x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

VIROLOGJI – KAPITULLI I SHTATĖ

PJESA E DHJETĖ

VIRUSI I PAMJAFTUSHMĖRISĖ IMUNE TEK NJERIU DHE SIDA
 

Dr Richard Hunt

Professor
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri 


 

SPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
 
  
 


 

LIDHJE ME SEKSIONET E TJERA TĖ VIH DHE SIDA JANĖ  NĖ FUND TĖ KĖSAJ FAQEJE

 

cd41.jpg (143564 bytes) 
Budingu shkakton lizisin e qelizės

cd42.jpg (130283 bytes)  
Formacioni i sinciciumeve

cd43.jpg (166996 bytes)  

Qeliza tė infektuara janė shkatėrruar nga qelizat cytotksike T

Figura 27 – Disa mekanizma tė mundshme pėr humbjen e qelizave T4 pas infeksionit me VIH
 

PĖRSE KA NJĖ HUMBJE PROGRESIVE TĖ QELIZAVE NDIHMĖSE T CD4+?

PĖRSE QELIZAT VRASĖSE CD8+ ZHDUKEN NĖ STADET E FUNDIT TĖ SĖMUNDJES?

Pėrse, kur vetėm 1 qelizė nė 10,000 (nė fillim) ose 1 nė 40 (mė vonė) kanė infeksion produktiv, zhduken tė gjitha qelizat T4? Ende ėshtė e paqartė pėrse qelizat CD4+ zhduken tė gjitha, megjithatė ka njė numur mundėsish:

a) Nė qelizat CD4 tė aktivizuara dhe tė infektuara sintetizohen dhe ka njė numur tė madh virionesh tė sintetizuara. Kėta budojnė nga qeliza dhe pėrfundojnė nė ēpuarjen e membranės (figura 27). Por qeliza ka nevojė qė tė jetė e infektuar por pėr kėtė qė ndodhi dhe shumica e qelizave CD4 nuk janė tė infektuara.

b) Meqėnėse membrana e VIH fuzionohet me membranėn e qelizės qė do tė infektohet si pasojė e mekanizmit tė varėsisė nga pH, formimi i sinciciumeve mund tė shpjerė nė pėrhapjen e virusit tek qelizat e pa infektuara (figura 27). Por sinciciumet nuk janė shumė tė zakonshėm.

c) Qelizat e infektuara qė prodhojnė proteinat virale (por jo ato nė gjėndje qetėsie-letente) do ti paraqesin kėto proteina nė sipėrfaqe tė qelizės tė lidhur me antigenėt e histokompaktibilitetit MHC klasa I. Qeliza e infektuar, ashtu si dhe qeliza tė tjera tė infektuara, do tė shkatėrohet nga qelizat cytotoksike T(figura 27). Pėrsėri kjo ndodh nė qelizat qė janė tė infektuara nga VIH.

d) Gp120 ėshtė e lidhur tek Gp41 nė sipėrfaqe tė virusit por me ndėrveprim jo kovalent dhe nė mėnyrė frekuente eliminohet nga qeliza e infektuar ose nga particelat virale. Ky lidhet tek qelizat e pa infektuara nėpėrmjet antigjenit CD4 dhe si rezultat ato duken tė infektuara dhe shkatėrrohen nga sistemi imun.

e) Ka tė dhėna qė antitrupat cytotoksikė tė lidhur me SIDA, nė pacientėt e infektuar, mund tė veprojnė me antigenin specifik nė sipėrfaqe tė qelizave T4 tė aktivizuara por jo tė infektuara.
 

 
apo1.jpg (184145 bytes)   Lidhja e cytokinave indukton shfaqjen e FNT-alfa nė makrofagėt dhe shfaqjen e receptorit nė qelizėn CD8+ T

apo2.jpg (158829 bytes)  Qelizat bien nė kontakt me njera tjetrėn.  FNT-alfa ndėrvepron me  receptorin. Pasoja ėshtė apoptoza.

apo3.jpg (112831 bytes)  Makrofagėt gėlltisin qelizėn T

Figura 28 – Induktimi i apoptozės nė qelizat T8
 

f) SIDA mund tė ketė njė komponent auto-imun. Nė njė pėrgjigje normale antigjenike tė mbartur nga qelizat T4, antigjeni CD4 ndėrvepron me tipin II tė MHC. Meqėnėse Gp120 gjithashtu lidhet tek CD4, Gp120 mund tė imitojė antigjenėt e MHC klasa II pasi tė dy e kanė ; nė tė vėrtetė ato duken se janė regjione tė sekuencave tė ngjashme nė dy proteina. Kėshtu antitrupat anti Gp120 mund tė shndrohen gjithashtu nė antitrupa anti MHC. (Kjo mund tė krijojė shqetėsime nė prodhimin e vaksinės).

g) Ka mundėsi qė VIH mund tė infektojė njė nėndarje tė qelizave T4 qė domosdoshmėrisht shkakton pėrhapjen e tij nė tė tėrė popullacionin e qelizave T4.

h) Proteinat e VIH mund tė ndryshojnė funksionin e qelizave T4. Ka disa tė dhėna pėr kėtė.

i) Aktualisht, njė nga mundėsitė e studjuara mė aktivisht pėr humbjen e gjithė popullacionit tė qelizave CD4+ dhe CD8+ ėshtė qė VIH inicion apoptozisin (vdekjen e programuar) nė kėto qeliza (Apoptozisi ėshtė njė process normal nė qelizat T4 pėr tė mposhtur autoimunitetin dhe pėr tė pėrfunduar pėrgjigjen immune) (figura 28). Kjo aktualisht mendohet se ėshtė faktori kryesor nė humbjen e qelizave CD4 gjatė pėrparimit tė sėmundjes.
 

VIH dhe apoptozisi i qelizave T

Disa prej tė dhėnave mė lartė mund tė shpjegojnė pėrse vetėm njė pjesė e vogėl e qelizave T4 duket se janė tė infektuara nė njė kohė tė dhėnė dhe tė gjitha zhduken nė stadet e vonshme tė sėmundjes. Kjo mundet gjtihashtu tė ndodhė se virusi kalon nga njė popullacion i qelizave T4 tek njė tjetėr dhe ndruesi ėshtė ko-receptori (shif mė lartė).

Qelizat CD8+ nuk janė tė infektuara nga VIH (pėr shkak se ato nuk kanė receptor CD4) dhe numuri i tyre mbetet i lartė gjatė kursit tė sėmundjes pėr shumė vjet. Dhe mandej qė deri tashmė ėshtė e pa shpejgueshme, ato vdesin shumė shpejt. Duket se disa nėntipe tė VIH, qė duken se ndodh nė infeksionin e vonshėm, nxisin nė masė apoptozisin e qelizave CD8, megjithėse CD8 janė CD4-, ato kanė ko-receptorė CXCR4 dhe VIH mund tė lidhet nė to (vetėm shtamet e fundit tė VIH mund tė induktojnė sincicume). Meqėnėse antigjeni CD4 nuk ėshtė present nuk ka infeksion por lidhja tek CXCR4 dėrgon sinjale nė qelizė, sinjale pėr apoptozisin dhe pėr pasojė eliminohen njė numur i madh i qelizave CD8+. Interesante ėshtė qė qelizat CD8 vdesin vetėm kur janė prezent makrofagėt.

 

 

Po si ndodh kjo? Ėshtė e njohur tashmė qė lidhja e shtameve tė VIH qė arrijnė vonė nė infeksion tek receptorėt CXCR4 vėnė nė lėvizje faktorin alfa tė nekrozės rruga e transdukcionit tė vdekjes (figura 28). Nė makrofagėt, lidhja e ligantit tek receptori CXCR4 nė sipėrfaqe tė qelizės indukton shfaqjen e faktorit alfa tė nėkrozės sė tumorit. Nė qelizat CD8+ T, e njėjta lidhje shkakton nxitjen e shfaqjes sė receptorit II tė FNT–alfa(Faktori Nekrozė i Tumoreve-alfa).

Kur njė makrofag i tillė dhe qeliza T CD8+ vijnė nė kontakt, FNT-alfa nė makrofagė lidhet tek receptori i FNT-afa nė qelizėn CD8+ T. Kjo nxit njė sinjal tė apotozisit tek qelizat CD8+ qė rezulton nė vezikulimin e qelizės CD8+ T (figura 28). Makrofagėt mandej fagocitojnė qelizat T tė mbetura. Kjo shpjegon pėrse makrofagėt do tė jenė present kur vdesin qelizat CD8+. Po pėr ēfarė arsye kjo ndodh natyralisht? Pėrse kemokinat veprojnė si sinjal vdekjeje pėr qelizat T CD8+?. Kėto qeliza janė qeliza vrasėse dhe mund tė shkaktojnė ērregullime serioze nė rast se ato pėrfundojnė nė njė vend tė gabuar . Mendohet qė kemokinat drejtojnė qelizat CD8+ pėr tė ndėrmjetėsuar pėr fatin e vdekjes sė makrofagėve po tė mos arrijnė ata nė vend vendosjen e pėrshtatshme tė tyre.

 

 

 


 

PJESE TE TJERA TE VIH

PJESA  I VIRUSI I PAMJAFTUESHMĖRISĖ  IMUNE TEK NJERZIT DHE SIDA

PJESA II VIH DHE SIDA; SĖMUNDJA

PJESA III KURSI I SĖMUNDJES

PJESA  IV PĖRPARIMI DHE BASHKĖ-FAKTORĖT

PJESA  V STATISTIKAT

PJESA VI  NĖNTIPET DHE BASHKĖ-RECEPTORĖT

PJESA VII  KOMPONENTĖT DHE CIKLI JETĖSOR I VIH

PJESA VIII  LATENCA E VIH

PJESA  IX GJENOMA E VIH

PJESA  X  HUMBJA E QELIZAVE CD4

PJESA XI  INFEKTIMI I QELIZAVE TĖ TJERA NGA VIH DHE POPULLACIONI I POLYMORFIZMIT

APENDIX I  VAKSINA ANTI-VIH

APENDIX II  SHKAKTON VIH- SIDA?

APENDIX III  KEMIOTERAPIA ANTI-VIH

 

 

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 

faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt