėtij mikroorganizmi, plotėsohet nga testi i lateks-aglutinimit pėr antigjen qė ėshtė mė sensitiv dhe mė specifik. Testi i lateks-aglutinimit pėrcakton praninė e antigjenit, e JO antitrupin. Titri nė rėnie flet pėr prognozė tė mirė, kurse rritja e tij flet pėr prognozė tė keqe. Nėse e merrni nė konsideratė kriptokokozėn, atėherė mendoni pėr kapsulėn dhe sėmundjet e sistemit nervor qėndror. Pėrveē se shkakton meningjit, C.neoformans po ashtu mund ti prekė edhe mushkėritė (figura 15) dhe lėkurėn. Sėmundja nė mushkėri dhe nė lėkurė karakterizohet me formimin e njė reaksioni granulomatoz me qeliza gjigante. Sikurse te sėmundjet tjera fungale, kohėve tė fundit vėrehet njė rritje e shpeshtėsisė sė shkaktuar me kėtė fung. Majat po ashtu mund tė krijojnė njė masė nė mediastinum qė quhet kriptokokoma. Ky mikroorganizėm nė aspektin gjeografik ėshtė i kudondodhur. Pėr diagnozė mikrobiologjike zakonisht dėrgohen mostrat e lėngut trunoshpinor, biopsia, dhe urina (ky mikroorganizėm mund tė izolohet nga urina te infeksionet e SNQ-sė dhe tek ato sistemike). Ky fung rritet brenda natės nė terrenet bakteriologjike dhe ato fungale nė 37°C, por rritja ėshtė mė e ngadalshme nė temperaturė dhome. Nė terrenet ushqyese, ky mikroorganizėm jep koloni kremore, tė bardha dhe mukoide (pėr shkak tė pranisė sė kapsulės). Kolonitė bėhen tė dukshme nė terrene ushqyese zakonisht brenda 24-48 orėsh. Me kalimin e kohės, kolonitė marrin ngjyrė kafe pėr shkak tė prodhimit tė melaninės nga ana e fenoloksidazės. Identifikimi i C.neoformans bėhet me anė tė testeve fiziologjike. Pėr ta identifikuar kėtė mikroorganizėm nė seksionet e indeve, patologėt pėrdorin ngjyrėn e mucikarminės, qė e ngjyros kapsulėn. Zakonisht pėrreth indeve ekziston njė pėrgjigje e dobėt inflamatore apo nuk ka fare pėrgjigje tė tillė. Njė metodė e shpeshtė diagnostike ėshtė testi i ngjyrosjes floreshente direkte tė antitrupave qė identifikon kėto mikroorganizma nė kulturė apo nė seksionet e indeve, duke dhėnė ngjyrosje tė gjelbėrt tė murit tė qelizave tė majave. Nė kuadėr tė testeve serologjike njihen 3 lloje testesh pėr diagnozė: Testi i ngjyrosjes indirekte floreshente tė antitrupave, testi i aglutinimit tė anitrupave nė epruvetė dhe lateks-aglutinimi i antigjeneve. Testi i lateks-aglutinimit mund tė pėrdoret si test prognoze. Me pėrmirėsimin e gjendjes sė pacientit, titri i antigjeneve nė serum, po ashtu do tė ulet. Medikamentet e pėrzgjedhura nė trajtimin e infeksioneve me kriptokoke janė amfotericina B dhe florocitozina. Aktualisht kėto medikamente janė me veprim sinergjik, prandaj shpesh pėrdoren sė bashku nė terapi. 

Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt