Efekti citopatik (ECP)
Prezenca e virusit shpesh shkakton rritjen e ndryshimeve morfologjike nė qelizėn
e bujtėsit. Ēdo ndryshim i evidentuar nė qelizėn e bujtėsit si pasojė e
infeksionit njihet si efekt citopatik. Efektet citopatike (ECP) mund tė jenė
rrumbullakosja e qelizės, disorientimi, ėnjtja ose tkurrja, vdekja, largimi nga
sipėrfaqja etj.
Shumė virusė mund tė
shkaktojnė apoptozėn (vdekjen e programuar tė qelizės). Kjo mund tė jetė njė
pjesė mjaft e rėndėsishme e mbrojtjes sė qelizave tė bujtėsit kundrejt
virusit-vdekja e qelizave pėrpara kompletimit tė ciklit tė riprodhimit viral
mund tė kufizojė numrin e pasardhėsve dhe pėrhapjen e infeksionit. (Disa virusė
e vonojnė ose e parandalojnė apoptozėn-duke i dhėnė shans vetes qė tė riprodhojė
mė shumė virione.)
Disa virusė prekin
rregullimin e shfaqjes sė gjeneve tė qelizės sė bujtėsit, gjė e cila ka rezultat
tė rėndėsishėm si nė aftėsinė e virusit pėr tu rritur si dhe nė kuptimin e
efektit nė qelizėn bujtėse. Efektet citopatike tė prodhuara nga virusė tė
ndryshėm varen nga virusi dhe qeliza nė tė cilėn ai rritet. Kjo mund tė pėrdoret
nė laboratorėt e virologjisė klinike si metodė pėr identifikimin e izolateve tė
virusit.
Metoda pėr formimin e
njėsive tė pllakave
Efekti CP mund tė pėrdoret pėr tė
pėrcaktuar sasinė e thėrmizave infekcioze nėpėrmjet formimit tė njėsive
tė pllakave virale (figura 5).
Qelizat rriten nė njė
sipėrfaqe tė sheshtė deri sa tė formojnė njė shtresė njėqelizore qė mbulon
gjithė fundin e pllakės plastike apo tė qelqit. Mandej ato infektohen me virus.
Terreni i rritjes zėvėndėsohet me njė terren gjysmė tė ngurtė, kėshtu qė ēdo
thėrmizė virale e prodhuar si rezultat i infeksionit nuk mund tė lėvizė nga
vendi i tij i formimit. Nė rastin kur thėrmiza virale infekton qelizėn, ajo
replikohet dhe mandej vret qelizėn duke formuar njė pllakė virale. Qelizat
pėrreth infektohen nga virusėt e rinj tė replikuar dhe ato gjithashtu vdesin. Ky
proces mund tė pėrsėritet disa herė. Qelizat mandej ngjyrosen me njė ngjyrė, e
cila vizualizon vetėm qelizat e gjalla. Qelizat e vdekura nuk ngjyrosen dhe
duken si njolla tė bardha tė pangjyrosura nė ambientin me ngjyrė. Megjithkėtė,
virusėt, tė cilėt nuk vrasin qelizėn mund tė mos formojnė pllaka virale.
Metodat pėr virusėt
Disa metoda (si p.sh.
mikroskopia elektronike) ndihmojnė pėr tė numėruar virionet por nuk na ndihmojnė
pėr tė marrė informacion pėr infektivitetin e tyre. Metodat e tjera (si p.sh.
hemaglutinimi) janė mė pak tė ndjeshme pėr tė matur sasinė e pranishme tė
virusit, por edhe ato nuk japin informacion pėr infektivitetin. Metoda tė tjera
si ajo e formimit tė pllakave virale masin numrin e thėrmizave infektive tė
virusit.