x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

   

VIROLOGJIA -  KAPITULLI III

STRATEGJIA E RIPRODHIMIT TĖ VIRUSEVE ME ADN

Dr Margaret Hunt

Professor Emerita
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri
  
sPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
  

 

 

OBJEKTIVAT E TĖ MĖSUARIT

Analizat deskriptive tė strategjive tė riprodhimit tė pėrdorura nga viruset me ADN tė kafshėve

Identifikimi i protipeve tė viruseve tė lidhura  me skema tė ndryshme  tė riprodhimit tė viruseve me AND

 

 

STRATEGJITĖ E PĖRGJITHSHME

Gjenomi viral pėrmban informacion qė:

  • siguron riprodhimin e gjenomit viral 

  • siguron vendosjen e gjenomit nė brendėsi tė vironeve  

  • ndryshon strukturėn dhe/ose funksionin e qelizės bujtėse nė njė shkallė mė tė lartė ose mė tė ulėt. 

 

STRATEGJIA VIRALE

Strategjia e virusit i referohet mėnyrės me tė cilėn secili virus kryen funksionet e mėsipėrme. Me qenė se virusi ėshtė njė parazit brendaqelizor, ai do tė operojė brenda limiteve tė imponuara nga qeliza bujtėse ose t’u bėjė bisht kėtyre kufizimeve.

 

STRATEGJITĖ E RIPRODHIMIT TĖ VIRUSIT ME ADN

Parime tė pėrgjithshme

  • Viruset kanė nevojė tė bėjnė ARNi qė mund tė pėrkthehet nė proteinė nga makineria e pėrkthimit tė qelizės bujtėse

  • Virusit i nevojitet ta riprodhojė  gjenomin e tij.

  • Enzimat e bujtėsit pėr sintezėn e ARNi dhe pėr riprodhimin e ADN-sė janė bėrthamore (me pėrjashtim ato nė mitokondrie) dhe kėshtu, nė rast se virusi i shfrytėzon pėr vete kėto enzima, atij i nevojitet tė futet nė bėrthamė. 

 

 

 

VIRUSET  ME ADN BĖRTHAMORE

FAMILJA PARVOVIRUS 

Parvoviruset janė viruse shumė tė vogla (me diametėr 18 -25nm), me njė zinxhir ADN (parvum= i vogėl). Ata kanė kapsidė ikozahedrale dhe nuk kanė mbulesė. Riprodhimi i ADN-sė ndodh nė bėrthamė. Parvovirusi human B-19 riprodhohet nė qelizat nė ndarje, para sė gjithash nė paraardhėsit e eritrociteve nė palcėn e kockave dhe shkakton sėmundjen e eritemės infektive. Kjo zakonisht ėshtė njė sėmundje e lehtė, porse ulja e prodhimit tė eritrociteve mund tė jetė problem nė popullatėn me tipa tė ndryshėm tė anemisė hemolitike tė formės sė rėndė.


papilloma3.gif (15776 bytes) Figura 1 
Virusi i papillomės 
© Dr Linda Stannard, University of Cape Toėn, South Africa. Me leje

FAMILJA  PAPILLOMAVIRUS

Familja e Papillomaviruseve mė parė ishte grupuar mė familjen e Polyomavirusit nė familjen Papovavirus (Papiloma, Polyoma, Simian Vacuolating virus 40), pėr shkak se tė dy familjet kanė njė strukturė tė ngjashme. Megjithkėtė, tani ėshtė e qartė qė tė dyja familjet kanė strategji tė ndryshme tė riprodhimit dhe kėshtu secilit grup tash i ėshtė dhėnė statusi i njė familjeje.

 

CILĖSITĖ E  POLIOMavirusEVE dHE PapilomavirusEVE

Ato janė tė vegla: 40 - 60nm
Janė ikozahedralė: proteina kryesore e kapsidės ėshtė  VP1, me sasi tė pakta tė  VP2, VP3
Janė pa mbulesė
Janė dyzinxhirorė me ADN rrethore, e cila ėshtė e lidhur me histonet (nukleozomat)

Papilomaviruset (figura 1) vėshtirė rriten nė kulturė. Ato nuk do tė diskutohen mė tej nė kėtė seksion (por shih seksionin e viruseve tumorale me ADN)   

 

 

dna2.jpg (329086 bytes) Figura 2 
Virusi SV40, virusi  polyoma 
© Dr J-Y Sgro, University of  Ėisconsin. Me leje

POLYOMAVIRUST

Kėtu pėrfshihen SV40, BK, JC dhe polyoma viruset. Tė gjitha kanė strategji tė ngjashme pėr riprodhimin e AND-sė. Ato janė tė vegla ( me diametėr ~40nm ), ikozahedral, pa mbulesė qė riprodhohen nė bėrthamė. Nė vartėsi prej qelizės bujtėse, ato ose mund transformojnė qelizėn ( shih kėtu) ose virusi riprodhohet  dhe lizon qelizėn. 


    CIKLI LITIK

NGJITJA, PENETRIMI DHE ZHVESHJA

Proteinat e kapsidės virale ndėrveprojnė me receptorėt sipėrfaqėsorė tė qelizės dhe futen  nė qelizė ndoshta nėpėrmjet rrugės sė endocitozės. Virionet transportohen nė bėrthamė dhe zhvishen. ADN (dhe histonet e lidhura me tė) futen nė bėrthamė, ndoshta nėpėrmjet poreve tė bėrthamės.

 

PRODHIMI I ARNi VIRALE DHE PROTEINAVE

Shfaqja e gjeneve ndahet nė fazėn e hershme dhe fazėn e vonshme.

Gjenet e hershme kodojnė enzima dhe proteina rregullatore tė nevojshme pėr tė filluar proceset e riprodhimit viral.   

Gjenet e vonshme kodojnė proteinat strukturale, proteina kėto tė nevojshme  pėr sistemimin e virusit tė maturuar.   

 

dna3.jpg (155321 bytes) Figura 3  Shfaqja e gjeneve te hershme
Shėnim: - - - - tregon regjionet e transkriptit primar tė cilėt janė hequr  nė pėrpunimin alternativ  tė ARNi.
Modified from Fiers et al.,Nature 273:113

 

 

 

 

 

 

 

 
Figura 4. Shfaqja e gjeneve  tė vonshme
Shėnim: - - - - tregon regjionet qė janė hequr  nė pėrpunimin alternativ tė ARNi. Shigjetat e gjėra  tregojnė regjionet e pėrkthyera nė proteinė
Modified from Fiers et al.,Nature 273:113  

 

FAZA E HERSHME E CIKLIT LITIK

Shfaqja e gjeneve tė hershme (figura 3)

Promotori i hershėm njihet nga Polymeraza II e ARN-sė sė bujtėsit (SV40 pėrmban  njė  mbeshtetės tė fuqishėm). Modifikimi posttranskripcional  i ARN (kapingu, metilimi, poliadenilimi, gėrshetimi etj.) mbartet nga enzimat e bujtėsit. Transkripti i hershėm (transkripti primar) ėshtė prodhuar dhe mandej duke pėsuar pėrpunime alternative rezulton nė ARNi pėr antigjenėt T tė mėdhenj e tė vegjėl (kėto proteina e kanė njė amino-terminal tė pėrbashkėt por karboksi-terminal tė ndryshėm ).

ARNi pėrkthehen nė citoplazmė.

Shėnim: Transkripti primar, i cili mund tė pėrpunohet dhe kodojė pėr mė shumė se njė proteinė ėshtė parė nė disa familje virusesh dhe nė qelizat e bujtėsit.

 

FAZA E VONSHME E CIKLIT LITIK

Nga definicioni faza e vonshme fillon me nisjen e riprodhimit tė gjenomit viral.

Riprodhimi i ADN-sė

Riprodhimi i ADN-sė sė SV40/polyoma ndodh nė bėrthamė. 

T antigjeni i madh nevojitet pėr riprodhimin e ADN-sė. Ky lidhet tek origjina e riprodhimit.

Polyoma viruset pėrdorin ADN polimerazėn e qelizės sė bujtėsit, e cila njeh orgjinėn e riprodhimit nė rast se antigjeni T ėshtė prezent.

Riprodhimi i ADN-sė ėshtė dykahėsh ( ka dy furka tė riprodhimit pėr gjenomė cirkulare tė ADN-sė dhe riprodhimi pjesėmarrės  udhėheq zinxhirėt, Okazaki fragmentet , ADN ligazėn, etj.). Ky proces i riprodhimit tė ADN-sė ėshtė shumė i ngjashėm me atė qė ndodh nė qelizėn e bujtėsit, e cila nuk ėshtė surprizė pasi virusi pėrdor kryesisht makinerinė e bujtėsit pėrjashtuar  pjesėmarrjen e antigjenit T. 

Komplekset e bujtėsit me Histonet me molekulat e reja tė ADN-sė sė prodhuar. 

 

Shfaqja e gjeneve tė vonshme (figura 4)

ARNi e vonshme prodhohet pas riprodhimit tė ADN-sė (tashmė njė lot i ri i  ADN ėshtė i gatshėm si kallėp). ARNi i hershėm  tashmė ėshtė transkriptuar, porse nė nivel shumė tė ulėt.

T antigjeni tanimė merr pjesė nė rritjen e kontrollit tė transkriptimit nga promotori i vonshėm dhe ul transkriptimin nga promotori i hershėm. Ai gjithashtu ndėrvepron me proteinat e bujtėsit dhe ndryshon cilėsitė e qelizės sė bujtėsit, duke luajtur kėshtu rol nė transformimin qelizor dhe formimin e tumoreve. 

VP1, 2, dhe 3 bėhen nga i njėjti transkript primar, i cili pėson gėrshetime tė ndryshme (figura 5). Kjo rezulton nė kornizėn lexuese pėr VP1 duke qenė e ndryshme nga ajo pėr  VP2 dhe VP3. Kėshtu njė regjion i ADN-sė mund tė kodojė pėr dy sekuenca aminoacidesh tė ndryshme nė bazė tė sė cilės ėshtė pėrdorur korniza lexuese. Kjo ėshtė tjetėr rrugė qė viruset (dhe qelizat) mund tė pėrdorin njė pjesė tė shkurtėr tė ADN-sė pėr tė koduar pėr mė shumė se njė sekuencė proteine.

SISTEMIMI

VP1, 2 dhe 3 ARNi pėrkthehen nė citoplazmė, proteinat transportohen  pėr nė bėrthamė dhe kapsidat grumbullohen me ADN-nė (dhe histonet qelizore) brenda kapsidės. Njė sasi e madhe nė numėr e kapsidės grumbullohen nė bėrthamė dhe formojnė inkluzionet bėrthamore. Virionet ēlirohen nga liza e qelizės.

 

 

dna5.jpg (260900 bytes) Figura 5.  VP1, 2, dhe 3 janė bėrė nga transkripti primar  i cili pėson gėrshetimin diferencial. Kjo rezulton  nė njė  kornizė lexuese pėr  VP1 qė ndryshon nga ai pėr  VP2 dhe VP3
dna6.jpg (214612 bytes)  Figura 6
Shfaqja e gjenit nga SV40. Gjenet e hershme janė me tė kuqe, gjenet e vonshme janė jeshilė. Shėnim: - - - - tregon regjionet e transkriptit primar tė cilėt janė hequr nė pėrpunimin alternativ tė ARNi. Zonat me kryqėzim vijash tregojnė regjionin e ARN tė pėrkthyer nė kornizat lexuese tė ndryshme nė bazė tė cilit ėshtė pėrkthyer transkripti gėrshetor alternativ Modified from Fiers et al.,Nature 273:113
  
 

CILĖSI TĖ THEKSUARA RRETH STRATEGJISĖ SĖ POLIOMA  VIRUSIT

Funksionet e hershme dhe tė vonshme
Pėrdorim i shumtė i sekuencės sė njėjtė tė ADN
(gėrshetim alternativ, mbivendosje e  kornizave lexuese)
Proteina multifunksionale (T antigjeni)
Gjenom i vogėl – kėshtu nuk ėshtė surprizė qė virusi kodon pėr njė numėr shumė tė kufizuar proteinash
Qeliza bujtėse siguron makinerinė e sintezės sė ARN, makinerinė e modifikimit tė ARN, makinerinė e sintezės sė ADN, histonet pėr paketimin e ADN.

 

 

adeno2.gif (35105 bytes) Figura 7a  Struktura e Adenovirusit
© Dr Linda Stannard, University of Cape Toėn, South Africa. Me leje

dna7.jpg (25995 bytes) Figura 7b  Struktura e Adenovirusit

ADENOVIRUSET   

 

CILĖSITĖ E ADENOVIRUSEVE

Mė tė mėdha se papovaviruset (me diametėr 70nm)
Pa mbulesė, viruse ikozahedrale me fibrat nė kėnde (figura 7 dhe 8)

Gjenomi  rreth  7 herė mė i madh sesa virusi i polyomės

ADN ėshtė lineare, dyzinxhiror, i lidhur me kodet virale, proteinat bazike nė virion (nuk ngjajnė me viruset e papillomės dhe viruset e poliomės, adenoviruset nuk pėrdorin histonet qelizore pėr paketimin e virionit tė AND-sė)

 

A dna8.jpg (116082 bytes)  
B
adeno-diag.jpg (116419 bytes) Figura 8 Modelet e virionit tė adenovirusit. A: Pamje tredimensionale e ristrukturimit tė thėrmizės sė adenovirusit tė pacėnuar duket 3-herė  pėrgjatė aksit ikozahedral  (© EMBL Virus Structure Resource). B: Seksion i pikturuar  i thėrmizave tė adenovirusit bazuar  nė kuptimin  e deritanishėm tė komponentėve  polipeptidė tė tij dhe ADN. Asnjė seksion real i virionit ikozahedral nuk do tė pėrmbajė tė gjitha komponentёt.   Pėrbėrėsit e virionit janė  treguar nga numri i polipeptideve tė tyre me pėrjashtim tė  proteinės terminale (PT). Adapted from Fields et al., Fundamental Virology (1996).

     CIKLI LITIK

ADSORBIMI DHE PENETRIMI

Adenoviruset zakonisht infektojnė qelizat epiteliale. Fibrat lidhen tek receptorėt nė sipėrfaqen e qelizės dhe virusi mandej gėlltitet nėpėrmjet endocitozės. Virusi duket se ėshtė i aftė tė lizojė endozomėn. Zhveshja ndodh nė disa shkallė. ADN ēlirohet nė bėrthamė (ndoshta tek poret bėrthamore - figura 9).

FAZA E HERSHME

Transkriptimi i hershėm: Adenovirusi pėrdor ARN polimerazėn e qelizės bujtėse dhe transkripton ARNi e hershme nga regjionet e shpėrndara tė tė dy zinxhirėve (figura 10). Promotorėt e shumtė rezultojnė nė njė kontroll mė fleksibėl. ARNi pėrpunohen nga kapingu nga qeliza bujtėse, metilimi, poliadenilimi dhe (ndonjėherė) nga sisteme enzimash tė gėrshetimit, ato mandej  eksportohen pėr nė citoplazmė ku edhe pėrkthehen.

 

adeno-uncoat.jpg (166044 bytes) Figura 9   Paraqitja diagramatike e marjes dhe  zhveshjes sė thėrmizave tė adenovirusit. Adapted from Zinsser Microbiology 20th Ed. 


dna11.jpg (181977 bytes) Figura  10
Harta e transkriptimit tė
 adenovirusit. Gjenet e hershme tregohen me tė kuqe. E zeza tregon gjenet e vonshme. Linja blu tregon ADN. Hapėsira nė kllapa tregon pozicionin e promotorėve. Transkriptet primare janė bėrė nga secili promoter dhe mandej pėsojnė  gėrshetimin alternativ, diagrama  e mėsipėrme nuk tregon  transkriptin primar. Ajo  vetėm tregon kėto  regjione prezente nė produktet e gėrshetuara alternativisht. Regjionet e munguara  tregojnė heqjen e introneve. Adapted from Broker, T.R. In Processing of RNA. (Apirion, D ed) 181-212, 1984

Proteinat e hershme pėrfshijnė ato tė cilat:

  • nevojiten pėr transkriptim (proteina E1A nevojitet pėr transkriptimin e gjeneve tė tjera tė hershme; si rezultat kėto gjene tė tjera ndonjėherė emėrtohen si gjene  tė “hershme tė vonuara”  dhe E1A emėrtohet  si njė gjen “i hershėm i menjėhershėm”)

  •  nevojiten pėr sintezėn e AND-sė sė adenovirusit (pėrfshin ADN polimerazėn).

  • ndryshojnė shfaqjen e gjeneve tė qelizės bujtėse. Kjo pėrfshin gjenet, produktetet e tė cilave interferojnė me pėrgjigjen antivirale tė bujtėsit dhe/ose interferojnė me rregullimin e ciklit qelizor.

 

dna12.jpg (423570 bytes) Figura 11 Riprodhimi i ADN sė adenovirusit  me mekanizmin e zėvėndėsimit.

FAZA E VONSHME

Riprodhimi i ADN:

Adenovirusi kodon ADN polimerazėn e tij ( e cila ėshtė njė prej proteinave tė hershme ). ADN riprodhohet nga mekanizmi i zėvėndėsimit tė zinxhirėve (figura 11). Nuk ka  fragmente tė Okazakit, tė dy zinxhirėt sintetizohen nė njė model tė vazhdueshėm.

Polimeraza e ADN-sė nuk mund tė iniciojė sintezėn de novo, atyre u nevojitet njė primer. Nė rastin e adenovirusit, proteina virale e koduar (TP) vepron si primer. Ėshtė gjetur lidhje kovalente  nė fundin 5' tė tė gjithė zinxhirėve tė ADN.

 

dna13.jpg (203007 bytes) Figura 12
Transkriptimi i adenovirusit. Gjenet e hershme tregohen me tė kuqe. Jeshilja tregon  gjenet e vonshme. Linja blu tregon ADN. Sheshet bosh tregojnė promotorėt. Regjionet e munguara tregojnė heqjen e introneve. Adapted from Broker, T.R. In Processing of RNA. (Apirion, D ed) 181-212, 1984

dna14.jpg (138942 bytes) Figura 13 Pėrpunimi i transkriptit primar viral

Transkriptimi i vonshėm:

Rruga  nė tė cilėn fillon transkriptimi i vonshėm ende nuk ėshtė plotėsisht e studiuar. ARNi tė vonshėm kodojnė kryesisht pėr proteinat strukturale dhe kanė vetėm njė promotor tė vonshėm kryesor (figura 12). Transkripti primar ėshtė pėrpunuar pėr tė gjeneruar ARNi monocistronike tė ndryshme (figurat 12 dhe 13):

Ka dy tipa tė zhveshjes sė transkriptit primar:

I. pėr tė gjeneruar fundet 3' tė ndryshme, tė cilėt mandej poliadenilohen

II. pėr heqjen e  intronit

Nuk ėshtė e kuptueshme se si ky proces kontrollohet nė mėnyrė tė tillė, qė vlerėson se ėshtė  bėrė sasia e nevojshme e secilės ARNi. Duket qė virusi bėn shumė ARNi dhe proteina sesa janė tė nevojshme pėr sistemimin e virionit, kėshtu qė procesi korrekt i kontrollit nuk ėshtė i nevojshėm.

 

 

SISTEMIMI

Sistemimi i thėrmizave tė adenovirusit ndodh nė bėrthamė. Thėrmizat e ADN-sė futen pasi ėshtė formuar kapsida e papjekur. Kapsida mandej pėson procesin e maturimit, pas sė cilės qeliza pėson lizė dhe virioni del jashtė. 

Gjatė kėtij procesi bėhen mė shumė proteina strukturale sesa janė tė nevojshme dhe teprica e  proteinave strukturale grumbullohen nė bėrthamė duke formuar kėshtu inkluzionet.

 

   
CILĖSI TĖ THEKSUARA RRETH STRATEGJISĖ  SĖ  ADENOVIRUSIT
Adenoviruset janė mė tė mėdha dhe mė komplekse sesa papovaviruset.
Adenoviruset kodojnė pėr ADN polimerazėn e tyre dhe proteinat qė paketojnė ADN.
Megjithėkėtė, megjithse adenoviruset kodojnė pėr ADN polimerazėn e tyre, ata, pėr riprodhimin e ADN, pėrdorin faktorėt e bujtėsit pėrveē proteinave virale, ata pėrdorin gjithashtu ARN polimerazėn e bujtėsit dhe sistemet e modifikimit tė ARN dhe pėr kėtė arsye sinteza e acidit nukleik ėshtė e nevojshme tė bėhet nė bėrthamė.

 

dna15.jpg (627020 bytes) Figura 14 a.  Struktura e Herpes virusit

herpes.gif (48070 bytes) Figura 14b Virusi herpes simplex  © Dr Linda M Stannard, University of Cape Toėn, South Africa, 1995 (Me leje).  

 

HERPESVIRUSET

 

CILĖSITĖ E HERPES VIRUSEVE

Virione mė tė mėdha (180 – 200nm) sesa tė adenoviruseve
Gjenom mė i madh (tre deri nė pesė herė) sesa i adenoviruseve
Zinxhirė dyfish linear ADN
Virus me simetri ikozahedrale me mbulesė(kjo nėnkupton qė solventėt lipidė si rregull i inaktivojnė kėto virusė) (figura 14)
Figura 15a Herpes simplex virusi duke u adsorbuar tek membrana plazmatike  © Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje

dna16.jpg (333091 bytes) Figura 15b Bashkimi i membranės lidhėse tė virusit me membranėn plazmatike

ADSORBIMI DHE PENETRIMI

Shumė herpesviruse, pėrfshirė edhe virusin herpes simplex, mund tė bashkohen direkt me membranėn plazmatike tė qelizės (qė rezulton nė njė zhveshje tė pjesshme - figura 15). Njė bashkim i tillė ka ndėrlikime pėr tė dytė si pėr virusin ashtu edhe pėr qelizėn bujtėse. Midis  tyre janė:

I) Me qėnė se proteina bashkuese ėshtė aktive nė pH fiziologjik, nė rast se ajo ndėrfutet nė membranėn e qelizės bujtėse gjatė ciklit tė rritjes sė virusit, qeliza e infektuar mund tė bashkohet me qeliza tė tjera duke formuar kėshtu  sinciciumet.

II) Membrana virale lė njė "gjurmė" nė membranėn e plazmės sė qelizės dhe kjo ėshtė njė tregues i mundshėm se qeliza ėshtė e infektuar (figura 15b).

Kapsidat transportohen nė drejtim tė bėrthamės dhe ADN kalon mandej pėr nė bėrthamė (ndoshta nėpėrmjet poreve tė bėrthamės).

 

herpeslay.jpg (111723 bytes) Figura 16  Shfaqja e gjeneve tė  menjėhershme tė hershme dhe gjenet e hershme e tė vonshme tė herpesviruseve.

FAZA E HERSHME

Transkriptimi i hershėm (ARNi tė bėra gjatė kėsaj faze janė alfa dhe beta ARNi) (figura 16)

Herpesviruset pėrdorin ARN polimerazėn e bujtėsit. Megjithkėtė njė proteinė e tegumentit tė virionit (VP16) hyn nė bėrthamė nė infeksion dhe ėshtė e rėndėsishme si pjesė e faktorit kompleks tė transkriptimit dhe qė njihet nga ARN polimeraza e bujtėsit. Virusi pėrdor enizmat e modifikuara tė ARNi tė bujtėsit.

Fillimisht transkriptohen alfa-ARNi. Kėto janė ARNi tė menjėhershme dhe eksportohen pėr nė citoplazmė dhe pėrkthehen atje nė alfa-proteina; α-proteinat e pėrkthyera nė citoplazmė  mandej transportohen pėr nė bėrthamė ku ato aftėsojnė beta-promotorėt qė tė pėrdoren nga ARN polimeraza e bujtėsit (figura 16).

Beta-ARNi transkriptohen nga ARN polimeraza e bujtėsit. (Gjenet-beta janė akoma tė "hershme" pasi ato janė transkriptuar pėrpara sintezės sė ADN-sė. Prandaj ndonjėherė, gjenet-alfa janė quajtur "tė menjėhershme tė hershme", kurse gjenet-beta quhen "tė hershme"). Proteinat beta marrin pjesė nė  rregullimin e shfaqjes sė gjenit. Ato ulin shfaqjen e gjenit–alfa dhe nevojiten  pėr shfaqjen e gjenit gama. Ato gjithashtu marrin pjesė nė aspekte tė ndryshme tė sintezės sė ADN-sė; p.sh. gjenet-beta tė herpesit kodojnė pėr njė numėr proteinash pėrfshirė:

  • ADN polimerazėn

  • Proteinat qė lidhin AND-nė

  • Timidinė kinazėn

  • Reduktazėn ribonukleotide

ME QĖNĖ SE KĖTO PROTEINA BETA JANĖ KODUAR NĖ VIRUS DHE JO ENZIMAT E BUJTĖSIT; ATO JANĖ LIDHUR POTENCIALISHT  DOBĖT ME CIKLIN JETĖSOR TĖ VIRUSIT DUKE QĖNĖ KĖSHTU NJĖ SHĖNJESTĖR PREMTUESE PĖR KIMIOTERAPINĖ  VIRALE

 

 

dna19.jpg (158061 bytes) Figura 18 Struktura  e mundshme  gjenomike e herpes viruseve.

FAZA E VONSHME

Riprodhimi i ADN-sė

Herpesviruset kodojnė pėr disa proteina, pėrveē ADN polimerazės, qė janė tė nevojshme pėr riprodhimin e  ADN-sė. Mekanizmi i saktė i riprodhimit tė ADN-sė nuk ėshtė i njohur. Riprodhimi i ADN-sė shoqėrohet  nga njė sasi e rekombinimit. ADN e riprodhuar ėshtė prezente si njė molekulė e gjatė konkatamerike (pėrsėritje njeri pas tjetrit e gjenomės tė lidhur si koka me gėrshetin). Kėto ēahen tek madhėsia e gjatėsisė sė gjenomit  kur ADN paketohet nė brendėsi tė virionit(figura 18). 

Disa herpesviruse (p.sh. virusi herpes simplex ) kanė njė strukturė tė gjenomit nė tė cilėn dy pjesė  tė gjenomit mundet qė relativisht tė kthehen tek njera-tjetra (figura 18), tė tjerėt jo. Kuptimi i kėsaj  ėshtė i qartė.

Transkriptimi i vonshėm:

Nga pėrcaktimi, transkriptimi i vonshėm ndodh pas riprodhimit tė ADN-sė. Gama ARNi janė bėrė  dhe janė pėrkthyer nė citoplazmė. Gama proteinat predominuese janė kryesisht strukturale. Ka njė rėnie tė  shfaqjes sė gjeneve beta nė stadin e fundit. Kjo ndoshta ndodh pėr shkak tė uljes sė rregullimit tė transkriptimit tė gjeneve beta nga njė prej proteinave gama.

Tek herpesviruset nuk ka njė organizim tė dukshėm tė gjenomit nė blloqet pėr transkriptimin e hershėm ose tė vonshėm.

 


Figura 19A
Virusi herpes simplex nė vakuolat qelizore dhe citoplazmėn e  limfociteve tė gjakut periferik © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje

Figura 19B
Virusi herpes simplex nė brendėsi dhe sipėrfaqe  tė limfociteve tė gjakut periferik   © Dennis Kunkel Microscopy, Inc.  Me leje
 

SISTEMIMI

Sistemimi ndodh nė bėrthamė. Pas prodhimit tė kapsidės ADN-ja futet nė tė. Kapsida merr  mbulesėn nga mugullimi nėpėrmjet zonės sė membranės sė brendshme tė bėrthamės, e cila ka proteinat virale tė membranės tė futura nė tė (figura 19). Kėto zona kanė proteinat e tegumentit tė lidhura me faqen e brendshme tė membranės bėrthamore. Mbulesa e virusit mandej bashkohet me membranėn e jashtme tė bėrthamės dhe nukleokapsida pa membranė  ēohet nė citoplazmė ku ai merr mė tepėr tegument tė maturuar. Ai rrimerr mbulesėn nėpėrmjet  mugullimit te aparati i Golxhit, kalon nėpėrmjet vezikulės dhe mandej del jashtė.

Nė virion paketohet edhe proteina e vonshme qė kėrkohet pėr transkriptimin e ARNi tė menjėhershme tė hershme nė rundin tjetėr tė infeksionit.  

  Proteinat e tepėrta strukturale grumbullohen nė bėrthamė, shpesh formojnė trupza inkluzivė (pjesė e efektit citopatik).


CILĖSI  TĖ THEKSUARA RRETH HERPESVIRUSEVE

Nuk kanė blloqe tė dukshme tė gjeneve tė hershme  ose tė vonshme
Ato janė mė tė pavarura sesa disa prej viruseve mė tė vogla
Me qėnė se  janė  mė tė pavarura, kanė  mė shumė “lidhje tė dobėta” qė mund tė jenė shėnjestėr e medikamenteve

 

Figura 19C  (djathtas)
Stadet nė  ekzocitozėn e herpesvirusit nga bėrthama, ku  ėshtė krijuar korja e virusit, pėr tek membrana plazmatike.

 
 
dna20.jpg (259518 bytes)  Figura 20 Ngjyrimi negativ i njė  prerje tė hollė tė  poxviruseve  
 © F. Fenner

  

VIRUSET ME ADN CITOPLAZMATIKE  

 POXVIRUSET

  

smallpox.jpg (23267 bytes) Figura 21 Djalė me lijėn e madhe.   CDC/Cheryl Tryon ctt1@cdc.gov 

Ka disa arsye pse poksviruset (figura 20) janė tė rėndėsishme:

  • Pa dyshim qė poksviruset janė historikisht tė rėndėsishme, tė tilla si lia e madhe (figura 21) dhe vaccina (lia e gjedhit, e cila u pėrdor nė vaksinėn e lisė sė madhe (shko kėtu)

  • Poxviruset mund tė jenė agjentė tė mundshėm tė bioterrorizmit

  • Poxviruset pėrdoren nė teknikat e reja tė zhvillimit tė vaksinave (tė tilla me inxhinieri gjenetike)

  • Disa anėtarė tė kėsaj familjeje infektojnė njeriun (mollusku kontagjioz- figura 22, ektima, lia e majmunit, lia e gjedhit). Shėnim: lia e shpendit (chiken pox) tek njeriu shkaktohet nga njė herpesvirus, i cili nuk ėshtė anėtar i poxviridae.

 

pox-moll-cont.jpg (35295 bytes) Figura 22  Pamje e mikrografisė elektronike  tė  poxvirusit tė molluskut ngjitės  CDC 

CILĖSITĖ E POXVIRUSEVE

Virione tė mėdha
Gjenom i madh, ADN dyzinxhiror 
madhėsia ndryshon, por ato janė mė tė mėdha se herpesviruset
Morfologji komplekse
Me mbulesė
 

Poxviruset riprodhohen nė citoplazmė. Kjo nėnkupton qė ata duhet tė sigurojnė vetė makinerinė pėr sintezėn e ARNi dhe AND-sė. Vaksinia ėshtė anėtari mė i studiuar i familjes sė poxvirideve.

 

ADSORBIMI DHE PENETRIMI

Virusi lidhet tek receptorėt sipėrfaqėsorė tė qelizės. Ai futet nė qelizė nėpėrmjet rrugės sė endocitozės ose nga bashkimi direkt i virusit me membranėn plazmatike. Virusi mandej ēlirohet nė citoplazmė pa membranėn e tij.

 

FAZA E HERSHME

Transkriptimi i hershėm

Pasi ka ndodhur faza fillestare e zhveshjes, virusi mund tė prodhojė  njė numėr tė kufizuar tė ARNi  (ARNi e hershme dhe menjėhershme). Pėr tė bėrė kėtė, poxviruset kanė nevojė pėr ARN polimerazėn e varur nga ADN-ja. Polimeraza ARN e bujtėsit ėshtė nė bėrthamėn e qelizės dhe kjo ėshtė arsyeja qė shpjegon pse poxviruset pėrdorin njė ARN polimerazė tė koduar nė virion tė varur nga ADN-ja pėr tė bėrė ARNi tė tyre. Me qenė se kjo enzimė duhet menjėherė nė infeksion ajo mund tė jetė sjellė nė qelizėn e infektuar me anė tė AND-sė sė vaccinias qė ėshtė kėshtu prezent nė virion. ADN e vaccinias “e zhveshur” e cila ka tė hequr gjithė proteinat nuk ėshtė infektive, me qėnė se ajo nuk ka ARN polimerazėn e lidhur me tė  nuk ndodh asgjė nė ciklin jetėsor tė vaccinias, pasi qė pa ARN polimerazėn e vaccinias nuk mund tė bėhet as ARN dhe as proteinat.

ARNi e Poxvirusėve kapohen, metilohen dhe poliadenilohen njėsoj si ARNi standarde tė eukarioteve, por ARNi e qelizės bujtėse modifikohet nė bėrthamė dhe vaccinia replikohet  nė citoplazmė. Me qėnė se virusi i vaccinias ėshtė citoplazmatik, kėto modifikime mund tė barten nga enzimat e koduara tek virioni. Enzimat e modifikuara paketohen nė virione dhe kėshtu kėto ARNi bėhen menjėherė  nė infeksion dhe mund tė jenė tė modifikuara. Kėshtu qė nuk ka tė dhėna pėr ARNi tė gėrshetuara tek vaccina (kjo nuk ėshtė befasi pasi qė ajo riprodhohet nė citoplazmė dhe enzimat e gėrshetimit tė bujtėsit gjenden nė bėrthamė).

Njė prej produkteve tė pėrkthimit tė ARNi sė menjėhershme ėshtė njė enzimė e zhveshur. Kjo lejon zhveshjen e mėtejshme tė ADN sė vacciniės dhe shumė gjene mundet tani tė transkriptohen – gjenet e hershme tashmė janė shfaqur. Poxviruset janė tė veēanta nė atė qė ato kodojnė pėr njė proteinė tė zhveshjes, e cila duhet tė behėt nė qelizėn e re tė infektuar pėrpara sesa tė jetė kompletuar zhveshja.

“Fabrikat” e prodhimit tė virusit shihen nė citoplazmė - vendet e riprodhimit  tė virusit tė  vacciniės.

Proteinat e hershme marrin pjesė nė riprodhimin e AND-sė, transkriptimin e ARN, modifikimin e ARN dhe zhveshjen. Ato pėrfshijnė edhe disa proteina strukturale. 

 

 

FAZA E VONSHME

Sinteza e ADN

Sinteza e ADN ndodh nė “fabrikat” dhe pėrdor njė mekanizėm jo tė zakonshėm, i cili nuk do tė diskutohet kėtu.

Transkriptimi i vonshėm dhe pėrkthimi

Ky ėshtė njė proces kompleks. Disa proteina tė vonshme bėhen nėpėrmjet fazės sė vonshme, por tė tjerat vetėm nė fillim tė fazave tė vonshme. Kėshtu, ka njė  kontroll kompleks prej tė cilit proteinat bėhen prej  vacciniės dhe kur ato janė bėrė (ky ėshtė njė virus shumė i madh, kėshtu qė kompleksiteti nuk ėshtė befasi.)

 

poxexo2.jpg (186107 bytes) Figura 23 Skema  e mundshme pėr formimin e poxvirioneve  infektive. Korja e virusit  merr  mbėshtjellje nė membranėn citoplazmike dhe mund tė ēlirohet kur qeliza bujtėse lizohet. Disa viruse  membranore mund tė mugullojnė nėpėrmjet membranave tė tjera, nė raste tė tilla ato kanė  dy membrana.  Nė secilin rast virionet  janė infektive.  Adapted from  Baron, S. Ed. Medical Microbiology 4th Edition. 1996. 

SISTEMIMI

Sistemimi ndodh nė “fabrikat” e ndodhura nė citoplazmė. Thėrmizat e reja imature tė virusit marrin membranėn, ndėrsa nė citoplazmė–mekanizmi ekzakt nuk ėshtė plotėsisht i kuptueshėm, por duket se virusi merr “mbėshtjelljen” nga membranat e qelizės (figura 23). Ideja e vjetėr qė membrana formohet direkt nga lipidet mė mirė sesa nga njė membranė preegzistuese nuk ėshtė korrekte. Ka njė maturim gradual tė thėrmizave tė mbulesės. Virusi zakonisht ēlirohet nga dizintegrimi i qelizės bujtėse, por disa mund tė dalin jashtė nga mugullimi nėpėrmjet membranės (nė kėtė rast ata kanė njė ekstra membranė). Tė dyja format duket se janė infektive. Mekanizmi i saktė nėpėrmjet sė cilės virusi del jashtė nga qelizat e infektuara mund tė varet nga tipi i qelizės.

CILĖSITĖ QĖ DUHEN THEKSUAR TE POXVIRUSET

Citoplazmike
Gjenom i madh
Virusi bėn shumė gjėra pėr veten
Virusi ka kapacitete jo tė zakonshme krahasuar me viruse tė tjera

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt