x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


MIKOLOGJIA – KAPITULLI VII 

MIKOZAT OPORTUNE

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Pėrktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė
 

E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinės
  
 
 
 

Mikozat oportune janė infeksione qė shkaktohen nga fungjet qė kanė virulencė tė ulėt dhe ndodhen kudo nė natyrė.

Ekuacioni i sėmundjes: 

Numri i mikroorganizmave  x  Virulenca 

= Sėmundja  

Rezistenca e strehuesit

 

Te personat me imunitet tė komprometuar vjen deri te ulja e rezistencės qė pason me sėmundje. Nė fakt, pėr personat me imunitet tė komprometuar nuk ka fungje jopatogjene.

Te pacientėt me imunitet tė komprometuar, mė sė shpeshti izolohen fungjet saprofite (nga mjedisi) ose ato endogjene (komensale). Pėrfaqėsuesit mė tė shpeshtė janė Candida sp., Aspergillus dhe Zygomycetes.

Trendi rritės i diagnozės sė infeksioneve mikotike oportune reflekton rritjen e vetėdijėsimit klinik nga mjekėt, pėrmirėsimin e procedurave klinike diagnostike dhe pėrmirėsimin e teknikave identifikuese nė laborator. Njė faktor tjetėr kontribues nė rritjen e incidencės sė infeksioneve me fungje, tė cilat mė parė nuk kanė qenė patogjene, ėshtė rritja e numrit tė pacientėve tė imunokomprometuar qė janė shumė tė ndjeshėm pėr shumicėn e agjensėve tė pazakonshėm. Pacientėt me imunodeficienca parėsore janė tė ndjeshėm ndaj infeksioneve mikotike sidomos nė rastet kur dėmtohet imuniteti qelizor. Por, po ashtu, edhe disa tipe tė imunodeficiencave dytėsore mund tė shoqėrohen me rritje tė frekuencės sė infeksioneve fungale.

Nėse nga njė pacient me imunitet tė kompromituar ėshtė izoluar njė fung, atėherė klinicisti duhet tė dallojė ndėrmjet kėtyre tri opcioneve tė mundshme:

  • Kolonizim (qė nuk shkakton probleme tė mėdha)
  • Fungemi kalimtare (shpesh e shkaktuar nga C. albicans
  • Infeksion sistemik. 

Pėr tė arritur nė njėrėn nga kėto pėrfundime, rėndėsi tė madhe ka vlerėsimi klinik, nga i cili varen vendimet terapeutike.

Diagnoza e infeksioneve oportune kėrkon indeks tė lartė tė dyshimit pėr kėto infeksione. Klinicisti duhet tė marrė nė konsideratė infeksionet mikotike te pacientėt me imuniet tė komprometuar sepse:

  • Pacientėt kanė shenja dhe simptome atipike tė sėmundjes
  • Agjensi etiologjik mund tė konsiderohet si saprofit apo kontaminant
  • Mikozat sistemike mund tė shfaqen jashtė zonave tė njohura endemike

Shkaqet mė tė shpeshta tė imunodeficiencės janė:

  • Sėmundjet malinje. (Leukemitė, limfomat, sėmundja Hoxhkins). Nė njė studim tek pacientėt me kancer, 1/3 e vdekjeve u shkaktuan nga septikemia fungale dhe nga pneumonia.
  • Terapia medikamentoze. Substancat antineoplazike, steroidet dhe barnat imunosupresive.
  • Antibiotikėt.  Pėrdorimi i pakontrolluar i antibiotikėve, po ashtu, mund tė kontribuojė nė zhvillimin e infeksioneve fungale duke e prishur florėn normale tė strehuesit dhe duke shkaktuar mbizotėrim tė fungjeve ose pėrzgjedhje tė mikroorganizmave rezistent.

Procedurat terapeutike mund tė jenė predisponuese pėr prekje nga infeksionet fungale:

 

  • Transplantimi i organeve dhe palcės sė eshtrave
  • Intervenimet kirurgjike nė zemėr tė hapur
  • Kateterėt vėnės (urinar, terapia brendavenoze ose hiperalimentimi parenteral). Nė rastet e fungemisė, kateteri i kontaminuar duhet tė hiqet para dhėnies sė terapisė antifungjike.
  • Valvulat artificiale tė zemrės mund tė kolonizohen nga agjensė tė ndryshėm infektivė, pėrfshirė gjininė Candida. Nė rastet e kandidozės sė valvulave artificiale, terapia antifungjike ėshtė efikase vetėm me kusht qė paraprakisht tė zėvendėsohet valvula e infektuar.
  • Terapia rrezatuese.
     
 

Faktorėt tjerė qė shoqėrohen me rritjen e frekuencės sė infeksioneve mikotike janė:

  • Djegiet e rėnda
  • Diabeti
  • Tuberkulozi
  • Pėrdorimi i drogave injektuese
  • AIDS. Gati tė gjithė pacientėt me AIDS do tė kenė infeksione fungale gjatė kursit tė sėmundjes.
Disa fungje mund tė shoqėrohen me faktorė predispozues tė pėrshkruar mė lart. Sidoqoftė, te kėta pacientė, sėmundje mund tė shkaktojnė  cilido prej saprofitėve (shumica prej tė cilėve nuk japin sėmundje te personat imunokompetent) ose patogjenėve tė rrallė.

 

biofilm1.jpg (82985 bytes)  Figura 1.
Biofilmi i pėrbėrė nga bakteret e ndryshme (b) dhe tharmet (y) qė e kanė kolonizuar njė protezė vėnėse tė silikonit tė zėrit pas vendosjes 3-4 mujore te njė pacient me laringektomi. Imazhi ėshtė marrė me mikroskop elektronik.
© Henny C. van der Mei, E.P.J.M. Everaert, H. J. Busscher. University of Groningen and the MicrobeLibrary
Krijimi i biofilmave

Te pacientėt me infeksion mikrobik, ēfarėdo pajisje artificiale siē janė kateterėt ose valvulat prostetike, duhet tė hiqen para se tė fillojė terapia. Trupi i huaj vepron sikur fole e infeksionit tė vazhdueshėm. Mekanizmi i saktė patogjenik i procesit tė tillė nuk ėshtė sqaruar plotėsisht. Biofilmi ėshtė njė mikrokoloni e mikrobeve qė ngjiten nė njė sipėrfaqe (p.sh. kateter, implant, ose ind i vdekur); i rezistojnė heqjes nga lėvizjet e lėngut dhe kanė ndjeshmėri tė ulur ndaj antimikrobikėve (figura 1). Fenomeni i biofilmit, qė mund tė vėrehet edhe nė shkėmbinjtė e lumejve, sė pari u njoh si problem i shėndetit publik nė gypat e ujėsjellėsit qė u konsideruan si burim i kontaminimit koliform tė ujit tė pijes. Hulumtimet e fundit nė lėmin e mikrobiologjisė klinike kanė dėshmuar se mikroorganizmat pėrbrenda biofilmit krijojnė rezistencė ndaj terapisė, sepse ato ndodhen tė strehuar nė njė matriks qė funksionion sikur ind dhe bėhet pengesė pėr antitrupat dhe agjensėt antimikrobikė. 

 
malassezia.jpg (61660 bytes)   Figura 2.
Mikrografi elektronike e Malassezia furfur.
CDC/Janice Carr

tinea versicolor.jpg (50788 bytes)   Figura 3.
Tinea Versicolor nė kraharor.

CDC/Dr. Gavin Hart

oralthrush.jpg (76389 bytes) Figura 4.
Kandidoza e gojės. Aftet. Candida albicans.
CDC

candidaalbicans.jpg (29923 bytes)  Figura 5.
Candida albicans – gypi embrional nė serum. Ngjyrosje sipas Gramit.
CDC/Dr. Lucille K. Georg

PREZENTIMI KLINIK  

Te pacientėt me imunitet tė kompromituar, infeksionet e shpeshta fungale mund tė kenė prezentim tė pazakonshėm pėr kėto shkaqe:

1. Shenja dhe lezione atipike .
Malassezia furfur (figura 2) te strehuesit normalė shkakton zakonisht sėmundje beninje dhe tė vetėshėrueshme (Tinea versicolor-figura 3), kurse te pacientėt e imunokompromituar ajo jep ndryshime lėkuore, infeksion sistemik dhe sepsė. Ky mikroorganizėm, pėr rritjen e vet kėrkon acide tė larta yndyrore. Pacientėt qė marrin emulsione yndyrore me rrugė parenterale pėr ushqim, bėhen sikurse pllaka ecėse tė Petrit.
  

2. Afinitet i pazakonshėm i prekjes sė organeve.
Candida (figura 5) mund ta invadojė mėlqinė dhe valvulat e zemrės; kandidoza e gojės haset kryesisht te personat me imunitet normal, kurse tek ata me imunitet tė kompromituar haset kandidoza e ezofagut. Kriptokoku mund tė japė infeksione tė mushkėrive dhe tė lėkurės.

3. Infeksionet me fungje sistemike dyformėshe qė shfaqen jashtė zonave endemike. Kėta faktorė e ndėrlikojnė diagnozėn dhe menaxhimin klinik tė kėtyre sėmundjeve.  

4. Histopatologjia e pazakonshme.
Nė biopsinė e mostrave, reaksioni inflamator mund tė jetė krejt ndryshe nga ecuria e zakonshme. Reaksioni normal i strehuesit ndaj infeksioneve invazive fungale zakonisht ėshtė piogjen ose granulomatoz. Te pacienti imunodeficient, reaksioni ėshtė nekrotik.

 

cryptococcus.jpg (92906 bytes)  Figura 6.
Histopatologjia e mushkėrive me septume tė zgjeruara alveolare qė pėrmbajnė disa qeliza inflamatore dhe shumė mikroorganizma tė gjinisė Cryptococcus neoformans. Shtresa e brendshme e kapsulės sė fungjeve e ngjyrosur me tė kuqe.
CDC/Dr. Edėin P. Eėing, Jr.

coccidio1.jpg (48932 bytes)  Figura 7.
 Histopatologjia e koksidioidomikozės sė mushkėrive qė tregon sferule me endospore tė Coccidioides immitis. Ngjyrosje floreshente. Janė ngjyrosur endosporet e jo sferulet.
CDC

coccidio2.jpg (42009 bytes)   Figura 8.
Rastet e raportuara tė koksidioidomikozės nė Kaliforni gjatė viteve 1986-1992.
CDC

histo1.jpg (44102 bytes)  Figura 9.
Histiocitet qė pėrmbajnė qeliza fungale tė Histoplasma capsulatum. Pėrgatesė e indit, ngjyrosje sipas Gimzės.  CDC

histo2.jpg (38268 bytes)  Figura 10.
CT e mushkėrive me dukje tė histoplazmozės akute. CDC

blasto1.jpg (48328 bytes)  Figura 11.
Pėrgatesė nga lezioni i kėmbės me bllastomikozė. Vėrehen qelizat e Blastomyces dermatitidis nė bulėzim.
ASCP/Atlas of Clinical Mycology II / CDC

Disa shembuj tė variacioneve nga kuadri standard klinik, diagnoza dhe terapia e infeksioneve me fungje.

  • Kriptokokoza (figura 6)

Studimet kanė dėshmuar se 10-30% e pacientėve me AIDS kanė meningjit kriptokoksik dhe kanė nevojė pėr terapi mbajtėse me flukonazol deri nė fund tė jetės. Flukonazoli e depėrton barierėn hematoencefalike.

Vdekshmėria:   pa terapi           100%
                          me terapi        20%

 

Relapsi (rikthimi, pėrsėritja e sėmundjes) :        pacientėt pa AIDS 15-20%
                       Pacientėt me 
AIDS             50%

 

Te relapset vdekshmėria ėshtė  60%.

 

  • Sporotrihoza

Shpesh ndodh bashkėinfeksion me ndonjė fung tjetėr .

  • koksidioidomikoza (figura 7 dhe 8)

Format miceliale vėrehen nė inde. Hasen te pacientėt jashtė zonės endemike. Ne terapinė mbajtėse duhet dhėnė flukonazol dhe itrakonazol.

  • Histoplazmoza (figurat 9 dhe 10)

Tė gjitha rastet janė tė pėrhapura.
Shkalla e relapseve ėshtė  > 50% dhe infeksioni ėshtė fatal nė fazėn e hershme te 10% e pacientėve. Haset te pacientėt jashtė zonės endemike; nė terapinė mbajtėse duhet dhėnė flukonazol dhe itrakonazol.

 

  • Blastomikoza (figura 11)

E shpeshtė. Nė SHBA nė ēdo 15 raste tė pacientėve me AIDS regjistrohet njė rast me blastomikozė. Pėrfshirja e SNQ-sė ndodh vetėm nė 3-10% tė pacientėve.  

  •   Aspergilloza

Vdekshmėria:   me amfotericinė B 72%
pa amfotericinė B 90%  

  • Penicillium marneffei

Ėshtė njė fung dyformėsh qė prodhon pigment tė kuq dhe shumėzohet me fizion. Nė terapi jepet amfotericina B dhe itrakonazoli.

 

  • Pneumocystis carinii (tani i riemėrtuar si Pneumocystis jiroveci) (figura 12)

 

pneumocyst.jpg (29590 bytes) Figura 12.
 
Pneumocystis jiroveci ėshtė shkaktar i rėndėsishėm i infeksioneve oportune tė traktit respirator te pacientėt me imunitet tė kompromituar, sidomos tek ata me AIDS. Kėtu shihet P. jiroveci nga lavazha bronkiale e njė pacienti me AIDS. Antitrupat monoklonale te miut kundėr P.jiroveci janė markuar me ngjyrė floreshente. Pneumocystis i shėnjuar ndriqon me ngjyrė tė gjelbėrt tė qelur nė prapavi tė kuqe. ©  Lewis Tomalty, Gloria J. Delisle Queens University, Ontario and the MicrobeLibrary
blasto2.jpg (23891 bytes)  Lezionet nodulare tė lėkurės sė blastomiceteve, njėra prej tė cilave ėshtė lezion bulloz nė maje tė nodulit. Aspirimi i bullave veēoi fungje tė gjinisė Blastomyces
dermatitidis. CDC

penmarneffei.jpg (90551 bytes)  P. marneffei ėshtė endemike nė Azinė Juglindore, duke u radhitur ndėr shkaktarėt mė tė shpeshtė tė infeksioneve oportune te pacientėt me HIV. James Gathany/CDC

pneu1.jpg (48209 bytes)  Cistat e Pneumocystis jiroveci nė pėrgatesėn nga lavazha bronkoalveolare. Ngjyrosja me metenaminė argjendi.  Dr. Russell K. Brynes/CDC

pneu2.jpg (120076 bytes) Histopatologjia e mushkėrive nė tė cilėn vėrehen hapėsirat alveolare qė pėrmbajnė eksudat karakteristik pėr infeksion me Pneumocystis carinii  CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr..

   

Disa asocime ndėrmjet fungjeve dhe disa sėmundjeve

Cryptococcus neoformans   Candida albicans   Candida (Torulopsis) glabrata   Zygomycetes   Aspergillus species  
Diabetes mellitus Terapia e zgjatur me antibiotikė Barnat citotoksike Diabetes mellitus Leukemitė
Tuberkuloza Kateter venoz nė kohė tė gjatė Imunosupresioni Leukemitė Terapia me kortikosteroide
Limfoma Kateter urinar nė kohė tė gjatė Diabetes mellitus Terapia me kortikosteroide Tuberkulozi
Sėmundja Hoxhkin Terapia me kortikosteroide Hiperalimentacion Terapia brendavenoze

Imunosupresioni

Terapia me kortikosteroide Diabetes mellitus Kateterėt venoz Djegiet e rėnda Pėrdorimi injektues i drogave
Imunosupresioni Hiperalimentacioni      
  Imunosupresioni      

 

 

 

PĖRMBLEDHJE  

"Vetėm mendja e pėrgatitur mund t’i ndihmojė strehuesit tė dėmtuar”. Dr. Libero Ajello, Opportunistic Fungal Infections.  Proceedings of the Second International Conference. Charles C.Thomas, 1975.  P. 31-35.

 

 

Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt