x x

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


MIKOLOGJIA – KAPITULLI VII 

MIKOZAT OPORTUNE

Dr. Arthur Di Salvo
Emeritus Director of Laboratories
Nevada Department of Public Health
Reno
Nevada

Përktheu:
Dr Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe Mikrobiolog në Departamentin e Mikrobiologjisë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës- Prishtinë, Kosovë
 

E-MAIL DR LUL RAKA
Universiteti i Prishtinës
  
 
 
 

Mikozat oportune janë infeksione që shkaktohen nga fungjet që kanë virulencë të ulët dhe ndodhen kudo në natyrë.

Ekuacioni i sëmundjes: 

Numri i mikroorganizmave  x  Virulenca 

= Sëmundja  

Rezistenca e strehuesit

 

Te personat me imunitet të komprometuar vjen deri te ulja e rezistencës që pason me sëmundje. Në fakt, për personat me imunitet të komprometuar nuk ka fungje jopatogjene.

Te pacientët me imunitet të komprometuar, më së shpeshti izolohen fungjet saprofite (nga mjedisi) ose ato endogjene (komensale). Përfaqësuesit më të shpeshtë janë Candida sp., Aspergillus dhe Zygomycetes.

Trendi rritës i diagnozës së infeksioneve mikotike oportune reflekton rritjen e vetëdijësimit klinik nga mjekët, përmirësimin e procedurave klinike diagnostike dhe përmirësimin e teknikave identifikuese në laborator. Një faktor tjetër kontribues në rritjen e incidencës së infeksioneve me fungje, të cilat më parë nuk kanë qenë patogjene, është rritja e numrit të pacientëve të imunokomprometuar që janë shumë të ndjeshëm për shumicën e agjensëve të pazakonshëm. Pacientët me imunodeficienca parësore janë të ndjeshëm ndaj infeksioneve mikotike sidomos në rastet kur dëmtohet imuniteti qelizor. Por, po ashtu, edhe disa tipe të imunodeficiencave dytësore mund të shoqërohen me rritje të frekuencës së infeksioneve fungale.

Nëse nga një pacient me imunitet të kompromituar është izoluar një fung, atëherë klinicisti duhet të dallojë ndërmjet këtyre tri opcioneve të mundshme:

  • Kolonizim (që nuk shkakton probleme të mëdha)
  • Fungemi kalimtare (shpesh e shkaktuar nga C. albicans
  • Infeksion sistemik. 

Për të arritur në njërën nga këto përfundime, rëndësi të madhe ka vlerësimi klinik, nga i cili varen vendimet terapeutike.

Diagnoza e infeksioneve oportune kërkon indeks të lartë të dyshimit për këto infeksione. Klinicisti duhet të marrë në konsideratë infeksionet mikotike te pacientët me imuniet të komprometuar sepse:

  • Pacientët kanë shenja dhe simptome atipike të sëmundjes
  • Agjensi etiologjik mund të konsiderohet si saprofit apo kontaminant
  • Mikozat sistemike mund të shfaqen jashtë zonave të njohura endemike

Shkaqet më të shpeshta të imunodeficiencës janë:

  • Sëmundjet malinje. (Leukemitë, limfomat, sëmundja Hoxhkins). Në një studim tek pacientët me kancer, 1/3 e vdekjeve u shkaktuan nga septikemia fungale dhe nga pneumonia.
  • Terapia medikamentoze. Substancat antineoplazike, steroidet dhe barnat imunosupresive.
  • Antibiotikët.  Përdorimi i pakontrolluar i antibiotikëve, po ashtu, mund të kontribuojë në zhvillimin e infeksioneve fungale duke e prishur florën normale të strehuesit dhe duke shkaktuar mbizotërim të fungjeve ose përzgjedhje të mikroorganizmave rezistent.

Procedurat terapeutike mund të jenë predisponuese për prekje nga infeksionet fungale:

 

  • Transplantimi i organeve dhe palcës së eshtrave
  • Intervenimet kirurgjike në zemër të hapur
  • Kateterët vënës (urinar, terapia brendavenoze ose hiperalimentimi parenteral). Në rastet e fungemisë, kateteri i kontaminuar duhet të hiqet para dhënies së terapisë antifungjike.
  • Valvulat artificiale të zemrës mund të kolonizohen nga agjensë të ndryshëm infektivë, përfshirë gjininë Candida. Në rastet e kandidozës së valvulave artificiale, terapia antifungjike është efikase vetëm me kusht që paraprakisht të zëvendësohet valvula e infektuar.
  • Terapia rrezatuese.
     
 

Faktorët tjerë që shoqërohen me rritjen e frekuencës së infeksioneve mikotike janë:

  • Djegiet e rënda
  • Diabeti
  • Tuberkulozi
  • Përdorimi i drogave injektuese
  • AIDS. Gati të gjithë pacientët me AIDS do të kenë infeksione fungale gjatë kursit të sëmundjes.
Disa fungje mund të shoqërohen me faktorë predispozues të përshkruar më lart. Sidoqoftë, te këta pacientë, sëmundje mund të shkaktojnë  cilido prej saprofitëve (shumica prej të cilëve nuk japin sëmundje te personat imunokompetent) ose patogjenëve të rrallë.

 

biofilm1.jpg (82985 bytes)  Figura 1.
Biofilmi i përbërë nga bakteret e ndryshme (b) dhe tharmet (y) që e kanë kolonizuar një protezë vënëse të silikonit të zërit pas vendosjes 3-4 mujore te një pacient me laringektomi. Imazhi është marrë me mikroskop elektronik.
© Henny C. van der Mei, E.P.J.M. Everaert, H. J. Busscher. University of Groningen and the MicrobeLibrary
Krijimi i biofilmave

Te pacientët me infeksion mikrobik, çfarëdo pajisje artificiale siç janë kateterët ose valvulat prostetike, duhet të hiqen para se të fillojë terapia. Trupi i huaj vepron sikur fole e infeksionit të vazhdueshëm. Mekanizmi i saktë patogjenik i procesit të tillë nuk është sqaruar plotësisht. Biofilmi është një mikrokoloni e mikrobeve që ngjiten në një sipërfaqe (p.sh. kateter, implant, ose ind i vdekur); i rezistojnë heqjes nga lëvizjet e lëngut dhe kanë ndjeshmëri të ulur ndaj antimikrobikëve (figura 1). Fenomeni i biofilmit, që mund të vërehet edhe në shkëmbinjtë e lumejve, së pari u njoh si problem i shëndetit publik në gypat e ujësjellësit që u konsideruan si burim i kontaminimit koliform të ujit të pijes. Hulumtimet e fundit në lëmin e mikrobiologjisë klinike kanë dëshmuar se mikroorganizmat përbrenda biofilmit krijojnë rezistencë ndaj terapisë, sepse ato ndodhen të strehuar në një matriks që funksionion sikur ind dhe bëhet pengesë për antitrupat dhe agjensët antimikrobikë. 

 
malassezia.jpg (61660 bytes)   Figura 2.
Mikrografi elektronike e Malassezia furfur.
CDC/Janice Carr

tinea versicolor.jpg (50788 bytes)   Figura 3.
Tinea Versicolor në kraharor.

CDC/Dr. Gavin Hart

oralthrush.jpg (76389 bytes) Figura 4.
Kandidoza e gojës. Aftet. Candida albicans.
CDC

candidaalbicans.jpg (29923 bytes)  Figura 5.
Candida albicans – gypi embrional në serum. Ngjyrosje sipas Gramit.
CDC/Dr. Lucille K. Georg

PREZENTIMI KLINIK  

Te pacientët me imunitet të kompromituar, infeksionet e shpeshta fungale mund të kenë prezentim të pazakonshëm për këto shkaqe:

1. Shenja dhe lezione atipike .
Malassezia furfur (figura 2) te strehuesit normalë shkakton zakonisht sëmundje beninje dhe të vetëshërueshme (Tinea versicolor-figura 3), kurse te pacientët e imunokompromituar ajo jep ndryshime lëkuore, infeksion sistemik dhe sepsë. Ky mikroorganizëm, për rritjen e vet kërkon acide të larta yndyrore. Pacientët që marrin emulsione yndyrore me rrugë parenterale për ushqim, bëhen sikurse pllaka ecëse të Petrit.
  

2. Afinitet i pazakonshëm i prekjes së organeve.
Candida (figura 5) mund ta invadojë mëlqinë dhe valvulat e zemrës; kandidoza e gojës haset kryesisht te personat me imunitet normal, kurse tek ata me imunitet të kompromituar haset kandidoza e ezofagut. Kriptokoku mund të japë infeksione të mushkërive dhe të lëkurës.

3. Infeksionet me fungje sistemike dyformëshe që shfaqen jashtë zonave endemike. Këta faktorë e ndërlikojnë diagnozën dhe menaxhimin klinik të këtyre sëmundjeve.  

4. Histopatologjia e pazakonshme.
Në biopsinë e mostrave, reaksioni inflamator mund të jetë krejt ndryshe nga ecuria e zakonshme. Reaksioni normal i strehuesit ndaj infeksioneve invazive fungale zakonisht është piogjen ose granulomatoz. Te pacienti imunodeficient, reaksioni është nekrotik.

 

cryptococcus.jpg (92906 bytes)  Figura 6.
Histopatologjia e mushkërive me septume të zgjeruara alveolare që përmbajnë disa qeliza inflamatore dhe shumë mikroorganizma të gjinisë Cryptococcus neoformans. Shtresa e brendshme e kapsulës së fungjeve e ngjyrosur me të kuqe.
CDC/Dr. Edëin P. Eëing, Jr.

coccidio1.jpg (48932 bytes)  Figura 7.
 Histopatologjia e koksidioidomikozës së mushkërive që tregon sferule me endospore të Coccidioides immitis. Ngjyrosje floreshente. Janë ngjyrosur endosporet e jo sferulet.
CDC

coccidio2.jpg (42009 bytes)   Figura 8.
Rastet e raportuara të koksidioidomikozës në Kaliforni gjatë viteve 1986-1992.
CDC

histo1.jpg (44102 bytes)  Figura 9.
Histiocitet që përmbajnë qeliza fungale të Histoplasma capsulatum. Përgatesë e indit, ngjyrosje sipas Gimzës.  CDC

histo2.jpg (38268 bytes)  Figura 10.
CT e mushkërive me dukje të histoplazmozës akute. CDC

blasto1.jpg (48328 bytes)  Figura 11.
Përgatesë nga lezioni i këmbës me bllastomikozë. Vërehen qelizat e Blastomyces dermatitidis në bulëzim.
ASCP/Atlas of Clinical Mycology II / CDC

Disa shembuj të variacioneve nga kuadri standard klinik, diagnoza dhe terapia e infeksioneve me fungje.

  • Kriptokokoza (figura 6)

Studimet kanë dëshmuar se 10-30% e pacientëve me AIDS kanë meningjit kriptokoksik dhe kanë nevojë për terapi mbajtëse me flukonazol deri në fund të jetës. Flukonazoli e depërton barierën hematoencefalike.

Vdekshmëria:   pa terapi           100%
                          me terapi        20%

 

Relapsi (rikthimi, përsëritja e sëmundjes) :        pacientët pa AIDS 15-20%
                       Pacientët me 
AIDS             50%

 

Te relapset vdekshmëria është  60%.

 

  • Sporotrihoza

Shpesh ndodh bashkëinfeksion me ndonjë fung tjetër .

  • koksidioidomikoza (figura 7 dhe 8)

Format miceliale vërehen në inde. Hasen te pacientët jashtë zonës endemike. Ne terapinë mbajtëse duhet dhënë flukonazol dhe itrakonazol.

  • Histoplazmoza (figurat 9 dhe 10)

Të gjitha rastet janë të përhapura.
Shkalla e relapseve është  > 50% dhe infeksioni është fatal në fazën e hershme te 10% e pacientëve. Haset te pacientët jashtë zonës endemike; në terapinë mbajtëse duhet dhënë flukonazol dhe itrakonazol.

 

  • Blastomikoza (figura 11)

E shpeshtë. Në SHBA në çdo 15 raste të pacientëve me AIDS regjistrohet një rast me blastomikozë. Përfshirja e SNQ-së ndodh vetëm në 3-10% të pacientëve.  

  •   Aspergilloza

Vdekshmëria:   me amfotericinë B 72%
pa amfotericinë B 90%  

  • Penicillium marneffei

Është një fung dyformësh që prodhon pigment të kuq dhe shumëzohet me fizion. Në terapi jepet amfotericina B dhe itrakonazoli.

 

  • Pneumocystis carinii (tani i riemërtuar si Pneumocystis jiroveci) (figura 12)

 

pneumocyst.jpg (29590 bytes) Figura 12.
 
Pneumocystis jiroveci është shkaktar i rëndësishëm i infeksioneve oportune të traktit respirator te pacientët me imunitet të kompromituar, sidomos tek ata me AIDS. Këtu shihet P. jiroveci nga lavazha bronkiale e një pacienti me AIDS. Antitrupat monoklonale te miut kundër P.jiroveci janë markuar me ngjyrë floreshente. Pneumocystis i shënjuar ndriqon me ngjyrë të gjelbërt të qelur në prapavi të kuqe. ©  Lewis Tomalty, Gloria J. Delisle Queens University, Ontario and the MicrobeLibrary
blasto2.jpg (23891 bytes)  Lezionet nodulare të lëkurës së blastomiceteve, njëra prej të cilave është lezion bulloz në maje të nodulit. Aspirimi i bullave veçoi fungje të gjinisë Blastomyces
dermatitidis. CDC

penmarneffei.jpg (90551 bytes)  P. marneffei është endemike në Azinë Juglindore, duke u radhitur ndër shkaktarët më të shpeshtë të infeksioneve oportune te pacientët me HIV. James Gathany/CDC

pneu1.jpg (48209 bytes)  Cistat e Pneumocystis jiroveci në përgatesën nga lavazha bronkoalveolare. Ngjyrosja me metenaminë argjendi.  Dr. Russell K. Brynes/CDC

pneu2.jpg (120076 bytes) Histopatologjia e mushkërive në të cilën vërehen hapësirat alveolare që përmbajnë eksudat karakteristik për infeksion me Pneumocystis carinii  CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr..

   

Disa asocime ndërmjet fungjeve dhe disa sëmundjeve

Cryptococcus neoformans   Candida albicans   Candida (Torulopsis) glabrata   Zygomycetes   Aspergillus species  
Diabetes mellitus Terapia e zgjatur me antibiotikë Barnat citotoksike Diabetes mellitus Leukemitë
Tuberkuloza Kateter venoz në kohë të gjatë Imunosupresioni Leukemitë Terapia me kortikosteroide
Limfoma Kateter urinar në kohë të gjatë Diabetes mellitus Terapia me kortikosteroide Tuberkulozi
Sëmundja Hoxhkin Terapia me kortikosteroide Hiperalimentacion Terapia brendavenoze

Imunosupresioni

Terapia me kortikosteroide Diabetes mellitus Kateterët venoz Djegiet e rënda Përdorimi injektues i drogave
Imunosupresioni Hiperalimentacioni      
  Imunosupresioni      

 

 

 

PËRMBLEDHJE  

"Vetëm mendja e përgatitur mund t’i ndihmojë strehuesit të dëmtuar”. Dr. Libero Ajello, Opportunistic Fungal Infections.  Proceedings of the Second International Conference. Charles C.Thomas, 1975.  P. 31-35.

 

 

Kthehu në seksionin e Mikologjisë të Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja së fundi e ndërruar në  Sunday, February 15, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt