Treponema pallidum
dhe sifilizi
T. pallidum
shkakton sifilizin - njė sėmundje e shpeshtė qė bartet seksualisht dhe haset
kudo nė botė (figura 1). Pėrveē pėrhapjes me rrugė seksuale, sifilizi, mund tė
bartet edhe vertikalisht (nga nėna te fėmija) gjatė lindjes - in utero.
Kjo sėmundje kronike dhe progresive zen vendin e tretė nė rangun e infeksioneve
seksualisht tė transmetueshme. Pas infeksionit nismėtar me kėtė baktere, brenda
njė periudhe kohore prej 10-60 ditėsh, nė zonėn gjenitale formohet shankri
primar (njė zonė e ulqerimit / inflamacionit- figurat 4 dhe 6); kjo mund tė
ndodh edhe nė lokalizime tė tjera (figura 3). Nė ndėrkohė, treponema depėrton
dhe pėrhapet nė mėnyrė sistemike. Pacienti ka simptome tė ngjashme me flamėn
shoqėruar me lezione dytėsore qė prekin kryesisht lėkurėn (figura 5). Kjo ndodh
2-10 javė mė vonė. Nėse sėmundja nuk mjekohet, infeksioni kalon nė stadin
tretėsor tė sifilizit (disa vite mė vonė). Te sifilizi parėsor dhe dytėsor nė
vatrat e sėmundjes ekziston njė numėr i madh i kėtyre mikroorganizmave. Por, me
kalimin e kohės dhe me pėrparimin e sėmundjes, forcat immune tė organizmit e
kontrollojnė shumėzimin e baktereve, prandaj numri i tyre zvogėlohet dukshėm. Nė
stadin tretėsor ėshtė shumė vėshtirė tė gjinden treponemat. Lezionet sistemike
tė lėkurės, tė sistemit nervor qėndror dhe organeve tė tjera sugjerojnė pėr
reagim tė vonshėm tė mbindjeshmėrisė.
Treponema nuk mund tė
kultivohet nė terrenet ushqyese nga mostrat klinike. Prandaj, nė aspektin
eksperimental, sifilizi ėshtė studiuar nė modelet shtazore. Mikroskopia dhe
serologjia janė tė vetmet metoda pėr diagnozėn e infeksionit.
Nė sifilizin parėsor,
d.m.th. para se tė zhvillohet imuniteti, treponemat shpesh janė prezente nė
numėr tė mjaftueshėm nė eksudate dhe mund tė verehen me mikroskop nė fushė tė
errėt. Nė mikroskopin e zakonshėm optik, rrezet e dritės e shėndrrisin mostrėn
dhe treponemat e holla nuk mund tė vėrehen. Ndėrkaq, tek mikroskopi nė fushė tė
errėt, drita shėndrrit nė kėnde dhe kur reflektohet nga mikroorganizmi atėherė
futet nė thjerrėzat e objektivit. Treponemat qė lėvizin aktivisht duken tė
ndritshme nė prapavijė tė errėt. Si metodė alternative diagnostike pėrdoret
ngjyrosja floreshente e antitrupave.
Te sifilizi dytėsor dhe
tretėsor, diagnoza zakonishte vehet me anė te testeve serologjike. Metodat e
skriningut bazohen nė zbulimin e antitrupava ndaj
kardiolipinės
(pėrfshirė testin VDRL). Ky test bazohet nė faktin se antitrupat e prodhuar nga
njė pacient me sifiliz reagojnė me njė ekstrakt tė zemrės sė viēit (difosfatidil
gliceroli). Mirėpo, ka shumė sėmundje tė tjera qė pėrcillen me prodhimin e
antitrupave ndaj kardiolipinės duke dhėnė kėshtu rezultate tė rrejshme pozitive.
Diagnoza definitive e sifilizit vehet me testet qė zbulojnė antitrupat
specifikė tė drejtuar kundėr antigjeneve tė treponemės. Kėto teste e
vėrtetojnė sėmundjen dhe zakonisht bėhen pasi testet e skriningut tė kenė dalė
pozitiv nė kardiolipinė.
Nuk ka vaksinė kundėr
sifilizit, por terapia me antibiotikė (zakonisht penicilina G) ėshtė shumė
efikase.
Nė SHBA, regjistrohen edhe
sėmundje tė tjera tė shkaktuara nga mikrobet e ngjashme me T. pallidum si
sifilizi endemik (bejel), frambezia (figura 7) dhe pinta.
Sifilizi endemik (bejel)
Kjo sėmundje nuk
transmetohet seksualisht por me kontakt, p.sh. prej duarve tek lėkura e dėmtuar.
Sėmundja, po ashtu mund tė pėrhapet me shkėmbimin e pajisjeve tė ushqimit;
prandaj kjo sėmundje vėrehet nė vendet e varfėra me higjienė tė pamjaftueshme.
Varėsisht nga rruga e pėrhapjes, sė pari preken lėkura dhe mukozat, por bakteret
mund tė depėrtojnė deri nė asht. Prandaj, nėse ka lezione infektive nė gojė,
grykė dhe hundė, ato mund tė depėrtojnė nė thellėsi tė indeve duke shkaktuar
keqformime tė mėdha nė fytyrė dhe gjymtyrė. Kėto ndryshime pėrcillen me dhembje
tė mėdha tė eshtrave dhe ėnjtje tė nyjave limfatike. Nė strishot e marra nga
kėto lezione mund tė izolohet T. pallidum.
Trajtimi ėshtė i ngjashėm
sikurse te sifilizi (penicilinė G ose tetraciklina). Sėmundja haset kryesisht nė
Lindjen e Mesme, nė Afrikė dhe nė Azinė Qėndrore.
Pinta
Pinta ėshtė njė sėmundje
tjetėr treponematike joveneriane qė shkaktohet nga T.cerateum. Vėrehet nė
Karaibe, nė Amerikėn Qėndrore dhe nė pjesėn veriore tė Amerikės Latine. Pinta nė
spanjisht do tė thotė i ngjyrosur (i lyer). Edhe kjo ėshtė sėmundje e
varfėrisė dhe higjienės tė ulėt qė pėrhapet me kontakt personal nėpėrmes
dėmtimeve tė lėkurės. Sėmundja shkon me lezione luspoze me ngjyrė tė kuqe (prej
nga e merr emrin) qė formojnė njė gungė nė vendin e infeksionit parėsor.
Njėkohėsisht, mund tė vėrehen edhe disa lezione tjera tė vogla satelite nga
rrethi i lezionit parėsor dhe ėnjtje e nyjave limfatike. Disa muaj pas
infeksionit parėsor, pacienti mund tė ketė mė shumė lezione tė kuqe luspoze qė
tashmė janė tė rrafshta dhe kruhen. Kėto lezione quhen pintide dhe mund tė
vėrehen pėrreth vendit tė infeksionit parėsor apo mė larg tij. Me kalimin e
kohės, ngjyra e kėtyre lezioneve ndėrron nė blu tė zezė dhe pastaj e humb
pigmentin. Pėr dallim nga sifilisi endemik, sėmundja nuk depėrton nė thellėsi tė
indeve dhe eshtrave. Diagnoza vehet me teste serologjike ose me ekzaminimin
direkt tė mostrave tė lezionit nė mikroskopin optik.
Trajtimi i pintės mund tė
jetė efikas madje me vetėm njė injeksion tė penicilinės G.
Frambezia (yaws)
Frambezia (figura 7) ėshtė
sėmundje tjetėr kronike treponematike e higjienės sė ulėt. Mund tė jetė shumė
shėmtuese. Prek kryesisht fėmijėt e Afrikės, Azisė Jugore dhe pjesės veriore tė
Amerikės Latine. Shkaktar i sėmundjes ėshtė T.pertenue. Pėrhapet me
kontakt personal pėrmes dėmtimeve tė lėkurės. Rreth njė muaj pas infeksionit, nė
vendin e infektuar formohet njė papullė qė mė vonė transformohet nė ulqerė
krustoze qė nuk shėrohet me muaj tė tėrė. Zakonisht vėrehet edhe ėnjtje e nyjave
limfatike qė shkon me dhembje. Mė vonė rriten disa formacione tė buta nė fytyrė,
prapanicė dhe gjymtyrė. Nėse kėto formacione rriten nė tabanėt e kėmbės
shkaktojnė njė ecje karakteristike tė pacientit qė quhet ecje e gaforrės.
Krijimi i tumorėve dhe ulqerave nė fytyrė mund tė shkaktojė keqformime tė nyjave
dhe mund tė jetė shėmtuese. Diagnoza vehet me mikroskopimin e mostrave nga nyjat
limfatike dhe me teste serologjike.
Edhe trajtimi i frambezias
mund tė jetė efikas; madje me vetėm njė injeksion tė penicilinės G.