x x

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


VIRUSI I PAMJAFTUESHMĖRISĖ IMUNE TĖ NJERIUT

Apendiksi 1: DREJT NJE VAKSINE ANTI VIH

Dr Richard Hunt

Professor
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri
 

 

SPANJISHT

E-MAIL DR BERXHOLI
 
  
 
 
 
 

 

 

 

Qysh prej zhvillimt tė njė vaksine efektive kundėr smallpoksit, shumė sėmundje tė shkaktuara nga virusėt nuk janė mė probleme tė mėdha tė shėndetit publik human ose incidenca e tyre ėshtė reduktuar dukshėm. Nė fillim, kur u zbulua se agjenti i SIDA ishte virus, u mendua dhe u shpresua qė shumė shpejt mund tė pėrgatitej njė vaksinė e pėrshtatshme kundėr tij. Por epidemia e SIDA ėshtė sė bashku me ne pėr mė shumė se 20 vjet dhe ende ne nuk kemi njė vaksinė efektive kundrejt tij, pamvarėsisht pothuajse 100 provave klinike.

VIH infekton specifikisht qelizat CD4+ qė janė kryesisht limfocite T4. Kėshtu ky virus infekton dhe shkatėrron shumė qeliza qė janė tė nevojshme pėr tė luftuar njė infeksion. Mė tej VIH ėshtė njė retrovirus e cila nėnkupton qė synimi pėr njė vaksinė ėshtė i vėshtirė. Ka disa arsye pėr kėtė. Pėr shembull , pėr shkak se retrovirusėt pėrdorin ARN polymerazė II tė qelizės sė bujtėsit dhe njė revers-transkriptazė tė enkoduar nė virus pėr tė replikuar genomėn e tij, nuk ka proof reading tė genomės sė virusėve tė replikuar. Meqėnėse niveli i gabimit pėr ARN polymerazėn II ėshtė thuajse 1 nė 10 mijė dhe madhėsia e genomės sė VIH ėshtė thuajse 10 mijė nukleotide, kjo shkakton qė tė gjithė virionet e lindur tė kenė njė genomė tė ndryshme duke shkaktuar njė polymorfizėm tė shpejtė tė popullatės. Si pasojė ka njė variacion antigjenik tė shpejtė dhe seleksionimi i variantėve brėnda njė pacienti qė nuk njifen nga vaksina induktojnė njė imunitet qelizor dhe humoral. Mė tej akoma nė variacionet qė rezultojnė nga mutacioni dhe seleksionimi natyral me njė individ, janė gjetur nėpėr botė disa grupe tė VIH si M.N dhe O. Kėto grupe pėrmbajnė nėngrupe ( ose kombinime) dhe ēdo vaksinė efektive duhet tė ketė aftėsi qė tė japė imunitet kundrejt tė gjithė atyre. Proteina e mbulesės (gp120) mund tė ndryshojė nė sekuencat mė shumė se 35% midis grupeve tė ndryshme tė VIH. Po kėshtu janė identifikuar dhe rekombinantė midis grupeve tė ndryshme. Kėshtu qė ne kemi njė detyre tepėr tė vėshtirė nė zhvillimin e njė vaksine qė duhet tė pėrgjigjet kundrejt tė gjithė diversiteteve tė ndryshueshme. Pėrveē kėsaj nė rast se do tė ketė njė vaksinė efektive ajo nuk mund tė jetė 100% efikase po tė mos prodhohet njė imunitet steril i shpejtė sepse VIH mund tė vendosė njė infeksion me jetė tė gjatė. Kjo rezulton pasi ai ėshtė njė retrovirus. Kėta virusė, nė dallim nga virusėt e tjerė me ARN, prodhojnė njė kopje tė ADN qė do tė integrohet nė ADN e qelizės sė bujtėsit pėrpara se sa genomat e reja tė replikohen. Kjo formė e ADN (ose provirus) rezulton nė njė infeksion latent tė qelizave tė memorjes qė mund tė replikojnė virusin me aktivizimin e tyre. Kėshtu qė njė imunitet duhet tė zgjasė njė kohė tė gjatė.


Mėsime nga e shkuara nga vaksinat kundėr virusėve tė tjerė

  • Shumė vaksina stimulojnė memorjen imunologjike por nuk bllokojnė infeksionin

  • Shumė vaksina tė suksesshme induktojnė njė prodhim potent tė antitrupave

  • Shumė vaksina janė zhvilluar nė mėnyrė empirike

  • Vaksinat mė tė mira zhvillohen me virusė tė gjallė tė ndryshuar (atenuar) ose tė vdekur


Qėllimet pėr njė vaksinė anti VIH

1. Ajo duhet tė sigurojė njė imunitet steril. Ajo duhet tė veprojė kundėr virusėve tė lirė dhe qelizave tė infektuara me VIH. Pėrgjigjet humorale kundrejt infeksionit viral zakonisht janė mė tė kufizuara se sa pėrgjigjet e lymfociteteve cytotoksike T.

2. Nė rast se kjo nuk mund tė arrihet, ajo duhet tė bllokojė nivelin fillestar tė replikimit tė VIH dhe tė ulė pikėn e vendosjes sė infeksionit duke mbajtur njė ngarkesė tė ulėt virale dhe si rrjedhim njė gjėndje pa pėrparim pėr njė kohė tė gjatė. Nga ulja e viremisė duhet tė ketė njė nivel tė ulėt tė virusit nė gjak dhe spermė dhe si pasojė tė reduktojė transmetimin.


Vaskinat mjekuese (terapeutike)

Kėto kanė si qėllim tė ngacmojnė sistemin imun pėr antitrupa tek njė person qė ėshtė infektuar.

Nė vitin 1986, Zagury dhe kolegėt pėrdorėn limfocitet B tė fiksuara qė shprehin proteina tė VIH, por nuk ka tė dhėna pėr pėrmirėsimin e imunitetit qelizor. Ata mandej u pėrpoqėn pėr njė vaksinė qė pėrbėhet prej qelizave B fikse, alfa interferon inaktiv, qeliza CD8 T tė aktivizuara tė fiksuara, ARN tė stabilizuar nė formalinė pa VIH dhe njė pėrzierje tė peptideve tė VIH. Ajo duket e sigurt. Tė 6 pacientėt kishin nivel tė lartė tė qelizave T4. Kėtė e kanė pasuar edhe vaksina tė tjera terapeutike, por qė asnjera prej tyre nuk ka patur efekte pėrfituese tė qėndrueshme.


Vaksina mbrojtėse

Problemi kryesor nė zhvillimin e vaksinave mbrojtėse ėshtė qė ne njofim shumė pak rreth pėrgjigjes immune qė korrelon me kėtė mbrojtje. Si dhe ėshtė theksuar diku , ėshtė parė qė njė numur i vogėl njerzish mbeten tė painfektuar edhe pse ata kanė njė ekspozim ekstensiv kundrejt virusit. Kjo nėnkupton qė mbrojtja imunologjike ėshtė e mundshme.

Fillimisht, pas ekspozimit ka njė nivel tė lartė tė viremisė me infeksion tė qelizave ndihmėse T4 dhe shpėrndarje pėr nė sistemin limfoid. Duket qartė qė kjo viremi fillestare kontrollohet efekivisht dhe prodhohen qeliza specifike cytotoksike CD8+ T kundrejt VIH. Ka gjithashtu dhe antitrupa qė lidhin VIH nė infeksionin e hershėm megjithėse antitrupat neutralizues duken vetėm pas viremisė qė ėshtė e kontrolluar. Faza asymptomatike pason pėr 8 deri nė 10 vjet.


Problemet qė ekzistojnė nė prodhimin e njė vaksine anti-VIH

1) VIH ėshtė retrovirus. Njė shtam vaksinal qė mbron kundėr SIDA duhet tė ketė LTRs dhe duhet tė jetė onkogjenik.
 
2) VIH ėshtė retrovirus. Pėrdorimi i revers transkriptazės dhe ARN polymeraszės II tė cilat nuk kanė proof reading tė shpien shpejt drejt polymorfizmit. Prandaj njė vaksinė kundėr njė shtami laboratorik ka mundėsi tė qė jetė e vėshtirė qė tė prekė shtamet nė popullacion.

3) Antigjeni kryesor ėshtė i mbuluar nga sheqerna qė janė imunollogjikisht tė qetė. Struktura kristalike e gp120 paraqet problem. Epitopet e ruajtur qė lidhen tek antigjeni CD4 janė, pėr mė tė shumtėn e kohės, tė fshehur thellė nė molekulė. Zonat e ndryshueshme dhe zinxhirėt e sheqerit i mbrojnė kėto epitope.

4) Antitrupat kundrejt VIH qė dalin nga vaksina mund tė rrisin kapjen nga makrofagėt.

5) Antitrupat kundejt VIH qė dalin nga vaksina mund tė shtojnė autoimunitetin

6) Ne akoma nuk dimė komplet se si VIH shkakton uljen e qelizave CD4+ T4

7) Ne nuk kemi modele te mira kafshėsh. Shimpazetė mund tė infektohen por nuk zhvillojnė SIDA. Kėshtu qė provat nė njerėz janė tė domosdoshėm nė fillim pėr zhvillimin e vaksinės. Alternativisht, pėr zhvillimin e vaksinės, ne mund tė pėrdorim VIS dhe majmunėt, porse ky nuk ėshtė i njėjti virus.

8) Latenca klinike nėnkupton qė ne kemi nevojė pėr tė tjerė tregues qė shpėrthejnė SIDA. Ngarkesa virale ka treguar se ėshtė njė lidhje e mjaftueshme pėr tė parashikuar pėrfundimin klinik.

9) Si duhet ne ti pėrcaktojmė eksperimentet? Nė rast se vullnetarėt janė tė kėshilluar, mundet kjo ndikojė nė rezultatet? Nė rast tė dhėnies sė njė kuptimi fals tė sigurisė sė vaksinės mundet qė kjo tė ndikojė tek rezultatet nė drejtim tė kundėrt?

10) Transmetimi qelizė me qelizė mund tė prodhojė antitrupa humoralė standartė tė dala nga njė vaksinė e parėndėsishme.

Megjithatė, kursi fillestar i sėmundjes tregon qė mund tė vendoset njė pėrgjigje e mirė qelizore nga qelizat cytotksike T kundrejt VIH dhe virusi nuk mund tė eliminohet tėrėsisht nga qarkullimi.

Pėr njė vaksinė pyetjet e mėposhtėme janė tė rėndėsishme:

  • Ēfarė janė mardhėniet e mbrojtjes?

  • Si duhet tė paraqitet antigjeni?

  • Ēfarė antigeni jep mbrojtje?

  • Duhet tė mendojmė se mund tė pėrdorim njė virus tė pėrgatitur, tė attenuar dhe tė plotė. Ka gjithashtu problem pėr dėshtim tė plotė tė virusit tė inaktivuar me formalinė. Teknollogjia high-tech jep shpresa pėr pėrgatitjen e vaksinave subunite (porse ato gjithashtu kanė dėshtuar nė mbajtjen e premtimt tė dhėnė).

  • Ēfarė mund tė thuhet rreth imunitetit mukozal? Meqėnėse shumica e VIH futet nė organizėm nėpėrmjet rektumit ose vaginės, kjo ėshtė thelbėsore.

  • Meqėnėse shumica e popullatės nuk janė tė rrezikuar a duhet ne tė kemi si qėllim pėrgatitjen e njė vaksine terapeutike, pamvarėsisht sukseseve tė pakta nė tė kaluarėn?

  • Janė kafshėt modele tė pėrshtatshme?

  • Ēfarė duhet tė japė njė vaksinė ? Ne kemi nevojė tė vrasim qelizat e infektuara pasi virusi mund tė pėrhapet nga qeliza nė qelizė. Kėshtu qė njė pėrgjigje qelizore ėshtė mjaft e rėndėsishme.
     

 

 
 

GJĖNDJA E VAKSINAVE MBROJTĖSE ANTI-VIH

Vaksinat subunite

Vaksinat qė pėrdorin proteina tė purifikuara nuk induktojnė njė pėrgjigje imune qelizore; rrallė ato stimulojnė antitrupat neutralizues tė cilat mund tė tė shpien nė njė imunitet steril. Shumica e vaksinave aktuale anti-VIH pėrfshihen nė kėtė kategori. Ato pėrbėhen prej proteinave rekombinante ( si p.sh. gp160 ose gp120) qė paraqiten nė formė tė tretshme. Pėr shkak tė nevojės pėr njė pėrgjigje immune qelizore, gjenet pėr proteinat individuale tė bėra in situ janė tė shprehur nga vektorėt rekombinantė ( shif mė poshtė).

Janė bėrė pėrpjekje orgjinale dhe u pėrgatit njė vaksinė nė shimpazetė duke pėrdorur antigenin e tretshėm (solubėl) gp120 ku u pa se shimpazetė e imunizuara mund ti rezistojnė inokulimit tė dozave tė njėpasnjėshme intravenoze nga virusi i tė njėjtit tip nga i cili ėshtė pėrgatitur antigjeni vaksinal. Megjithatė si dhe ėshtė pėrmėndur, VIH vazhdimisht ėshtė nė ndryshim dhe inokulimi nga tipe tė tjera ėshtė parė qė nuk ka mbrojtje kundrejt kėtij.

Qė nga 1986, ka patur shumė vaksina tė tjera anti-VIH tė bazuara nė antigjenin gp160/gp120/gp41 duke pėrdorur adjuvantė tė ndryshėm. Kėto mund tė mbrojnė shimpazetė kundrejt VIH nėn kushte tė ndryshme tė kontrolluara, porse dėshtojnė nė mbrojtjen kundėr izolateve klinikė. Nė modelin e VIS/Macaque, vaksinat e bazuara nė proteinat e mbulesės duket se nuk mbrojnė kundėr inokulimeve tė njėpasnjėshme.

Pėrgjigjia immune e gjeneruar nga vaksinat qė stimulon antitrupat neutralizues zakonisht ėshtė me jetė tė shkurtėr (shpesh ēėshtje javėsh) dhe me titėr tė ulėt. Midis arsyeve pėr kėtė pėrgjigje tė varfėr ėshtė e nevojshmė qė gp120 tė mbetet nė conformacionin e tij natyral, veēanėrisht nė gjėndjen e tij trimerike, pėr tė nxjerrė antitrupa neutralizues, por kjo nėnkupton qė njė sasi e madhe e zinxhirėve tė oligosaharideve dhe palosjet e proteinės nė vetvehte mbrojnė epitopet potencialė. Njė anė qė presupozohet nuk ndryshon shumė si rezultat i mutacionit ėshtė vendlidhja e receptorit tė gp120 (p.sh. ose vendlidhja e antigenit CD4 ose vendlidhja e ko-receptorit) pasi mutacioni mund tė pengojė ndėrveprimin virus-qelizė. Por kėto vėnde mbeten tė djegura tek molekula e gp120. Njė pėrngjasim interesant synon tė prodhojė vaksina kundrejt epitopeve qė janė tė ekspozuar vetėm pas ndryshimeve konformacionale qė ndodhin kur antigjeni CD4 dhe gp120 ndėrveprojnė me njeri tjetrin.

Kėshtu, nė rastin e vaksinave subunite me bazė glykoproteina, ne mund tė themi: Tė gjitha janė tė sigurta! Asnjė nuk ėshtė e besueshme pėr tė funksionuar! Megjithatė , ėshtė e dukshme qė antitrupat neutralizues kunder VIH gp120 ose gp41 janė tė shtuar.


Imuniteti ndėrmjetės qelizor

Qė kur ka patur pak sukses me proteina tė tretshme dhe shfaqjen e antitrupave mbrojtės neutralizues, studjuesit e vaksinave janė kthyer tek pėrgjigjia immune qelizore. Nė fakt, ėshtė e qartė qė ulja e madhe e virioneve tė VIH qė ndodh tek pacientėt menjėherė pas infeksionit ėshtė si rezultat i pėrgjigjes sė qelizave cytotoksike T se sa njė pėrgjigje humorale. Kėshtu kėto vaksina pėrpiqen tė tregojnė epitopet e VIH nė qelizat lidhur me molekulat e HLA ( histokompaktibilitetit madhor) dhe shkatėrrimin e qelizave tė infektuara mė mirė se sa virionet e lira.
 

 

 
 

Vaksinat me virus tė plotė nė kafshė

Nė studimet e hershme me modelin VIS/Macaque ėshtė prodhuar njė vaksinė me virus tė plotė. Kjo duket se jep mbrojtje, megjithėse studimet e mėvonshme treguan qė mbrojtja e shfaqur mesa duke ėshtė si pasojė e pėrgjigjes kundrejt proteinave qelizore nė vaksinėn e pėrgatitur dhe nė virusin nė tė se sa njė pėrgjigje specifike kundrejt vetė virusit.

Studimet fillestare tek shimpazetė ku gjithashtu ėshtė pėrdorur virus i plotė, tregojnė disa shkallė tė mbrojtjes. Por kėto eksperimente janė paraqitur pa sukses. Shimpazetė janė vaksinuar me njė shtam laboratori tė vdekur dhe janė infektuar intravenoz me doza tė vogla tė tė njėjtit shtam nė pikun e prodhimit tė antitrupave. Nuk ėshtė parė imunitet rektal ose vaginal dhe mbrojtja ėshtė e pėrhapur vetėm kundrejt tė njėjtit shtam tė VIH qė ėshtė pėrdorur si imunogjen. Ėshtė e qartė qė njė vaksinė e sukseshme do tė duhej tė vepronte kundėr njė numuri tė shumtė tė nėnshtameve tė VIH qė arrijnė gjatė infeksionit normal ose do tė duhej tė neutralizonte virionet fillestare infektuese. Pėrdorimi i preparatit me virus tė vrarė, njė vaksinė shumė komplekse, do tė kėrkontė qė tė ishte e aftė qė tė shfaqte antitrupa kundrejt njė numur shtamesh tė virusit.

Vaksinat e hershme studimore me virus tė vrarė u pėrgatitėn me virus qė shkaktonte sinciciume (tė cilat lidhen tek ko-receptorėt X4 dhe qė gjėndet tek pacientėt nė fazėn e fundit tė infeksionit) por ne tashmė dimė qė virusėt qė nuk induktojnė sinciciume, makrofagėt-tropik janė forma infektive. Sigurisht, qė ajo ēfarė kėrkohet ėshtė njė vaksinė qė vepron kundėr infeksionit fillestar nga virusi jo sincicium formues (qė lidhet tek ko-receptori R5). Janė bėrė pėrpjekje pėr ta bėrė kėtė por izolatet fillestare tė VIH janė problem pėr shkak se ata duket se e kanė mė tė mirė qė tė fshehin vėndet e neutralizimit nga antitrupat nėpėrmjet fshehjes sė epitopeve tė cėnueshėm brėnda nė proteinė. Megjithatė kėto epitope kritikė tė ruajtur duhet tė ekspozohen nė disa kohė gjatė ciklit jetėsor tė virusit, pėr shembull kur virusi lidhet nė receptorėt e tij, kohė nė tė cilėn shfaqet struktura e fuzionit. Qelizat janė fiksuar me formalinė nė pikėn e fillimit tė fuzionit virus-qelizė pėr tė kapur kėtė strukturė fuzioni. Pėr ta bėrė kėtė, fibroblastet e majmunit janė pėrpunuar qė tė shfaqin glykoproteinėn sipėrfaqėsore tė njė izolati primar tė VIH. Linjat qelizore humane janė bėrė qė tė shfaqin tė dy si antigenin CD4 dhe ko-receptorin CCR5. Pas pėrzierjes sė qelizave bėhet e mundur qė tė dy tipet tė lidhen tek njeri tjetri, ato fiksohen pėr tė kapur fuzionin e epitopeve dhe pėrdoret pėr tė prodhuar antitrupa nė minj. Antitrupat e prodhuar nė minj neutralizojnė 23 prej 24 izolateve primare, shumica e tė cilėve janė tė tillė qė nuk induktojnė sincicume.

 

 

Vaksinat me virus tė atenuar (ndryshuar)

Janė bėrė disa demonstrime qė njė vaksinė me virus tė plotė tė atenuar (ndryshuar) mund tė mbrojė majmunėt kundėr inokulimeve pasuese mė VIS. Pesėmbėdhjetė vjetė mė parė, njė vaksinė e gjallė me shtam tė ndryshuar (atenuar) u pa se mbrontė majmunėt Macaque kundrejt VIS. Tė gjitha kafshėt e vaksinuara u mbrojtėn nga infeksioni, ndėrsa tė gjithat ato tė kontrollit vdiqėn. Kjo konfirmon faktin qė imuniteti qelizor ėshtė mjaft t rėndėsishėm. Nė popullatėn humane, ka qėnė gjithmonė fenomeni i mbijetesės pėr njė kohė tė gjatė tė tė infektuarve me VIH. Pėrse disa njerėz mbijetojnė pėr njė kohė tė gjatė ende ėshtė e paqartė, kurse disa tė tjerė qė kanė patur disa kontakte tė qarta mė virusin ( si p.sh. prostitutat ose persona tė tjerė pa dallim) nuk tregojnė pėrgjigje imune, porse disa prej kėtyre personave tregojnė tė dhėna se kanė vendosur njė pėrgjigje imunitare qelizore shumė tė fortė anti VIH.

Ēfarė mund tė thuhet pėr njė vaksinė tė ndryshuar (atenuar) pėr pėrdorim human? Si theksuam dhe mė lartė, ka shumė probleme qė kanė bėrė qė kėrkuesit tė heqin dorė nga vaksinat e gjalla tė ndryshuara (atenuara) me shtam VIH , por kjo nuk duket tė jetė njė natyral i ndryshuar (atenuar) nga VIH qė mund tė jetė njė shtam kandidat mjaft i mirė pėr vaksinėn. Disa njerėz, tė cilėt janė infektuar nė mėnyrė aktive dhe nuk shfaqin shėnja tė SIDA, prodhojnė njė virus mutant NEF me fshirje. Pėr shembull ka ėshtė njė bashkėsi tė Australianeve tek tė cilėt ka njė shtam VIH me fshirje tė shumta nė regjionin NEF/LTR tė genomės. Tė gjithė kėta njerėz e marrin virusin nga transfuzioni dhe nuk shfaqin shėnja pėr njė periudhė prej mė shumė se 15 vjetėsh.

NEF nuk kėrkohet pėr replikimin e VIH in vitro dhe nė fakt niveli i lartė i mutacionit tė shpie tek mbyllja e reading frame in vitro. Megjithatė, NEF ėshtė i rėndėsishėm pėr njė infeksion produktiv in vivo pasi kur njė virus me njė NEF reading frame tė mbyllur pėrdoret pėr tė infektuar njė shimpaze, reading frame hapet. Kjo tė shpie tek ideja qė njė VIH i atenuar (ndryshuar) me fshirje tė NEF mund tė jetė njė vaksinė potencialisht e mirė. Mė mirė ėshtė i nevojshėm njė mutacion me fshirje se sa njė mutacion vendor, pasi i pari ka pak gjasa qė tė supresohet dhe rikthimi i njė virusi tė atenuar nė njė formė virulente tė njė tipi tė egėr ėshtė mė pak problem.

Ėshtė parė qė mutantėt me fshirje tė NEF tė VIS mundet qė nė mėnyrė efektive tė mbrojnė majmunėt kundėr virusit simian tė SIDA pa shkaktuar sėmundje. Megjithatė, njė mutant natyral me fshrije tė NEF/LTR ėshtė parė se ėshtė patogjenik pėr njerzit tė cilėt janė ekspozuar kundrejt tij nėpėrmjet rrugės sė transfuzionit. Ai rezulton nė njė ndrydhje imune, megjithėse shpėrthimi ėshtė mė i vonshėm se sa me virusin tipi i egėr.

Duket gjithashtu qė ėshtė ende problem rikthimi, edhe nė qoftė se ai ėshtė i vogėl, dhe qė fatkeqėsisht ai ka ndodhur. Fshirja e NEF tek VIS e rikthen nė njė shtam virulent nėpėrmjet njė procesi tė dublikimit tė gjeneve tė njė sekuencė tė afėrt. Pėrveē kėsaj, majmunėt e rinj zhvillojnė SIDA kur u jepet atyre njė dozė madhe e vaksinės. Kėshtu qė kjo mund tė jetė njė shans i mirė pėr infeksionin midis marrėsve tė vaksinave sidomos tek ata tė cilėt janė me sistem imun tė ndrydhur (kompresuar) si pacientėt me kancer ose tė vjetrit. Kjo do tė thotė qė shtami vaksinal mund tė vazhdojė tė replikohet me nivel tė ulėt nė disa zona tė sistemit imun.


Vaksinat rekombinante

Nė kuadrin e prezantimit tė antigjenit nė konteksin e molekulės sė HLA dhe ngritjes sė pėrgjigjes imune qelizore, janė zhvilluar vaksinat rekombinant qė pėrmbajnė njė gjen (ose gjene) nga VIH nė njė vektor jo patogjen. Njė vektor qė ėshtė pėrdorur ėshtė vacina virus, virus i gjallė qė pėrdoret si vaksinė e small poxit. Rezultatet kanė qėnė jo shpresėdhėnėse. Shtami vaccina qė ėshtė pėrdorur pėr prodhimin e vaksinės ėshtė shtami Ankara i atenuar mė tej. Ai ėshtė shumė efektiv kundėr small poxit e cila do tė thotė qė mijra njerėz e kanė marrė atė me nivel tė lartė sigurie. Vaksina anti-VIH e bazuar tek shtami vaccina tė Ankarasė nxit si imunitetin qelizor ashtu dhe atė humoral dhe duket efektive tek kafshėt. Fatkeqėsisht, nė njerėz vaksina ka dhėnė rezultate qė lėnė pak vėnd pėr optimizėm. Ka njė aktivitet anti-VIH tė kufizuar, ndoshta pėr shkak se shumica e jona ka imunitet kundrejt vaccinės si rezultat i vaksinimit. Dhe si ndodh me shtamet e vaksinave tė atenuara , ka njė problem qė virusėt vaksinalė rekombinantė tė gjallė mund tė pėrhapen nė popullatėn e individėve me sistem imun tė ndrydhur.

Vektori tjetėr, canarypox (lija e kanarinave), ėshtė pėrdorur si bazė pėr njė vaksinė rekombinante anti-VIH. Pėrsėri kėto teste kanė treguar njė zhvillim tė kufizuar tė njė pėrgjigjeje imune me jetė tė gjatė. Nė njė eksperiment (2007), vaksina me canarypox, ėshtė testuar sė bashku me administrimin e interleukinės-2 pėr tė krijuar imunitetin bazė tek pacientėt. Subjektet ishin VIH pozitivė dhe ishin trajtuar sipas parimit HAART. Kėrkuesit dėshironin tė pėrcaktonin nė rast se vaksina, ALVAC vCP1452, do tė mbante nivel tė ulėt tė VIH nė gjak tek personat pas ndalimit tė trapisė antiretrovirale. Vaksina pėrmban disa gjene tė VIH-1: gp120, e shprehur nga pjesa e gjenit env i shtamit MN tė VIH-1; domeni ankorues transmembranor i gp41 tė shtamit LAI VIH-1; polyproteina p55 e shprehur nga gjeni gag i shtamit LAI VIH-1; pjesa e gjenit pol qė shpreh aktivitetin e proteazės nga shtami LAI VIH-1 me qėllim tė pėrpunimit tė polyproteinės p55gag. Mė tej ka gjene qė shfaqin peptidet nga pol dhe nef qė janė HLA-A2 epitope tė kufizuar pėr limfocitet cytotoksike T. Sekuencat e koduara tė tė dy vaksinave janė gjithashtu prezentė nė vektor pėr tė pėrmirėsuar translatimin e ARN dhe shfaqjen e proteinave tė VIH-1. Fatkeqėsisht, nuk ka diferenca midis trajtimit dhe grupit tė placebos (ku nuk ėshtė pėrdorur trajtimi).

Tjetėr mundėsi vektori ėshtė adenovirusi me replikim defektiv dhe duket se rrit mė mirė pėrgjigjen. Kėta virusė mund tė infektojnė qelizat dhe shfaqen, por virione pasardhės nuk formohen. Disa vaksina pėrmbajnė virusė tė shumtė, ku sejcili shpreh proteina tė ndryshme tė VIH tė tilla si nef, gag dhe pol. Kėto ofrojnė mbrojtje nė kafshėt model por gjithashtu shtrohet dhe pyetja se sa tė pėrshtatshėm janė modele tė tillė tek njeriu me SIDA. Nė tė vėrtetė, eksperiencat e kaluara kanė treguar qė modelet e kafshėve mund tė ofrojnė shumė shpresė qė ėshtė mė vonė nxitės pėr pėrpjekjet tek njerzit.
 

   
  Harta e pėrpjekjeve e kompletuar 2004
Inisiativa internacionale pėr vaksinėn SIDA
 

 

 

AKTUALISHT SI ĖSHTĖ SITUATA NĖ ZHVILLIMIN E VAKSINAVE ANTI-VIH?

Strategjia aktuale

  • Vaksinat e gjalla tė atenuara tė bazuara nė fshirjen e gjenit jo thelbėsor NEF nė majmunėt tregon qė mund tė zhvillohen vaksina kundėr VIS. Vaksina ėshtė efektive kundėr shtameve me patogjenitet tė lartė tė VIS. Pėr shkak tė problemeve me rikthimin, strategjia e fshirjes bėn qė tė kemi shtame vaksinalė me fshirje tė shumta tė NEF. Por kėto shtame vaksinale janė parė se shkaktojnė sėmundje nė majmunėt e rinj; majmunėt adultė me shtamin vaksinal gjithashtu mė vonė tregojnė shėnja tė sėmundjes.
     

  • Janė studjuar gjithashtu vaksina me virus tė gjallė tė vrarė (shif mė lartė). Problemi qė mbetet , dėshtimet nė inaktivim do tė shkaktojė sėmundje serioze. Gjithashtu ky ėshtė njė retrovirus qė ka potencial pėr tu integruar nė genomėn e bujtėsit dhe shkakton sėmundje shumė kohė mė vonė.
     

  • Subunitet rekombinantė tė mbulesės dhe korja do tė induktojnė nivel tė lartė tė antitrupave neutralizues, por neutralizimi i kryqėzuar ėshtė i varfėr si dhe nuk ka qeliza vrasėse T pėr tė sulmuar qelizat e infektuara.
     

  • Ka pėrpjekje pėr epitope tė peptideve tė drejtuara direkt kundėr domenit principial neutralizues tė VIH gp120, por nuk ngacmohet imuniteti qelizor.
     

  • Mund tė pėrdoren pėr tė bėrė vaksinė dhe pseudovirusėt. Duke futur njė gen pėr proteinėn env nė genomėn e virusit tė padėmshėm. Kėta vektorė tė gjallė mund tė induktojnė antitrupa dhe qelizat vrasėse T.
     

  • Imunizimi me ADN. Kjo ėshtė e sigurt, jo me shpenzime, e transportueshme. Ajo shkakton si imunitet humoral dhe atė qelizor. Vaksinat me ADN tė xhveshur kanė qėnė thuajse efektive kundėr VIS dhe janė testuar dhe nė njerėz.

     

 
 
 

 

 

 

PJESE TE TJERA TE VIH

PJESA  I VIRUSI I PAMJAFTUESHMĖRISĖ  IMUNE TEK NJERZIT DHE SIDA

PJESA II VIH DHE SIDA; SĖMUNDJA

PJESA III KURSI I SĖMUNDJES

PJESA  IV PĖRPARIMI DHE BASHKĖ-FAKTORĖT

PJESA  V STATISTIKAT

PJESA VI  NĖNTIPET DHE BASHKĖ-RECEPTORĖT

PJESA VII  KOMPONENTĖT DHE CIKLI JETĖSOR I VIH

PJESA VIII  LATENCA E VIH

PJESA  IX GJENOMA E VIH

PJESA  X  HUMBJA E QELIZAVE CD4

PJESA XI  INFEKTIMI I QELIZAVE TĖ TJERA NGA VIH DHE POPULLACIONI I POLYMORFIZMIT

APENDIX I  VAKSINA ANTI-VIH

APENDIX II  SHKAKTON VIH- SIDA?

APENDIX III  KEMIOTERAPIA ANTI-VIH

 

 

 

Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt