x |
x |
 |
 |
c |
BAKTERIOLOGJIA |
IMUNOLOGJIA |
MIKOLOGJIA |
PARAZITOLOGJIA |
VIROLOGJIA |
ANGLISHT |
MIKOLOGJIA KAPITULLI I
HYRJE NĖ MIKOLOGJI
Dr. Arthur Di
Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada
Pėrktheu:
Dr Lul Raka
Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e
Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e
Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės-
Prishtinė, Kosovė
|
E-MAIL DR LUL RAKA |
Universiteti i Prishtinės |
 |
|
|
Figura 1. Sporet e Chaetomium globosum. Chaetomium
ėshtė njė askomicete dhe nė shumicėn e rasteve sporet kanė formė limoni
me njė pore tė vetme
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje
Figura 2. Bazidiokarpet mbėshtetėse tė fungut qė tregojnė hifet
gjenerative ( sporeformuese). Sporet riprodhuese janė tė shpėrndara
nėpėr pore nė sipėrfaqe tė mbajtėseve.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje
Figure 3. Mucor spp. me spore. Konidioforet janė tė pjekura dhe
membrana e tyre e jashtme ėshtė e dezintegruar duke lejuar lirimin e
sporeve (onidieve). Mucor ėshtė njė fung i shpeshtė nė shumė mjedise.
Ėshtė njė zigomicete qė mund tė jetė me veti alergjike dhe shpesh
vėrehet si saprofit nė tokė, materialin e vdekur ( si p.sh. nė sanė),
bajgat e kalit dhe nė pemė. Ėshtė mikroorganizėm oportun patogjen dhe
mund tė shkaktojė sėmundje te personat me imunitet tė komprometuar.
Lokalizimi i infeksioneve ėshtė zakonisht nė mushkėri, sinuset nazale,
tru, sy dhe lėkurė. Disa lloje janė izoluar te rastet me zigomikozė, por
nė praktikė pėrdoret gjerėsisht termi mukormikoza. Zigomikoza pėrfshin
infeksionet mukokutane dhe rinocerebrale si dhe infeksionet renale,
gastritin dhe infeksionet e mushkėrive.
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje
|
KLASIFIKIMI
Fungjet
janė mikroorganizma eukariotė qė nuk pėrmbajnė klorofil, por kanė mur
qelizor, struktura filamentoze dhe prodhojnė spore. Kėto mikrobe rriten si
saprofitė dhe zbėrthejnė materiet e vdekura organike. Varėsisht sipas
mėnyrės sė klasifikimit tė tyre, sot njihen afėr 100.000 deri 200.000 lloje
tė fungjeve. Nė mjekėsi, njihen afėr 300 lloje tė fungjeve qė shkaktojnė
sėmundje nė njerėz.
Qeniet e gjalla klasifikohen nė pesė mbretėri. Njė mbretėri tė veēantė e
pėrbėjnė fungjet.
MBRETĖRIA |
VEĒORIA |
SHEMBULL |
Monerat |
Prokariocit |
Bakteret
Aktinomicetet
|
Protistat |
Eukariocit |
Protozoat |
Fungjet |
Eukariocit * |
Fungjet |
Bimėt |
Eukariocit |
Bimėt, Myshqet |
Shtazėt |
Eukariocit * |
Artropodet
Gjitarėt
Njeriu
|
* Kjo veēori ėshtė
pėrgjegjėse pėr dilemėn terapeutike nė terapinė antimikotike.
Taksonomia e
mbretėrisė sė fungjeve ėshtė evolutive dhe nganjėherė edhe kundėrthėnėse.
Nė tė kaluarėn, klasifikimi i tyre bazohej kryesisht nė morfologjinė e
vėrejtur me mikroskop tė thjeshtė optik. Mirėpo, metodat moderne tė
studimit tė ultrastrukturės sė fungjeve, metodat biokimike dhe ato
molekulare kanė sjellur dėshmi tė reja qė kanė ndryshuar taksonominė.
Fungjet qė kanė rėndėsi mjekėsore janė ndarė nė katėr rende:
1. Askomikota-
shumėzimi seksual ndodh nė qeskėn e quajtur askus me prodhim tė
askosporeve (figura 1).
2. Bazidiomikota-
shumėzimi seksual ndodh nė qeskėn e quajtur bazidium me prodhim tė
bazidiosporeve (figura 2).
3. Zigomikota-
kanė shumėzim seksual me gamete dhe aseksual pėrmes krijimit tė
zigosporeve (figura 3).
4. Fungjet mitosporike (Fungi Imperfecti) nuk kanė formė tė shumėzimit
seksual. Nė kėtė grup bėjnė pjesė shumica e fungjeve patogjene.
|
Figura 4.
Candida albicans stadi i majave dhe hifeve. Trajta e majave
zakonisht haset nė lėkurėn e njeriut, nė traktin e sipėrm respirator,
traktin tretės dhe traktin gjenital femėror. Ky mikroorganizėm posedon
cikėl jetėsor dyformėsh me stadin e majave dhe atė tė hifeve. Majat
prodhojnė hife dhe pseudohife. Pseudohifet mund ta rrisin qelizėn e
majave pėrmes bulėzimit apikal ose lateral. Shkakton kandidozė qė
pėrfshin infeksionin e gojės dhe vaginės (vulvovaginitin).
©
Dennis Kunkel Microscopy, Inc. Me leje |
MORFOLOGJIA
Fungjet patogjene mund tė
ekzistojnė nė trajtė tė majave (tharmeve) ose hifeve (figura 4). Tėrėsia e njė
mase tė hifeve e pėrbėn miceliumin. Majat janė struktura mikrobike njėqelizore,
kurse miceliet janė struktura filamentoze shumėqelizore, tė pėrbėra nga qelizat
tubulare me mur qelizor. Majat shumėzohen me bulėzim, kurse miceliumet degėzohen
dhe trajta e degėzimit tė tyre ofron ndihmesė nė identifikimin morfologjik. Nėse
miceliet nuk kanė mure ndarėse (septe), aėherė ato quhen koenocite (tė
paseptuara). Termet hife dhe micelium shpesh pėrdoren si sinonime. Disa
fungje shfaqen nė tė dy format strukturore (maja dhe micelie). Kėto quhen fungje
dyformėshe.
Fungjet dyformėshe
Fungjet dyformėshe kanė dy
forma jetėsore (figura 5):
1. MAJAT - (forma
parazitare ose patogjene). Kjo formė zakonisht vėrehet nė inde, eksudate ose
nė kultura (nėse inkubohen nė 37°C).
2. MYCELIUMI - (forma
saprofite). Kjo formė vėrehet nė natyrė ose gjatė kultivimit nė temperaturė
25°C. Shndėrrimi nė formėn strukturore tė majave luan rol qenėsor nė
patogjenezėn e sėmundjes. Fungjet mund tė identifikohen nė bazė tė vetive
morfologjike ose biokimike, pėrfshirė dukjen e trupthave tė tyre prodhues.
Sporet aseksuale mund tė jenė tė mėdha (makrokonidiet, kllamidiosporet) ose
tė vogla (mikrokonidiet, blastosporet, artrokonidiet).
Ekzistojnė katėr trajta tė
manifestimit klinik tė sėmundjeve mikotike:
1. Mbindjeshmėria (hipersensitiviteti)
reaksion alergjik ndaj mykrave dhe sporeve.
2. Mikotoksikozat- helmimi i njerėzve dhe kafshėve nga prodhimet ushqimore
tė kontaminuara me fungje qė prodhojnė toksina.
3. Micetizmi- konsumi i toksinės sė preformuar (helmimi me kėrpudha).
4. Infeksioni
Ne do tė pėrqėndrohemi vetėm nė tipin e fundit tė sėmundjeve mikotike nė
fungjet patogjene qė shkaktojnė sėmundje te njerėzit. Shumica e fungjeve
patogjene nuk prodhojnė toksina, por ato tregojnė modifikime fiziologjike gjatė
infeksionit parazitues (p.sh. vlera tė shtuara metabolike, rrugė alternative tė
metabolizmit dhe strukturat e modifikuara tė murit qelizor). Shumica e fungjeve
patogjene janė aerotolerante dhe mund ti rezistojnė efekteve tė radikaleve
aktive tė oksigjenit gjatė zbėrthimit respirator tė fagociteve. Prandaj, fungjet
mund ti rezistojnė shumė faktorėve mbrojtės tė organizmit. Fungjet janė tė
kudondodhura nė natyrė dhe shumica e njerėzve iu ekspozohen kėtyre
mikroorganizmave. Shfaqja e infeksionit mikotik zakonisht varet nga madhėsia e
inokulumit tė fungjeve dhe nga rezistenca e strehuesit ndaj infeksionit.
Kurse shkalla e manifestimit klinik tė infeksionit varet kryesiht nga statusi
imunologjik i strehuesit. Nėse fungjet janė izoluar nga gjaku qė ėshtė marrė
prej njė kateteri brendavenoz, atėherė kjo mund tė jetė rezultat i kolonizimit
tė kateterit, fungemisė kalimtare ose infeksionit tė vėrtetė. Mjeku duhet tė
marrė vendim pėr interpretimin diagnostik duke u bazuar nė tė gjitė faktorėt
relevantė siē janė: gjendja klinike e pacientit, parametrat klinikė, statusi i
pėrgjithshėm, rezultatet e analizave tė tjera laboratorike etj. Vendimi ėshtė
shumė i rėndėsishėm nė menaxhimin klinik tė pacientit, pasiqė trajtimi i
infeksioneve sistemike tė shaktuara nga fungjet kėrkon pėrdorim agresiv tė
medikamenteve tė cilat zakonisht kanė edhe toksicitet tė konsiderueshėm. Shumica
e agjensėve mikotikė janė saprofitė tė tokės dhe sėmundjet mikotike; ato nuk
janė infektivė dhe nuk pėrhapen nga njeriu nė njeri (me pėrjashtime tė rralla:
kandidozat dhe disa dermatofite). Mund tė shfaqen edhe epidemi me kėto mikrobe,
por ato nuk janė pasojė e infekciozitetit, por e ekspozimit mjedisor. Shumica e
fungjeve qė shkaktojnė infeksione sistemike kanė ciklin e veēantė tė ekzistencės
ekologjike nė natyrė. Vendqėndrimi i tyre ėshtė specifik pėr disa fungje dhe do
tė diskutohet mė vonė. Nė kėto mjedise, mikroorganizmat saprofitė rriten dhe
zhvillohen. Vendbanimi i fungjeve, ėshtė po ashtu burim i elementeve tė fungjeve
dhe sporeve, ku njerėzit dhe kafshėt, strehuesit e rastėsishėm, ekspozohen ndaj
thėrmizave infektive. Prandaj gjatė diagnozės sė sėmundjeve mikotike duhet marrė
parasysh kėto ndėrlidhje. Mjeku duhet tė jetė i aftė pėr tė nxjerrė anamnezėn
komplete nga pacienti, pėrfshirė profesionin dhe tė dhėnat mbi udhėtimet
eventuale.
Kjo informatė kėrkohet pėr tė rritur ose vėrtetuar diagnozėn diferenciale.
Incidenca e sėmundjeve mikotike ėshtė nė rritje e sipėr pėr shkak tė rritjes sė
ndjeshėmėrisė ndaj kėtyre infeksioneve. Kjo dukuri vėrehet sidomos te pacientėt
qė vuajnė nga AIDS, pacientėt nė terapi imunosupresive dhe si rrjedhojė e
pėrdorimit tė metodave invazive nė diagnozė dhe terapinė kirurgjike (implantet
prostetike). Nė Karolinėn Jugore sėmundjet mikotike kanė qenė tė raportueshme nė
autoritetet pėrkatėse tė shėndetėsisė publike. |
|
VIDEO
Rritja dhe ndarja e majave bulėzuese (Saccharomyces cerevisiae)
Rezolucion i lartė
Rezolucion i ulėt
© Philip Meaden
Heriot-Ėatt University
Edinburgh, Scotland and
The MicrobeLibrary
|
Figure 5 A-E
© Phillip Stafford
Dartmouth Medical School
Hanover, Neė Hampshire and
The MicrobeLibrary
A
Candida albicans ėshtė njė fung dyformėsh sepse rritet si majė
njėqelizore nėn disa kushte tė mjedisit dhe si fung filamentoz nė
rrethana tė tjera. Qelizat bulėzuese tė majave. C. albicans ėshtė
rritur nė 37°C nė mjedis aerob pėr 3 orė nė terrenin me dekstrozė pepton
tė majave (DPM). Nė kėtė imazh qelizat e pangjyrosura janė zmadhuar pėr
400 herė. Imazhi ėshtė bėrė me anė tė mikroskopit me fazė kontrasti.
|
B
Majat bulėzuese me
septum. Septumi ėshtė formuar ndėrmjet bulės sė qelizės bijė dhe qelizės amė,
por ndarja ende nuk vėrehet qartė. Ky imazh ėshtė marrė nga kultura e qelizave
tė rritura nė 37°C pėr 3 orė nė terrenin DPM. Qeliza e pangjyrosur ėshtė rritur
pėr 1000 herė me anė tė mikroskopit me fazė kontrasti.
C
Qelizat ėmė
dhe bijė tė Candida albicans. Qelizat janė rritur nė kushte qė
favorizojnė krijimin e hifeve pėr 30 minuta. Qeliza bijė ėshtė nė tė djathtė;
qeliza ėmė ėshtė majtas. Qeliza bijė ende nuk e ka arritur vėllimin e plotė
andaj nuk ka formuar ende hife. Qeliza ėmė ka filluar tė krijojė gypin embrional
nga i cili mė vonė krijohet hifa. Ky gyp ėshtė me moshė 6 minutėshe. Muri
ndėrmjet gypit embrional dhe qelizės ėmė ende nuk ėshtė formuar. Qelizat e
pangjyrosura janė zmadhuar 1,000 herė me ndihmėn e mikroskopit mė fazė kontrasti.
D
Qeliza e
C. albicans pas 3 orėsh. Tri orė pas shfaqjes sė gypit embrional, hifet kanė
septa. Nė kėtė stad po ashtu vėrehet edhe njė gyp i ri embrional nė polin distal
tė qelizės. Qelizat e pangjyrosura janė zmadhuar pėr 1000 herė me anė tė
mikroskopit me fazė kontrasti.
E
Hifet e
C. albicans pas 5 orėsh. Tashmė shumė hife janė evidente. Bashkimi i hifeve
po ashtu mund tė vėrehet dukshėm me ērast hifet bashkohen duke formuar
blastosporet e hifeve qė janė qeliza tė reja bulėzuese.
|
Figura 6
Terreni i Saborrosė me dekstrozė agar me kulturė tė izolatit meksikan tė
T. rubrum var. rodhaini. Anėtarėt dermatofit tė gjinisė
Trichophyton janė ndėr shkaktarėt mė tė shpeshtė tė infeksioneve tė
qimeve, lėkurės dhe thonjėve te njerėzit (dermatofitozat). Nė kėtė gjini
bėjnė pjesė llojet antropofile, gjeofile dhe zoofile.
CDC/Dr. Libero Ajello |
DIAGNOZA
1. Gėrryerjet e
lėkurės qė dyshohet se kanė dermatofite ose qelbi nga lezionet e ndryshme
mund tė pėrgatiten nė KOH nė xham mikroskopik dhe tė ekzaminohen
drejtpėrdrejt me mikroskop.
2. Testet lėkurore (mbindjeshmėria
e lėkurės) kanė qenė mjaft tė popullarizuara nė diagnozė, por sot mė rrallė
pėrdoren pėr shkak tė interferimit me testet serologjike duke dhėnė
rezultate tė rrejshme pozitive. Megjithatė, ato nganjėhere pėrdoren pėr tė
vlerėsuar imunitetin e pacientit si dhe indeksin e ekspozimit tė popullatės
nė hulumtimet epidemiologjike.
3. Serologjia mund tė
jetė efikase nė diagnozėn e disa sėmundjeve specifike fungale. Nė
pėrgjithėsi, nuk ka antigjene pėr skriningun e infeksioneve me fungje.
Pasiqė fungjet kanė veprim tė dobėt antigjenik, efikasiteti i testeve
serologjike ndryshon te sėmundjet e ndryshme fungale. Testet serologjike do
tė shqyrtohen te secila mikozė veē e veē. Shumica e testeve serologjike tė
fungjeve bazohen nė parimin e lateks-aglutinimit, imunodifuzionit tė
dyfishtė, fiksimit tė komplementit dhe testet enzimatike. Derisa lateks
aglutinimi ndihmon nė zbulimin e antitrupave tė klasės IgM, imunodifuzioni i
dyfishtė dhe testi i lidhjes sė kompelentit zakonisht zbulojnė antitrupat e
klasės IgG. Disa teste ELISA janė zhvilluar pėr tė zbuluar tė dy grupet e
antitrupave.
4. Mikroskopimi i
drejpėrdrejtė floreshent mund tė jetė i dobishėm nė identifikimin e
infeksioneve fungale. Kjo metodė mund tė pėrdoret edhe te kulturat e
padukshme dhe seksionet e indeve tė fiksuara.
5. Biopsia dhe
histopatologjia. Biopsia mund tė jetė shumė e dobishme nė identifikimin e
fungjeve dhe nė pėrcaktimin e burimit tė invadimit tė tyre. Zakonisht
pėrdoret ngjyra e argjendit tė Gomori metenaminės qė ngjyros fungjet me
ngjyrė tė zezė ndaj prapavijės sė gjelbėrt. Ngjyra HE nuk i ngjyros gjithnjė
mikroorgnizmat, por i ngjyros rregullisht qelizat inflamatore.
6. Kultura. Diagnoza
definitive kėrkon rritjen nė kulturė dhe identifikimin. Fungjet patogjene
zakonisht rriten nė agar dekstrozėn e Saborrosė (figura 6). Ky terren ka
mjedis lehtėsisht acidik me ph~5.6; pėrmban cikloheksamid, penicilinė,
streptomicinė ose antibiotikė tė tjerė inkibues qė shtohen pėr tė
parandaluar kontaminimin bakteror. Zakonisht inokulohen dy kultura dhe
inkubohen ndarazi nė 25°C dhe 37°C pėr tė vėrejtur bimorfizmin. Kulturat
ekzaminohen makroskopikisht dhe mikroskopikisht. Inkubacioni dhe vėrejtja e
kolonive mund tė zgjasė deri 4 javė.
|
STRUKTURA MOLEKULARE
Amfotericina B
Ketokonazoli
Griseofulvina
5-fluorocitozina |
MJEKIMI
Qelizat e gjitarėve nuk kanė
enzime qė i zbėrthejnė polisaharidet e murit qelizor tė fungjeve. Prandaj, kėto
mikroorganizma patogjenė nuk mund tė ērrėnjosen vetėm nga forcat mbrojtėse tė
strehuesit. Pasiqė edhe gjitarėt edhe fungjet janė eukariotė, mjedisi qelizor nė
aspektin biokimik ėshtė i ngjashėm nė tė dy grupet. Membranat qelizore tė tė
gjitha qelizave eukariote pėrmbajnė sterole; ergosteroli ndodhet nė membranėn
qelizore tė fungjeve dhe kolesteroli nė membranėn qelizore tė gjitarėve. Prandaj,
shumica e substancave qė e dėmtojnė fungun invadues zakonisht do tė kenė edhe
efekte serioze anėsore edhe nė membranėn e qelizave tė gjitarėve. Edhepse
antimikotikėt kanė qenė ndėr agjensėt e parė kemoterapeutikė (jodidet orale) tė
pėrdorur qė mė 1903, zhvillimi i mėtejmė i kėtyre agjensėve antimikrobikė ka
ngecur nė krahasim me substancat antibakterore. Kjo shpjegohet me faktin se te
qelizat eukariote shumė vėshtirė zbatohet parimi i toksicitetit selektiv qė
ėshtė i nevojshėm nė frenimin e mikrobeve invaduese me dėmtime minimale tė
qelizave tė strehuesit.
Agjensėt kryesorė
antifungjikė janė:
Amfotericina B
Ėshtė njė antimikotik
me strukturė poliene. Zakonisht ėshtė medikament i pėrzgjedhur nė
infeksionet sistemike fungale. Ka afinitet mė tė lartė pėr ergosterol nė
membranat qelizore tė fungjeve sesa pėr kolesterolin e qelizave tė
strehuesit. Pasi tė lidhet pėr ergosterol e shkatėrron membranėn qelizore
duke shkaktuar vdekjen e qelizės sė fungjeve. Amfotericina B, zakonish jepet
me rrugė brendavenoze (pacienti duhet tė spitalizohet), nė kohėzgjatje prej
2-3 muajsh. Gjatė pėrdorimit tė saj mund tė shfaqen efekte anėsore si:
tromboflebit, nefrotoksicitet, ethe, rrėqethje dhe anemi.
Azolet
Azolet (imidazolet dhe
triazolet), pėrfshirė edhe ketokonazolin, flukonazolin,dhe itrakonozolin
pėrdoren pėr trajtimin e kandidozės mukokutane, dermatofitozės dhe disa
infeksioneve sistemike fungale. Flukonazoli ka pėrdorim tė rėndėsishėm te
pacienėt me AIDS qė vuajnė nga kriptokokoza. Mekanizmi i pėrgjithshėm i
veprimit tė azoleve ėshtė pengimi i sintezės sė ergosterolit. Administrimi
oral dhe toksiciteti i redukuar janė pėrparėsitė e kėtij medikamenti ndaj
pėrfaqėsuesve tė tjerė terapeutikė tė fungjeve.
Griseofulvina
Griseofulvina ėshtė
medikament me veprim shumė tė ngadalshėm qė pėrdoret tek infeksionet e rėnda
tė lėkurės dhe tė thonjėve. Veprimi i griseofulvinės varet nga akumulimi i
saj nė stratum corneum, ku futet nė inde dhe formon barierė qė pengon
depėrtimin e mėtejmė tė fungjeve dhe rritjen e tyre. Jepet me rrugė orale.
Mekanizmi i saktė i veprimit tė saj nuk ėshtė i njohur plotėsisht.
5-fluorocitozina
5-fluorocitozina
(Flucitozina ose 5-FC) e frenon sintezėn e ARN-sė dhe pėrdoret kryesisht nė
trajtimin e kriptokokozės. Jepet me rrugė orale.
KLASIFIKIMI KLINIK I
MIKOZAVE
Sėmundjet fungale mund tė
klasifikohen nė disa mėnyra. Metoda mė praktike e klasifikimit pėr studentėt e
mjekėsisė ėshtė taksonomia klinike qė i ndan kėto sėmundje nė :
a. Mikozat
sipėrfaqėsore
b. Mikozat nėnlėkurore
c. Mikozat sistemike
d. Mikozat oportune
Mikozat sipėrfaqėsore (ose
lėkurore) janė sėmundje fungale qė vėrehen nė shtresat e jashtme tė lėkurės,
thonjėve ose qimeve (shtresat e keratinizuara) dhe rrallė e pėrfshijnė indet e
thella ose organet (figura 7). Fungjet e pėrfshira quhen dermatofite. Mikozat
nėnlėkurore lokalizohen nė indet nėnlėkurore dhe rrallėherė kanė shpėrndarje
sistemike. Ato zakonisht formojnė lezione tė thella ulqeroze tė lėkurės ose masa
fungale qė mė sė shpeshti hasen nė ekstremitetet e poshtme. Mikroorganizmat
etiologjikė janė saprofitė tė tokės qė futen nė organizėm pas traumave nė kėmbė.
Mikozat sistemike mund tė pėrfshijnė edhe organet e brendshme dhe pėrhapen
gjerėsisht nė organizėm. Secili lloj i fungjeve i ka vendet e veta parapėlqyese
pėr lokalizim dhe sėmundje nė organe tė ndryshme.
Mikozat oportune janė
infeksione tė shkaktuara nga fungjet qė kanė shkallė tė ulėt tė virulencės.
Shkaktarėt etiologjikė janė zakonisht mikrobe qė ndodhen kudo nė natyrė.
|
|
STRUKTURA MOLEKULARE
Ergosteroli |
Figura 7.
Lezioni unazor nė lėkurėn e qafės nga Trichophyton rubrum.
CDC/Lucille K. Georg |
|
Kthehu nė seksionin e Mikologjisė tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line
faqja sė fundi e ndėrruar nė
Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga
Richard Hunt
|