x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

MIKOLOGJIA – KAPITULLI VI 

FUNGJET DYFORMĖSHE 

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė
 

 

E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės
  
 
 

 

BLASTOMIKOZA (Blastomyces dermatitidis)

Shumica e fungjeve sistemike kanė njė vatėr specifike nė natyrė, ku zakonisht mund t’i gjejmė. Blastomyces dermatitidis mbijeton nė mjedisin tokėsor qė pėrmban mbeturina organike ( rrėnjė drunjėsh, jashtėqitje kafshėsh, bimė). Sėmundja zakonisht prek njerėzit qė mbledhin dru, marrin pjesė nė rrėnimin e ndėrtesave e shtėpive tė vjetra apo marrin pjesė nė aktivitete tė tjera nė natyrė, gjatė tė cilave preket toka. Shumica e fungjeve qė japin infeksione sistemike kanė shpėrndarje tė kufizuar gjeografike. Blastomikoza haset kryesisht ne Amerikėn Veriore (figura 6) dhe nė Afrikė. Kurse, shumica e rasteve tė regjistruara nė Karolinėn Jugore hasen nė pjesėn veriore tė shtetit (Augusta, GA, Aiken, Columbia, Cheraw, Raleigh, NC). 
 
blast3.jpg (23891 bytes) Figura 1.
Lezionet nodulare lėkurore tė blastomikozės, njėra nga tė cilat ėshtė lezion bulloz nė maje tė nodulit.
CDC 
 
blast4.jpg (71255 bytes)  Figura 2.
Histopatologjia e blastomikozės sė lėkurės. Qeliza bulėzuese tė Blastomyces dermatitidis tė rrethuara nga neutrofilet. Shihen bėrthama multiple.
CDC

blast1.jpg (48328 bytes) Figura 3.
Pėrgatesė nga lezioni i kėmbės me blastomikozė nė tė cilėn shihen qeliza majash tė Blastomyces dermatitidis nėn mugullim.
ASCP/Atlas of Clinical Mycology II / CDC

blast5.jpg (53269 bytes) Figura 4.
Histopatologjia e  blastomikozės. Qelizat e Blastomyces dermatitidis duke mugulluar.
Ngjyrosja me metenaminė argjendi. CDC

blast6.jpg (67739 bytes)  Figura 5.
Histopatologjia e blastomikozės, mushkėritė e ujkut. Qelizat tharmore tė Blastomyces dermatitidis. Ngjyrosje floreshente.
CDC/Dr. Leo Kaufman 
 

blast2.jpg (79668 bytes)  Figura 6.
Harta e pjesės lindore tė SHBA dhe Kanadasė qė tregon shpėrndarjen e rasteve me bllastomikozė.
CDC 

Bllastomikoza ėshtė sėmundje kronike granulomatoze – d.m.th.  zhvillohet mengadalė. Mė sė shpeshti lokalizohet nė mushkėri dhe nė lėkurė. Por, B.dermatitidis shpesh mund t’i atakojė edhe eshtrat, prostatėn dhe organe tė tjera. Lezionet lėkurore mund tė jenė parėsore (zakonisht vetėkufizuese) ose dytėsore (njė manifestim i sėmundjes sistemike). Nė kuadrin klinik tė sėmundjes ka humbje apetiti, humbje peshe, ethe, kollė produktive dhe djersitje gjatė natės. Simptomet e bllastomikozės mund t’i pėrngjajnė tuberkulozit.  Ndihmesė diagnostike jep ekzaminimi radiologjik. Mostrat e kėlbazės qė dėrgohen nė laborator zakonisht nuk japin koloni nė terrenet ushqyese. Nėse dyshohet nė kėtė sėmundje, atėherė nė fletėpėrcjellėsen e mostrės duhet cekur se kėrkohet hulumtim pėr identifikimin e fungjeve, e posaēėrisht pėr bllastomikozė. Disa pacientė kanė kuadėr klinik tė ngjashėm me gripin. B.dermatidis shpesh mund tė vėrehet nė pėrgatesat e ngjyrosuara me KOH nga qelbi i marrė prej lezioneve lėkurore. Nė lezionin tipik lėkuror vėrehet shėrimi nė qendėr tė lezionit dhe mikroabsceset nė periferi. Mostra e qelbit mund tė merret duke e hequr majėn e mikroabsceseve me skalpel. Diagnoza mund tė vehet brenda 5 minutash me ekzaminim mikrosopik me KOH. Ky mikroorganizėm ka pamje karakteristike me mur tė dyfishtė, me njė syth tė vetėm nė bazėn e gjerė (figurat 2-5). B.dermatitidis nuk ka faktorė specifikė tė virulencės. Mostrat qė dėrgohen pėr analizė laboratorike varen nga manifestimi i sėmundjes: nėse ka lezione tė lėkurės - dėrgohen gėrryerjet e lėkurės apo qelbi. Nėse ka pėrfshirje tė mushkėrive, atėherė pėr analizė dėrgohet kėlbaza. Mostrat tjera janė biopsia dhe urina. Nganjėherė, fungu mund tė izolohet nga urina pasi shpesh e prek edhe prostatėn.

Mikologjia

Nėse kėrkoni nga laboratori pėrpunimin e materialit klinik pėr izolimin e fungjeve, atėherė atė duhet inkubuar nė 37°C dhe nė 25°C, sepse shumica e fungjeve tė rėndėsishme patogjene janė dyformėshe. Njė kulturė e B.dermatitidis kėrkon 2-3 javė pėr tė dhėnė rritje nė 25°C. Nė terrenin e Saborosė formojnė koloni tė bardha, si myk me konzistencė pambuku (miceliumi). Shumica e mostrave pėr kulturė fungjesh mbillen nė terrenin e Saborosė me dekstrozė agar. Nė ekzaminimin mikroskopik, miceliet dhe trupthat frytnues janė evident. Megjithatė, myku nuk mund tė identifikohet nė bazė tė trupthave tė tij frytnues. Kėto truptha quhen mikrokonidie. Fungjet tjera saprofite dhe patogjene kanė konidie tė ngjashme. Nė temperaturė 37°C trajtat e tharmeve zhvillohen pėr 7-10 ditė. Ato duken si koloni tė buta me konzistencė buterike me ngjyrė tė mbyllėt. Nė mikroskop mund tė vėrehen edhe format tipike tė tharmeve me mur tė trashė dhe njė syth tė vetėm nė BAZĖ TĖ GJERĖ. Kjo pamje e bazės ėshtė tipike pėr B.dermatitidis. Qelizat kanė diametėr prej 12-15 mikronė. Tharmi kalon nė trajtėn miceliale nėse inkubohet nė 25°C, duke marrė njė kohė prej 3-4 ditėsh e deri nė disa javė. Ngjashėm, trajta miceliale kalon nė tharm nėse inkubohet nė 37°C. Nė tė kaluarėn, e vetmja mėnyrė pėr identifikimin e fungjeve dyformėshe ka qenė konvertimi nga njė trajtė nė tjetrėn. Por, tani ėshtė e mundur qė tė merret rritja miceliale (qė rritet mė lehtė) dhe tė bėhet verifikimi me teste gjenetike brenda disa orėsh.

Histopatologjia 

B. dermatitidis prodhon reaksion indor granulomatoz dhe qelbėzues.

Serologjia 

Nė diagnozėn e bllastomikozės pėrdoren tri teste serologjike:

1. Testi i imunodifuzionit (precipitina). Pėr t’u detektuar testi pozitiv duhet tė kalojnė 2-3 javė. Ky test ėshtė pozitiv tek 80% e pacientėve me bllastomikozė. Nėse testi ėshtė pozitiv, atėherė specifiteti i afrohet vlerės prej 100%.

2. Testi i fiksimit tė komplementit. Pėr t’i zbuluar antitrupat detektues ėshtė e nevojshme qė tė kalojnė 2-3 muaj pas shfaqjes sė sėmundjes. Njė mangėsi tjetėr e kėtij testi ėshtė se ky test mund reagojė nė mėnyrė tė kryqėzuar me infeksionet tjera fungale (koksidioidomikoza dhe histoplazmoza). Pėrparėsi e kėtij testi ėshtė vlerėsimi sasior, qė i mundėson mjekut ta pėrcjellė pėrgjigjen e pacientit nė terapi, duke e pėrcjellė titrin e antitrupave.

3. Testi i ELIZĖS. Ėshtė test praktik dhe zbulon antitrupat nė fazėn e hershme tė sėmundjes.

Amfotericina B mbetet medikament i pėrzgjedhur edhepse ėshtė mjaft toksik dhe duhet dhėnė me rrugė venoze pėr disa javė rresht. Ketokonazoli, po ashtu, mund tė pėrdoret te rastet mesatare.

 

 

HISTOPLAZMOZA (Histoplasma capsulatum)

Histoplazmoza ėshtė sėmundje sistemike qė kryesisht prek sistemin retikuloendotelial; ndryshimet patologjike manifestohen nė palcėn e eshtrave, nė mushkėri (figurat 12-17), mėlqi dhe nė shpnetkė. Te fėmijėt shenjė kryesore e sėmundjes ėshtė hepatosplenomegalia, kurse tek tė rriturit ajo kryesisht vėrehet si sėmundje e sistemit respirator. Histoplazmoza ėshtė njė ndėr sėmundjet mė tė shpeshta fungale qė vėrehen nė Karolinėn Jugore. Vatra ekologjike e H.capsulatum ėshtė nė kotecėt e mėllenjave, kotecė pulash dhe plehrat e lakuriqėve tė natės. Nė rastet tipike tė sėmundjes, pacientėt paraprakisht kanė shpėrndarė plehrat e pulave dhe 3 javė mė vonė zhvillojnė infeksion pulmonar. Disa shpėrthime tė sėmundjes janė regjistruar nė Karolinė tek punėtorėt qė kanė pastruar me buldozerė kallamishtat qė kanė shėrbyer si kotecė mėllenjash. Tė gjithė punėtorėt e ekspozuar si dhe spektatorėt qė vėzhguan ngjarjen fituan histoplazmozė. 

Histoplazmoza ėshtė sėmundje e rėndėsishme profesionale nė shpellat me lakuriqė nate nė Meksikė ku punėtorėt duhet tė mbledhin plehėrat pėr fertilizim. Nė zonat endemike, shumica e pacientėve qė zhvillojnė histoplazmozė (95%) janė asimptomatik. Diagnoza e sėmundjes bazohet nė anamnezė, teste serologjike dhe teste lėkurore. Tek trajtat simptomatike tė sėmundjes, pacientėt me histoplazmozė kanė tri forma klinike: akute pulmonale, kronike pulmonale dhe atė tė pėrhapur (diseminuar). Forma akute pulmonale mbaron me shėrim tė plotė; kurse, forma e pėrhapur, nėse nuk mjekohet, mund tė jetė fatale. Pacientėt kanė frymėzėnie dhe kollė produktive. Kėlbaza mund tė jetė qelbėzuese ose e pėrgjakur. Pacientėt janė anoreksikė dhe humbin nė peshė. Ata, po ashtu, mund tė kenė edhe djersitje gjatė natės. Sėmundja i pėrngjan tuberkulozit, por diagnoza pėrfundimtare mundėsohet me anė tė ekzaminimit radiologjik, nė tė cilin vėrehen infiltratet instersticiale nė tė dy anėt e mushkėrive. Testi lėkuror ėshtė pėrdorur nė tė kaluarėn, por sot ai nuk pėrdoret, sepse interferon me testet serologjike. Ai pėrdoret vetėm nė kuadėr tė hulumtimeve epidemiologjike.

Lloji i mostrave klinike qė dėrgohen nė laborator, varet nga prezentimi i sėmundjes: tek trajtat pulmonale dėrgohen kėlbaza apo lavazha bronkoalveolare, kurse te prekja e organeve tė tjera mund tė dėrgohet material bioptik. Palca e eshtrave ėshtė njė burim ideal pėr fungun, qė preferon tė rritet nė sistemin retikuloendotelial. Pėr vizualizim histologjik mund tė pėrdoret edhe gjaku periferik. Tharmet (figurat 7-11) zakonisht ndodhen pėrbrenda monociteve ose leukociteve polimorfonukleare. Shpesh, diagnoza e histoplazmozės mund tė vehet me ekzaminimin e formulės leukocitare. Nė gjakun periferik, H.capsulatum duket si njė tharm i vogėl me diametėr 5-6 mikronė (Blastomicetet kanė diametėr 12-15 mikronė). Lavazha e lukthit ėshtė njė burim tjetėr i izolimit tė H.capsulatum, pasiqė shumė pacientė me infeksione pulmonale prodhojnė kėlbazė tė cilėn shpesh e gėlltisin.

Mikologjia 

Gjatė rritjes nė agar tė Saborosė, pas 2-3 javėsh nė 25°C, Histoplazma prodhon koloni tė bardha, me micelium sikur pambuk. Me kalimin e kohės, kolonitė marrin ngjyrė tė mbyllėt. Nė trajtėn e mykrave, Hispoplazma ka njė spore tipike tė quajtur makrokonidie tuberkulare. Tuberkulet janė elemente diagnostike, edhepse vėrehen edhe te disa fungje jopatogjene. Nėse kultivohen nė 37°C, shfaqet trajta e tharmit. Kėto koloni janė me ngjyrė tė bardhė. Qelizat tharmore kanė diametėr 5-6 mikronė dhe kanė formė ovale. Pėr tė vėrtetuar diagnozėn, duhet dėshmuar tė dy trajtat jetėsore ose duhet bėrė teste diagnostike molekulare.

Diagnostika serologjike pėr histoplazmozėn ėshtė pak mė e ndėrlikuar sesa pėr mikozat tjera, por jep mė shumė informata sesa serologjia e bllastomikozave.

Ekzistojnė 4 teste serologjike:

1. Lateks aglutinimi

2. Fiksimi i komplementit

3. Imunodifuzioni, dhe

4. EIA

Secili nga testet e pėrmendura ka karakteristikat e veta. Testi i lateks aglutinimit ėshtė i thjeshtė dhe praktik. Antitrupat janė specifik dhe vėrehen nė fazėn e hershme tė sėmundjes (nė dy javėt e para) dhe humbet pas 3 muajsh. Testi i fiksimit tė komplementit ėshtė i ngjashėm me atė tė bllastomikozės, pėrveē se kėtu janė 2 antigjene, njėri pėr formėn e tharmit e tjetri pėr formėn miceliale. Disa pacientė reagojnė vetėm nė njėrėn formė, kurse tė tjerėt nė tė dy format. Arsyeja pėr njė pėrgjigje tė ndryshueshme nuk ėshtė sqaruar plotėsisht. Njė mangėsi e kėtij testi ėshtė se antitrupat fiksues zhvillohen nė fazėn e vonshme tė sėmundjes, rreth 2-3 muaj pas shfaqjes sė shenjave tė sėmundjes. Mangėsia tjetėr ėshtė reagimi i kryqėzuar me infeksionet tjera mikotike. Ndėrkaq, pėrparėsi e testit tė fiksimit tė komplementit ėshtė se ky test ėshtė sasior, andaj mjeku mund ta pėrcjellė kursin e sėmundjes duke e pėrcjellė titrin nė disa mostra. Interpretimi i testit tė imunodifuzionit ėshtė mė i ndėrlikuar sesa te bllastomikoza, sepse kėtu mund tė shfaqen dy vija reaktive. Njė vijė H, indikon sėmundjen aktive qė shfaqet pas 2-3 javėsh. Vija M mund tė indikojė sėmundjen e freskėt apo tė kaluar ose rezulton nga testi lėkuror. Kjo ėshtė njė prej arsyeve qė testet lėkurore nuk pėrdoren nė diagnozėn e sėmundjes, sepse ato mund tė interferojnė me teste tė tjera. Testet lėkurore po ashtu, mund tė ndikojnė nė testin e fiksimit tė komplementit.

Viteve tė fundit ėshtė zhvilluar testi radioimunoesei pėr antigjenin polisakarid tė histoplazmės. Medikament pėrzgjedhės ėshtė amfotericina B, pėrkundėr efekteve tė saja anėsore. Kohėve tė fundit po pėrdoret gjithnjė e mė shumė itrakonazoli.
 

 

hist1.jpg (603032 bytes)  hist2.jpg (526655 bytes) Figura 7.
Histoplazmoza  
© Bristol Biomedical Image Archive. Me leje
hist3.jpg (30833 bytes) Figura 8.
Histopatologjia e histoplazmozės me trajtat majore tė Histoplasma capsulatum. Ky fung ka dimorfizėm termal: nė 25°C ėshtė myk, kurse tharm nė 37°C. CDC  
© Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

hist4.jpg (44102 bytes) Figura 9.
Histiocitet qė pėrmbajnė qeliza tė shumta tharmesh tė Histoplasma capsulatum.
Dr. D. T. McClenan / CDC

hist6.jpg (85496 bytes)  Figura 10.
Histopatologjia e histoplazmozės nė biopsinė e hapur tė mushkėrive. Floreshencė me qeliza tharmesh tė Histoplasma capsulatum
CDC/Dr. Leo Kaufman, Maxine Jalbert  lek1@cdc.gov 

hist11.jpg (120557 bytes)  Figura 11.
Ngjyrosja me metenaminė argjendi ku shihen fungjet e gjinisė Histoplasma capsulatum.
CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr. epe1@cdc.gov
 

hist8.jpg (53716 bytes) Figura 12.
Ekzaminim patologjik i mushkėrive ku vėrehen sipėrfaqet prerėse tė noduleve fibrokazeoze nga Histoplasma capsulatum. 
ASCP Atlas of Clinical Mycology II / CDC
hist7.jpg (22010 bytes) Figura 13.
Radiografi e mushkėrive nė tė cilėn vėrehen densitete miliare nė tė dy fushat e mushkėrive plus njė zgavėrr me mure tė holla me nivel lėngu. Histoplazmoza. 
ASCP Atlas of Clinical Mycology II /CDC

hist10.jpg (29678 bytes)  Figura 15.
Radiografia e mushkėrive qė tregon nodule tė vetme mushkėrore tė histoplazmozės.
Rasti 49-03. Mass Gen Hosp Case Records. CDC

hist13.jpg (38268 bytes) Figura 16.
Tomografi e komjuterizuar e mushkėrive qė tregon dukjen e histoplazmozės akute.
CDC

hist9.jpg (51974 bytes)  Figura 17.
Tomografi e kompjuterizuar nė tė cilėn vėrehen nodule tė vetme pulmonare tė histoplazmozės. Rasti 49-01. Mass Gen Hosp Case Records.
CDC
 

cocc1.jpg (65940 bytes) Figura 18.
Harta e SHBA nė tė cilėn tregohen variacionet gjeografike tė prevalencės sė ndjeshmėėrisė koksidioide te tė rinjtė.
CDC


KOKSIDIOIDOMIKOZA (Coccidioides immitis

Koksidioidomikoza ėshtė parimisht sėmundje e mushkėrive. Afėr 60% e infeksioneve nė zonat endemike janė asimptomatike. Rreth 25% kanė sėmundje qė manifestohet nė trajtė gripi dhe shėrohet pa terapi. Sėmundja e koksidioidomikozės manifestohet me shenja dhe simptome tipike tė prekjes sė traktit respirator: humbje apetiti, humbje peshe, kollė, hemoptizė dhe i pėrngjan tuberkulozit. Infeksionet e SNQ me C. immitis janė mė tė shpeshta sesa sėmundjet tjera fungale. Vatėr ekologjike pėr C.immitis ėshtė shkretėtira Sonoran, qė pėrfshin pjesėt jugperėndimore tė shkretirės (Kaliforni, Arizonė, Meksiko e Re dhe Teksas) dhe pjesėn veriore tė Meksikės (figura 18). Po ashtu, mund tė vėrehet edhe nė disa lokalitete tė Amerikės Qėndrore dhe Jugore. Rėra e shkretėtirės, qeramika, pirgu i mbeturinave arkeologjike, pambuku dhe strofullat e brejtėsve pėrmbajnė C. immitis. C. immitis ėshtė fung dyformėsh me dy cikle jetėsore. Posedon ciklin SAPROFIT nė tokė dhe atė PARAZITAR nė njeri apo nė kafshė. Cikli saprofit fillon nė tokė me spore (artrokonidie) qė zhvillohen nė micelium. Miceliumi pastaj maturon dhe formon vetė spore. Nė vazhdim tė ciklit, lirohen artrokonidiet dhe gjerminojnė mbrapa nė micelium. Cikli parazitar pėrfshin inhalimin e artrokonidieve nga kafshėt qė pastaj krijojnė sferule tė mbushura me endospore. Kėto mikroorganizma mund tė barten me anė tė erės, andaj mund tė pėrhapet me kilometra larg. Nė Sakramento gjatė vitit 1978 u regjistruan raste tė sėmundjes 500 milje larg zonės endemike. Sporet e kėtyre mikroorganizmave janė aerogjene. Rastet e shfaqura ne Karolinėn Jugore kishin origjinė kryesisht nga pacientė qė vizituan zonat endemike dhe kanė sjellė me vete qeramikėn ose batanijet; ose nė personelin ushtarak qė kanė qenė tė ekspozuar gjatė qėndrimit nė zonat endemike. Disa raste tjera interesante janė shfaqur tek punėtorėt e pėrpunimit tė pambukut tė cilėt inhaluan sporet dhe zhvilluan koksidioidomikozė.

 

cocc2.jpg (70559 bytes) Figura 19.
Pėrgatesa nga eksudati nė tė cilėn verehen sferulat e Coccidioides immitis. Infektim eksperimental nė mij me mostrėn nga toka.
CDC

Mostrat klinike 

Pėr diagnozėn mikrobiologjike dėrgohen mostra tė ndryshme, si: kėlbaza, qelbi nga lezionet lėkurore, lavazha e lukthit, lėngu trunoshpinor dhe biopsia prej lezioneve lėkurore. 

Mikologjia
C. immitis
ėshtė fung dyformėsh (figura 19-23). Gjatė mbjelljes nė terrenin e Saborosė nė 25ŗ C rritet sikur myk pėr 2-3 javė. Miceliet zhvillojnė artrokonidie tipike. Sporet janė aseksuale nė formė fuēie (nė skaje mė e ngushtė, kurse nė mes mė e zgjeruar). Artrokonidia ndryshon me qelizat asporogjene nė micelium. Gjatė rritjes nė 37ŗC nuk ka formė tharmi!! C.immitis ėshtė fung dyformėsh: in vivo (nė qelb apo inde) mund tė vėrehen format patogjene ose invazive qė ėshtė sferula. Sferulet kanė madhėsi 30-60 mikronė dhe janė tė mbushura me endospore qė kanė diametėr 3-5 mikronė. Nė brendi tė sferulės zhvillohen endosporet, tė cilat  e shkatėrrojnė atė dhe lirohen jashtė. Kjo ėshtė forma indore qė vėrehet nė qelb ose nė seksionet histologjike: sferulat dhe endosporet. Ato, po ashtu, mund tė vėrehen nė pėrgatesat e kėlbazės tė ngjyrosur me KOH. Kjo ėshtė patognomonike pėr koksidioidomikozėn.
 

 
Histopatologjia

Reaksioni inflamator ėshtė qelbėzues dhe granulomatoz. Endosporet e posaliruara inicojnė pėrgjigjen polimorfonukleare. Me pjekjen e endosporeve nė sferule, reaksioni akut zėvendėsohet nga limfocitet, plazmocitet, qelizat epiteloide dhe qelizat gjigante.

 

cocc10.jpg (96662 bytes) Figura 20.
 Histopatologjia e koksidioidomikozės, zona retroperitoneale.  Coccidioides immitis shihet pėrbrenda granulomės.
CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr. epe1@cdc.gov 
cocc3.jpg (69766 bytes) Figura 21.
Histopatologjia e koksidioidomikozės sė mushkėrive. Sferulat e pjekura me endospore tė Coccidioides immitis, infiltrat intenziv i neutrofileve.
CDC/Dr. Lucille K. Georg 

coss3.jpg (25290 bytes) Figura 22.
Histopatologjia e koksidioidomikozės. Sferulat e Coccidioides immitis me endospore.
Mercy Hosp Toledo OH/Brian J. Harrington 

cocc9.jpg (48932 bytes) Figura 23.
Histopatologjia e koksidioidomikozės sė mushkėrive. Sferulat e pjekura me endospore tė Coccidioides immitis. Ngjyrosje floreshente e endosporeve.
CDC

cocc5.jpg (37245 bytes) Figura 24.
Lezionet e Erythema nodosum nė lėkurėn e shpinės tė shkaktuara nga mbindjeshmėria ndaj antigjeneve tė Coccidioides immitis. 
CDC/Dr. Lucille K. Georg 
 

cocc7.jpg (33049 bytes) Figura 24a.
Pėrgjigja imunologjike gjatė koksidioidomikozės. Koncepti imunologjik i imunitetit humoral dhe atij qelizor.
TX State Chest Hosp/Dr. Rebecca A. Cox 


Serologjia  

Ekzistojnė katėr teste serologjike pėr diagnozėn e sėmundjes:

1. Fiksimi i komplementit

2. Aglutinimi

3. Imunodifuzioni

4. EIA

Antitrupat e testit tė fiksimit tė komplementit rriten pėr afėr 1 muaj. Ky test ėshtė shumė i mirė pėr koksidioidomikozėn sepse ėshtė test sasior. Mirėpo, kėta antitrupa reagojnė nė mėnyrė tė kryqėzuar me disa fungje tė tjera (bllastomicetet dhe histoplazmat). Testi i fiksimit tė komplementit ėshtė edhe test PROGNOSTIK. Nėse titri i antitrupave vazhdon tė rritet, ahėherė kjo nėnkupton se pacienti nuk po pėrgjigjet nė terapi dhe ecuria mund tė jetė fatale. Ulja e titrit flet pėr ecuri tė favorshme. Titri mė i madh se 1:128 zakonisht flet pėr pėrhapje ekstensive. Infeksioni me C.immitis pėrcillet me imuniet tė pėrjetshėm. Vdekshmėria ėshtė mė e madhe te njerėzit me lėkurė tė mbyllėt (meksikanėt, filipinasit, zezakėt). Ata zhvillojnė sėmundje progresive dhe vdekje pėr 25 herė mė shumė.

Medikament pėrzgjedhės pėr mjekim janė amfotericina B, flukonazoli dhe itrakonazoli.


 

  PARAKOKSIDIOIDOMIKOZA (Paracoccidioides brasiliensis)
 
blast7.jpg (505106 bytes)  Figura 25.
Parakoksidioidomikoza - mukoza e gojės  © Bristol Biomedical Image Archive. Me leje

para3.jpg (24097 bytes)  Figura 26.
Lezioni i gjuhės me parakoksidioidomikozė.
CDC/Dr. Lucille K. Georg

Kjo ėshtė sėmundje kronike granulomatoze e mukozave, lėkurės dhe mushkėrive. Haset nė kontinentin amerikan. Shumica e rasteve raportohen nė Brazil. Vatėr ekologjike e kėtij mikroorganizmi ėshtė toka. Treshi mė i shpeshtė i simptomeve qė vėrehen ne Amerikėn Latine pėrbėhet nga lezioni i mushkėrive, goja pa dhėmbė (figura 25 dhe 26) dhe limfadenopatia cervikale. Para njohjes sė kėsaj sėmundje pacientėt nė Amerikėn Latine qė kishin parakoksidioidomikozė dėrgoheshin nė sanatoriumet e tuberkulozit, sikurse pacientėt me histoplazmozė nė SHBA. Kėto fungje invadojnė mukozėn e gojės duke shkaktuar rėnien e dhėmbėve. Nė mukozėn e faqeve mund tė vėrehen edhe disa pllaka tė bardha. Kjo shenjė bashkė me treshin  e pėrmendur sot pėrdoren nė diferencimin klinik nga tuberkulozi. Sėmundja ka njė periudhė tė gjatė tė latencės. Nė zonat joendemike, prej infeksionit e deri te shfaqja e shenjave tė infeksionit mund tė kalojnė 10-20 vjet. Nė SHBA, kjo sėmundje zakonisht vėrehet tek ata individė qė mė parė kanė punuar nė Amerikėn Latine pėr njė kohė dhe pastaj janė kther rishtas nė SHBA. Pacientėt e nėnvlerėsojnė rolin e anamnezės jetėsore. Diagnoza korrekte e infeksioneve fungale varet nga marrja e kujdesshme e anamnezės pėrfshirė atė jetėsore. Pėr ekzaminim laboratorik mikrobiologjik dėrgohen mostra tė ndryshme klinike, si : kėlbaza, biopsia e materialeve nga lezioni, qelbi dhe krustat nga lezioni. Ekzaminimi i mostrave me KOH mund tė vėrejė trajtat tharmore, pasiqė ky fung ėshtė dyformėsh. Pėr dallim nga tharmet e tjera, e sidomos nga blastomicetet, Parakoksidioides ka shumė sytha, njė mur tė hollė qelizor dhe bazė tė ngushtė. Nė 25ŗC kolonitė janė tė dendura me micelium tė barred (figura 27). Nė terrenin e Saboros (figura 28) nevojiten 2-3 javė pėr rritjen e kolonive. Nėse rritet nė 37ŗC, kolonitė rriten mengadalė, kanė ngjyrė tė bardhė dhe janė tė trasha. Mikroskopikisht, kėto tharme duken sikur u pėrshkruan mė sipėr me njė madhėsi prej 5-15 mikronė.

Histopatologjia 

Histologjikisht, vėrehen sythat e shumtė qė formojnė “timonin e kapitenit”. Kjo pamje ėshtė diagnostike pėr parakoksidioidomikozėn. Nė kėto raste qeliza amė ėshtė me diametėr 40-50 mikronė, kurse sythat janė me madhėsi prej 2-5 mikronė (figurat 29-31).

Serologjia

Testi mė i preferuar serologjik pėr kėtė sėmundje ėshtė testi i imunodifuzionit. Ka specifitet 99% dhe sensitivitet prej 85%.

Terapia

Jepet amfotericina B. Po ashtu, janė pėrdorur edhe sulfonamide-trimetoprima dhe ketokonazoli. Momentalisht rezultatet mė tė mira i jep itrakonazoli.

 

  Figura 27.
Terreni Levenshtajn-Jensenit nė tė cilin ėshtė rritur fungu Paracoccidioides brasiliensis nė temperaturė 37°C.
 CDC/Dr. William Kaplan
Figura 28.
Kultura e fungut Paracoccidioides brasiliensis nė Saborro agar nė 37°C.
CDC/Dr. William Kaplan

cocc8.jpg (48928 bytes) Figura 29.
Histopatologjia e parakoksidioidomikozės. Qelizat bulėzuese tė Paracoccidioides brasiliensis. Ngjyrosje me metenaminė argjendi.
CDC

para2.jpg (48157 bytes) Figura 30.
Histopatologjia e parakoksidioidomikozės lėkurore. Qelizat bulėzuese tė Paracoccidioides brasiliensis nė brendi tė qelizave gjigante shumėbėrthamore.
CDC/Dr. Lucille K. Georg 

 para4.jpg (43552 bytes) Figura 31.
Histopatologjia e parakoksidioidomikozės. Qelizat bulėzuese tė Paracoccidioides brasiliensis. Ngjyrosje me metenaminė argjendi.
CDC/Dr. Lucille K. Georg 
 

  Figura 32.
Pacienti me sporotrikozė qė prek lėkurėn dhe gishtin e madh tė dorės.
CDC

  Figura 33.
Konidioforet dhe konidiet e fungut Sporothrix schenckii
CDC/Dr. Libero Ajello

Figura 34.
Kultura e Sporothrix schneckii nė SABHI agar 20°C
CDC/Dr. William Kaplan

 


 

SPOROTRIHOZA (Sporothrix schenckii)

Sporotrihoza ėshtė zakonisht infeksion kronik i indit lėkuror dhe nėnlėkuror qė ka prirje pėr qelbėzim, ulqerim dhe drenim. Viteve tė fundit vėrehet edhe trajta pulmonale e sėmundjes. Nganjėherė, infeksioni me S.schenckii mund tė pėrfundojė me micetomė.  Sporotrikoza mund tė shkaktohet edhe nga fungjet tjera dyformėshe. Infeksioni ėshtė i njohur edhe si “sėmundje e rritjes sė trėndafilave”. Foletė natyrore tė kėtij fungu janė gjembat  e trėndafilave, myshku, drunjtė dhe dheu. Njė studim mbi shpėrndarjen e sporotrikozės sipas profesionit dėshmoi se te pylltarėt kjo ishte mė e shprehura me 17% tė rasteve; kopshtarėt u infektuan 10% dhe profesionet tjera qė ndėrlidhen me token - 16%. Sporotrikoza haset kudo nė botė. Veēoritė e kėsaj sėmundjeje u sqaruan nė detaje pas njė epidemie tė 3000 njerėzve qė punuan nė minierėn e arit nė Afrikėn Jugore gjatė viteve ’40. Anamneza e jetės ka rėndėsi tė madhe nė diagnozėn e sėmundjes. Shpesh vėrehet te kopshtarėt dhe fillon me njė gjemb nė gishtin e madh tė dorės (figura 32). Mė vonė zhvillohet njė pustulė dhe ulqerė. Nė vazhdim preket sistemi limfatik dhe pastaj sėmundja avanson me ulqerim nė krah (figura 37), krijim tė abscesit, shpėrthim tė tij me lirim qelbi dhe mandej me shėrim. Pėrhapja e sėmundjes zakonisht ndalet nė nivel tė sqetullave. Pėr diagnozė laboratorike dėrgohet qelbi, materiali bioptik ose kėlbaza te rastet pulmonale. Trajta tharmore e kėtij fungu nė inde dhe kulturė mund tė jetė rrethore (6-8 mikronė) ose fuziforme. Nėse nė inde vėrehet tharmi nė formė tė cigares (puros) , kjo ėshtė zakonisht diagnostike pėr sporotrikozėn. S.schenckii nuk ngjyroset me ngjyrat e zakonshme histopatologjike. Nėse dyshohet nė sporotrikozė, duhet njohtuar paraprakisht patologun pėr tė pėrdorur ngjyrim special. Nė aspektin histologjik, pėrreth qelizave tharmore mund tė vėrehen trupthat asteroid-qė pėrbėjnė njė reaksion indor (njihet edhe si rekasioni Splendori). Nė 25ŗC, kėto koloni janė me ngjyrė tė bardhė kremore dhe shumė membranoze (figurat 34 dhe 35) por pas 2-3 javėsh ato bėhen tė zeza dhe sikur lėkurė (figura 36). Nė nivelin mikroskopik, miceliumi ėshtė degėzues, i septuar dhe shumė delikat, me diametėr 2-3 mikrometėr (figura 33). Konidiet piriforme, 2-4 mikrometra formojnė njė radhitje tipike nė grupe nė skajin e konidioforeve tė quajtur “luleshqerrė” (figura 33). Nuk ka teste serologjike komerciale pėr diagnozėn e kėsaj sėmundje. Medikament i pėrzgjedhur nė format lėkurore janė komponimet e ngopura tė jodit (jodur kaliumi) qė jepet me rrugė orale. Pacienti fillon terapinė me 2-3 pika, 3-4 ditė deri sa tė krijojė tolerancė ndaj kėtij medikamenti,  e pastaj ngritet doza. Joduri i kaliumit mund tė ndėrveprojė me sistemin imunitar tė strehuesit. Pėr format sistemike medikament i pėrzgjedhur ėshtė amfotericina B.
 

 

Figura 35.
Terreni SABHI agar me fungun Sporothrix schenckii qė ėshtė rritur nė 37°C.
CDC/Dr. William Kaplan
Figura 36.
Fungu Sporothrix schenckii nė terrenin e Saborosė
CDC/Dr. Lucille K. Georg

Figura 37.
Krahu i njė pacienti qė ėshtė prekur nga sporotrikoza, e shkaktuar nga fungu Sporothrix schenckii.
CDC/Dr. Lucille K. Georg
 

 

Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt