x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

 

VIROLOGJI – KAPITULLI SHTATĖ PJESA E NJĖMBĖDHJETĖ

VIRUSI I IMUNODEFICIENCĖS SĖ NJERIUT DHE SIDA

POLIMORFIZMI I POPULLATĖS

 

Dr Richard Hunt

Professor
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri
 


 

SPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
 
  
 


 

LIDHJE ME SEKSIONET E TJERA TĖ VIH DHE SIDA JANĖ  NĖ FUND TĖ KĖSAJ FAQEJE

 

hiv brain.jpg (123480 bytes)   Histopatologjia tregon nodulet mikrogliale nė trurin e pacientit i cili ka vdekur nga SIDA. Nodulet mikrogliale tė trurit janw lezione jo mikroskopike jo specifike shpesh tė lidhura me infeksionin fatal tė VIH. (CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr.  epe1@cdc.gov)

Figura 29

QELIZA TĖ TJERA QĖ INFEKTOHEN NGA VIH

Megjithėse qelizat CD4+ T4 zakonisht janė konsideruar se janė qelizat mė tė rėndėsishme nė kursin e SIDA dhe humbja e tyre tė shpie nė ndrydhjen e sistemit imun, infektohen dhe qeliza tė tjera. Makrofagėt janė shumė tė rėndėsishėm pasi ata formojnė rezervuar jashtė gjakut dhe mbartin virusin nė indet jashtė vaskulare. Makrofagėt e maturuar jo proliferativė mbėshtesin prodhimin e VIH pėr njė kohė tė gjatė pa u vrarė nga ai (virusi). Nuk ka latencė nė kėto qeliza, virusi budon. Prodhimi i cytokinave nga makrofagėt e infektuar ėshtė gjithashtu shmangje e tė shpurit drejt njė numuri efektesh dytėsore. Sėmundja dinake qė ėshtė karakteristikė e infeksioneve tė VIH nė Afrikė rezulton nga shkatėrrimi i cytokinave tė makrofagėve. Ky ērregullim tė kujton sėmundjen e Visnae tek dhėntė dhe infeksionet e Visnae kanė pjesėmarės makrofagėt. Makrofagėt dhe qelizat e ngjashme me makrofagėt infektohen nėpėrmjet rrugės sė antigjenit CD4. Gjithashtu, meqėnėse virusi indukton pėrgjigje tė mirė antitrupash tek bujtėsi, qelizat qė shfaqin receptorėt Fc ose tė komplementit do ta marrin virusin.

Janė tė infektuara dhe disa qeliza negative CD4-; pėr shembull, qelizat epiteliale tė vaginės dhe rektumit, qelizat endoteliale tė kapilarėve tė trurit dhe qelizat e tjera tė SNQ tė tilla si astrocytet dhe qelizat gliale (figura 29). Ato mund tė marrin virusin e VIH nėpėrmjet receptorėve galaktocerebroside. Qelizat dentrike mundet qė gjithashtu tė jenė mjaft tė rėndėsishme. Kėto qeliza duken se i kapin virionet dhe i mbartin ato pėr tek nyjet limfatike (shif gjithashtu seksionin 7).



POLYMORFIZIMI I POPULLATĖS DHE VARIANTET E VIH

Polimorfizimi i popullatės rezulton nga niveli i lartė i gabimeve tė revers transkriptazės dhe ARN polymerazės II tė cilat pėrdoren pėr tė replikuar gjenomėn virale. Niveli i gabimit ėshtė 1 nė 2000-10.000 nukleotide. Kjo sė bashku me nivelin e lartė tė prodhimit tė qelizave CD4+ dhe infeksionin, nėnkupton qė ēdo mutacion i vetėm vendor i mundshėm nė genomėn virale ditor arrin nė thuajse 1% tė tė gjithė mutacioneve tė dyfishta qė ndodhin nė sejcilėn ditė. Si rezultat, virusi i izoluar nga pacientėt me SIDA ėshtė shumė i ndryshėm nga virusi infektues orgjinal. Nė tropizimin qelizor, dallohen dhe nėn-shtame tė ndryshėm. Disa formojnė sinciciume, disa jo. Dhe si ėshtė theksuar tashmė tipet e makrofagėve tropikė qė nuk induktojnė sinciciume ndoshta janė forma infektive (Shėnim: shumė vaksina janė bėrė kundrejt VIH-1 qė indukton formėn e sinciciumeve dhe polimorfizimi paraqet njė pengesė pėr zhvillimin e suksesshėm tė vaksinės). Proteina kryesore variabile ėshtė Gp120 dhe brėnda njė pacienti tė vetėm, zakonisht VIH-1 luhatet nga 1-6% nė genet ENV. Ka disa vėnde tė ruajtur nė Gp120 nė tė cilėn mutacionet nga sa mund tė mendohet janė tė dukshėm (p.sh. vendi i lidhjes CD4). Por shumė shpesh glykozilimi maskon kėtė vend tė ruajtur (i cili gjithashtu ėshtė problem pėr zhvillimin e vaksinės). Gp41 nuk ėshtė i glykoziluar dhe vėndi i fuzionit ėshtė i nevojshme qė tė jetė i ruajtur (kjo ndoshta mund tė jetė njė vend pėr njė vaksinė tė mundshme).

Krahasimi i variacioneve brėnda njė individi, ka shumė variabilitet tė madh nė tė gjithė botėn. Nėn-tipet gjenetike tė VIH-1 ndryshojnė deri nė 30% nė sekuencat e aminoacideve tė genit ENV. Ka sė paku 10 nėntipe tė VIH-1.

Po nuk ėshtė vetėm niveli i mutacionit nga revers transkriptaza njė problem. Ėshtė e mundshme pėr njė person tė infektohet nga nėntipe tė ndryshme tė VIH-1 dhe nė njė qelizė tė kemi njė ko-infeksion. Rezultati ėshtė virusė me njė ARN nga njė nėntip dhe njė ARN tjetėr nga njė nėntip tjetėr. Nė ciklin e fundit tė infeksionit kemi rekombinim. Ėshtė parė qė njė nėntip rekombinant (VIH-1E) ėshtė i pėrhapur nė tė gjithė globin. Impakti i zhvillimit tė kėtyre nėntipeve ėshtė i madh pasi ata mund tė prekin efikasitetin e testeve tė gjakut tė infektuar. Mė tej ata duhet qė tė kihen parasysh kur mendohet pėr njė vaksinė. Ka gjithashtu mundėsi qė ata mund tė jenė sinjifikativisht tė ndryshėm nė transmetimin e nėntipeve tė ndryshme (VIH-1 ėshtė mė shumė i transmetueshėm se sa VIH-2).

 

 
 

STRATEGJITĖ PĖR TĖ ĒRĖNJOSUR VIRUSIN

Kemoterapia: Shumica e medikamenteve anti-HIV janė toksikė. Kemioterapia aktuale nuk ndalon infeksionin dhe nuk ka gjasa qė ta kurojė bujtėsin e infektuar. (shif kapitullin e kemioterapisė). Mė shumė ne mund tė shpresojmė pėr supresionin e prodhimit tė virionit duke e bėrė SIDA mė shumė njė sėmundje tė kuptushme. Sė fundmi janė bėrė pėrparime tė mėdha nė drejtim tė kėtij qėllimi (shif apendiksin 3).

Edukimi: VIH (fatmirėsisht) nuk ėshtė shumė infektiv. Ai mund tė evitohet po qe se merren masa korrekte. Kjo ka qėnė shumė e sukseshme nė vėnde tė tilla qė kanė kufizuar pėrhapjen e SIDA.

Vaksina: Kjo ėshtė rruga mė e mirė pėr tu mbrojtur kundrejt infeksionit. Por VIH ėshtė njė retrovirus dhe ka probleme shumė tė mėdha pėr zhvillimin e njė vaksine (shif apendiksin 1).
 

 

 

   

 


 

PJESE TE TJERA TE VIH

PJESA  I VIRUSI I PAMJAFTUESHMĖRISĖ  IMUNE TEK NJERZIT DHE SIDA

PJESA II VIH DHE SIDA; SĖMUNDJA

PJESA III KURSI I SĖMUNDJES

PJESA  IV PĖRPARIMI DHE BASHKĖ-FAKTORĖT

PJESA  V STATISTIKAT

PJESA VI  NĖNTIPET DHE BASHKĖ-RECEPTORĖT

PJESA VII  KOMPONENTĖT DHE CIKLI JETĖSOR I VIH

PJESA VIII  LATENCA E VIH

PJESA  IX GJENOMA E VIH

PJESA  X  HUMBJA E QELIZAVE CD4

PJESA XI  INFEKTIMI I QELIZAVE TĖ TJERA NGA VIH DHE POPULLACIONI I POLYMORFIZMIT

APENDIX I  VAKSINA ANTI-VIH

APENDIX II  SHKAKTON VIH- SIDA?

APENDIX III  KEMIOTERAPIA ANTI-VIH
 

 

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt