x x

xx

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT


 

VIROLOGJI – KAPITULLI 26  

PARVOVIRUSËT DHE  SËMUNDJA E PESTË

Dr. Richard Hunt
Professor Emeritus
University of South Carolina School of Medicine

Dr. Margaret Hunt

Professor Emerita
University of South Carolina School of Medicine

Përktheu:
Prof. Kristaq BËRXHOLI
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë – ALBANIA - SHQIPËRI

 

En Español

Tregoni mendimin Tuaj
PRAPAVEPRIMI
E-MAIL DR BERXHOLI
KËRKO

 
Figura 1A.
Kjo pamje mikrografike tregon një sasi virionesh të parvovirusit H-1 të faniljes së Parvoviridae të virusëve me ADN. Familja e virusëve Parvoviridae gjithashtu përmban virionin e Parvovirusit B19, i cili është përgjegjës për shkaktimin e erytemës infektive ose të “Sëmundjes së pestë”. CDC
 

Figura 1B
Parvovirusët janë virusët më të vegjël që njifen dhe përmbajnë ADN. Kapsida ka simetri ikozahedrale dhe kanë afërsisht diametër 25 nm . © Dr Linda Stannard, Universiteti i Cape Town, Afrika e Jugut. Përdoret me leje

 

 

Figura 2.
Ana e majtë e kësaj faqeje të trupit shfaq shënjat e eritemës infektive ose sëmundjen e pestë. CDC
 

Figura 3.
Dora e një të riu nxënës tregon shënja të erytremës infektive, ose sëmundjen e pestë. CDC


 

Sëmundja e pestë është një skuqje e zakonshme e lëkurës tek fëmijtë dhe shkaktohet nga parvovirusi human  B-19 (figura 1). Ajo gjithashtu quhet erythrema infectiosum ose sëmundja shuplakës në fytyrë për shkak të skuqjes  në  faqe. Ajo quhet dhe sëmundja e pestë për shkak se është  e pesta në serinë e skuqjeve, që vendosen në vazhdimësi se si ato janë zbuluar dhe që të gjitha duken njësoj.  Të tjerat janë  Rubeola, Skarlatina, Fruthi Gjerman (fruthi 3 ditor, rubella) dhe sëmundja e Dukës. Rreth gjysma e popullacionit në US është e infektuar  me parvovirusin B-19 dhe infeksioni shkakton imunitet për gjithë jetën. 

Ka dhe sëmundje të gjashtë?

Çfarë është sëmundja e Dukës?

Sëmundja e pestë që është e zakonshme  tek fëmijtë, zakonisht është e lehtë dhe eliminohet  shpejt e pa ndërhyrje. Ajo nuk kërkon  trajtim, porse ajo mund të shkaktojë probleme serioze në disa persona  të popullacionit.   Fëmija me sëmundjen e pestë shfaq shënja nga disa ditë deri në dy javë pas infeksionit, porse zakonisht ato eliminohen pas rreth 1 jave. Njolla ngjan me skuqjen ne fytyrë nga një shpullë (figura 2), skuqje intensive  në qafë me një rreth anemik përgjatë gojës (circumoral pallor). Ajo mund të përhapet në pjesët mbetëse të trupit  si një  e skuqur nga goditja (figura 3). Disa herë ka kruarje. Përpara shfaqjes së njollave, fëmija mund të ketë shënja të ngjashme me të ftoftin dhe ndoshta dhe ethe të ulët. Shumica e njerëzve  janë të infektuar në fillim të jetës dhe bëhen imunë, porse adultët mund të infektohen. Ashtu si dhe  fëmijët, adultët ndonjëherë nuk shfaqin shënja , porse ata mund të kenë njollat tipike. Kjo mund të shoqërohet me ënjtje të kyçeve  në të dy anët e trupit të cilat zakonisht qetësohen pas disa javësh, megjithëse të ënjturit ngelet gjatë.

Sëmundja mund të përhapet nga  njeri person tek tjetri përpara se sa të shfaqet njolla. Meqënëse pacienti, shpesh ka shënja të  ngjashme me te ftoftin përpara shpërthimit  të njollave dhe virusi është gjetur në sekrecionet e traktit respirator, përhapja ka mundësi të ndodhë nga aerozolet (tështitje) ose  nëpërmjet kontakteve të tjera (nëpërmjet duarve etj) me sekrecione. Nga moment i njollave viremia zhduket dhe pacienti nuk është infektues. Kjo është  në kundërshtim me sëmundjet e tjera të ngjashme në të cilat pacienti me njolla është ngjitës i infeksionit (si p.sh. fruthi). Zakonisht rreth gjysma e kontaktit familjar të një personi të infektuar mer sëmundjen.

 

PËRGJIGJIA IMUNE

Dy javë pas infeksionit rreth 90% e pacientëve  shfaqin antitrupa kundrejt IgM. Piku i nivelit arrin pas afërsisht një muaji  dhe mund të persistojë  për disa muaj të tjerë. Shfaqja e IgG ndodh afërsisht pas tre ose katër javëve  dhe ato persistojnë  pa kufi duke krijuar një imuntet për tërë jetën. 

Tabela 1
SEROLOGJIA e  PARVOVIRUS B-19

Serologjia Interpretimi
IgG-
IgM-
Nuk ka patur infeksion në të kaluarën Pacientët janë të ndjeshëm nga infeksioni
IgG+
IgM-
Ka patur infeksion në të kaluarën
Pacienti ndoshta imun
IgG + / -
IgM equivoc
Infeksion akutal ose i kohës së fundit
Pacienti duhet të ritestohet pas disa javësh
IgG+
IgM+
Infeksion  në vazhdim ose infeksion  i kohës së fundit
Fetusi mund të rrezikohet në rast se pacienti  është shtatzënë
IgG- (equivoc)
IgM+
Infeksion aktual
Pacienti duhet te ritestohet pas disa javësh

Adaptuar nga  Biotrin International, Dublin Ireland

DIAGNOZA

Diagnoza bazohet në njollat por edhe në testin serollogjik. Prezenca e IgM antivirale  është tregues i infeksionit të kohës së fundit.


ANEMIA

Tek pacientët me anemi kronike, të tilla si anemia e qelizave në formë drapëri, në të cilën eritrocitet jetojnë shumë pak, sëmundja e pestë mund të jetë shumë serioze dhe mund të rezultojë në një krizë aplastike. Kjo ndodh për shkak se virusi replikohet në paraardhësit e eritrociteve  dhe përkohësisht interferon me prodhimin e eritrociteve. Këta pacientë zakonisht nuk kanë njolla karakteristike dhe në fakt mund të  shfaqin zbehtësi dhe malaise. Mbasi infeksioni ka kaluar, kalojnë dhe shënjat.

Persona të tjerë, të cilët kanë nevojë për vëmëndje mjekësore si rezultat i infeksionit  me parvovirus B-19, janë ata me sistem imun të ndrydhur (pacientë me transplant organesh, pacientë me leukemi ose formë tjetër të kancerit ose një infeksin të VIH).


 

 

INFEKSIONI GJATË BARËS

Virusi, zakonisht, nuk ka efekt tek gratë shtatzëna edhe sikur nëna nuk të mos jetë një prej 50% të popullatës me imunitet të përjetshëm si rezultat i infeksionit të mëparshëm. Në rreth një të tretën e infeksioneve maternalë virusi e kalon placentën: megjithatë, në rreth 5% të infeksioneve maternalë që ndodhin në gjysmën e parë të shtatzanisë, nëna mund të shfaqë një anemi serioze dhe mund të rezultojë në nxjerrje të fetusit.

Në fetus, virusi replikohet në qelizat eritroide duke shkaktuar anemi fatale dhe një hydrops fetal jo immune (NIHF) në rreth tre të katërtat e rasteve dhe një NIHF idiopatike në pjesën tjetër. Hydropset zakonisht ndodhin rreth 4 javë pas infeksionit maternal.


TRAJTIMI

Nuk ka vaksinë dhe trajtim për sëmundjen e pestë megjithëse shënjat e ethes mund të të adresojnë atje. Tek adultët, aspirina mund të ndihmojë në dhëmbjen e kyçeve. Në rastet e anemisë së rëndë, hospitalizimi dhe transfuzioni i gjakut mund të jenë të nevojshme. Në rast se ka një sistem imun të ndrydhur, kërkohet dhënia pasive e imunglobulinave. Në aneminë fetale, mund të jetë i nevojshëm transfuzioni intrauterin i gjakut.
 

 
  PARVOVIRUSËT

Parvovirusët janë të vegjël (30nm - parvum = i vogël), virusë të zhveshur me ADN ikozahedrale me një zinxhir të vetëm ADN me rreth 50 kB. ADN e paketuar mund të jetë ose sens (e njëjtë me mARN) ose antisens. Të dyja format paketohen në një raport afërsisht të njëjtë. Replikimi i virusit kërkon që qeliza bujtëse të jetë në procesin e replikimit të ADN (në shumzim) në fazën S që nuk ndodh tek virusët e tjerë, ata nuk iniciojnë sintezën e ADN së qelizës. Kjo nënkupton që parvovirusët janë kërkues strikt që qelizat e trupit të jenë në ndarje si p.sh. ato të sistemit eritropoietik dhe sistemit imun.

Pas infeksionit, zinxhiri i vetëm i ADN futet në bërthamë ku enzimat riparuese të qelizës e kthejnë atë në një ADN dy zinxhirorëshe. Ka tre promotorë nga të cilët ARN polymeraza e qelizës bujtëse bën tre transkripte që kanë funde 5' të ndryshme por funde të njëjtë 3'. Ndodh gjithashtu dhe një gërshetim ARN që rezulton në disa proteina të lidhura me sekuencat përkatëse. Virusi bën replikimin e enzimës por kjo nuk është një polimerazë. Ajo çan rrethin e mbyllur të ADN duke bërë një zinxhir të vetëm të ADN genomike.

Parvovirusi B19 i njeriut është i ndryshëm nga parvovirusët të cilët shkaktojnë probleme në macet dhe qentë. Njeriu duket se është bujtësi i vetëm natyral i parvovirusëve humanë. Tek qentë, parvovirusi shkakton sëmundje të rëndë. Panleukemia feline në macet shkaktohet nga parvovirusi dhe shkakton vdekshmëri si rezultat i shkatërrimit të sistemit imun.
 

 

Kthehu në seksionin e virologji të Microbiology and Immunology On-line


faqja së fundi e ndërruar në  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt