x | x | |||||
|
![]() |
|||||
x | BAKTERIOLOGJIA | IMUNOLOGJIA | MIKOLOGJIA | PARAZITOLOGJIA | VIROLOGJIA | |
|
||||||
|
||||||
Tė gjitha diagramet e ciklit
jetėsor nė kėtė seksion janė mirėsi e
DPDx Parasite Image Library
PJESA E PARĖ |
||||||
|
Shumė lloje tė artropodeve
luajnė rol tė rėndėsishėm nė sėmundjet e njeriut. Shumica e tyre shėrbejnė si
vektorė tė mikroorganizmave patogjenė. Po ashtu, ekzistojnė edhe disa artropode
qė shkaktojnė dėm nė strehues pėrmes helmeve tė tyre (kėta nuk janė parazitė).
Nė kėtė kapitull do tė pėrshkruhen artropodet qė parazitojnė nė njerėz dhe
shkaktojnė sėmundje. P.sh. miaza (fshehja e larvave nė inde) ėshtė njė stad
obligues nė ciklin jetėsor pėr disa miza dhe i rastėsishėm pėr disa tė tjerė.
Llojet qė japin miazė nė SHBA janė Cochliomyia, Calliphora,
Oestrus, Sarcophaga, Gastrophilus etj. Miaza mund tė jetė
lėkurore, arteriale, intestinale ose urinare dhe haset nė indin normal ose nė
plagėt paraprake. Larvat mund tė fshehen nėpėr indet nekrotike ose tė shėndosha
duke pėrdorur kanxhat e tyre mandibulare tė ndihmuar nga enzimet proteolitike.
Ato mund tė shkaktojnė dėmtim mekanik, kurse zona e prekur mund tė jetė portė e
hapur pėr infeksione dytėsore. Miaza lėkurore mund tė parashtrojė domosdonė e
heqjes kirurgjike tė larvave tė fshehura. Vezėt mund tė hiqen nga flokėt, lėkura
dhe plagėt me ujė dhe sapun. Miaza urinare zakonisht pastrohet vetvetiu.
Ndėrkaq, nė miazėn gastrointestinale, mund tė jetė i nevojshėm pastrimi me
antihelmintikė.
MORRAT Nė patologjinė humane rol tė rėndėsishėm luajnė tri lloje tė morrave thithės: Pediculus humanus capitis (morri i kokės), P. humanus humanus (morri i trupit) dhe Pthirus pubis (morri i gaforres). Morrat e kalojnė tėrė jetėn tek njė strehues i vetėm specifik, me ērast edhe paraziti femėr edhe ai mashkull ushqehen me gjak dhe pastaj e lėnė strehuesin (figura 1and 2).
|
|||||
|
||||||
|
![]()
Figura 1 Cikli jetėsor i morrit tė kokės ka 3 stade; veza, nimfa dhe paraziti i rritur. Vezėt: Thėrijat janė vezėt e morrave tė kokės. Ato shpeshherė pėrzihen me zbokthin ose me thėrmiza tė sprejit tė flokėve. Thėrijat bėhen prej femrave tė rritura dhe vendosen nė bazėn e kėllėfit tė qimes sė flokut![]() Nimfat: vezėt ēelin pėr tė liruar nimfėn ![]() ![]() ![]() Adultėt: Morri i rritur ka madhėsinė e farės sė sesamit me 6 kėmbė (secila pėrmban kthetra) dhe ka ngjyrė tė pėrhimtė nė tė bardhė. ![]()
|
|||||
|
Figura 2
![]()
|
|||||
![]() ![]()
|
||||||
|
||||||
Morrat pubikė
|
||||||
|
Figura 3
![]() |
|||||
|
PLESHTAT Shumica e pleshtave (figura 4) kanė rėndėsi klinike te njerėzit, sepse janė vektorė pėr parazitė tė tjerė. Megjithatė, pleshti Tunga penetrans ėshtė njė dėmtues serioz nė regjionet tropike dhe subtropike tė Amerikės dhe tė Afrikės. Diagnoza e tungiazės ėshtė e rrallė nė Amerikėn Veriore. Njė studim epidemiologjik nė fshatin tradicional tė Cearas, nė pjesėn verilindore tė Brazilit konstatoi praninė e infestacionit nė 51% tė popullatės. Tė dy sekset ushqehen me gjak. Pleshti femėr, pas inseminimit futet nėn lėkurėn e gishtit tė madh dhe shputės tė kėmbės. Femra ėnjet deri nė madhėsi tė bizelės, prodhon vezė dhe vdes nė inde. Ekziston njė reaksion lokal ndaj kafshimit, vezėve dhe prodhimeve tė vdekura tė pleshtit. Indi i infestuar mund tė bėhet infektiv dhe gangrenoz; autoamputimi nuk ėshtė i rrallė. Terapia ėshtė simptomatike: infestacioni mund tė hiqet fizikisht; duhet trajtuar edhe infeksionet eventuale dytėsore. Nė regjionet e infestuara duhet tė barten kėpucėt.
|
|||||
|
Figura 4
![]()
|
|||||
|
AKARINET Shkaktari i skabiesit (zhugės)- Sarcoptes scabiei (figura 5) ėshtė i pėrhapur kudo nė botė. Infestacionet me kėtė parazit janė tė shpeshta nė komunitetet e varfėra qė kanė kushte tė pavolitshme higjienike. Paraziti qė bartet pėrmes kontaktit, futet nė lėkurėn e gishtėrinjve, pastaj pėrhapet nė kyēin e dorės, bėrryla dhe pjesėt e tjera tė trupit (figurat 6 dhe 7). Kofshat, gjoksi i femrave dhe gjenitaliet e jashtme, po ashtu mund tė preken nga ky parazit. S.scabiei krijon tunele nė shtresėn e sipėrme tė lėkurės duke depozituar vezėt nė to. Larvat ikin nga tuneli dhe shkėputen nė lėkurė ku piqen pėr tė vazhduar ciklin e tyre jetėsor. Kruarja karakteristike me tė cilėn pėrcillet skabiesi ndodh pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė pacientit ndaj vezėve dhe ėshtė mė e theksuar gjatė natės. Nėse higjiena e strehuesit ėshtė e pamjaftueshme, atėherė nė vendin e kruarjes mund tė shfaqen infeksione dytėsore nė trajtė tė pustulave septike. Diagnoza e sėmundjes vihet me vėrejtjen e ndryshimeve lėkurore dhe ngjyrosjen e lėkurės dhe pastaj fshirjen e saj me ngjyrė tė zezė. Nė ekzaminimin mikroskopik tė gėrryerjeve tė lėkurės mund tė vėrehet paraziti i skabiesit. Trajtimi bėhet me lyerjen e tėrė trupit prej qafe teposhtė me malation nė pėrqėndrim prej 1% ose me benzen heksaklorid (krotamiton pėr fėmijėt). Nė trajtimin e sėmundjes nuk bėn tė pėrdoren steroidet lokale. Preferohet trajtimi mjekėsor i tėrė familjes. Si masė parandaluese e infestimit rekomandohet shmangia e kontaktit me personin e infestuar. Rrobat dhe shtrojet duhet pastruar me ujė valė.
|
|||||
|
![]() |
|||||
|
![]() Figura 6 |
|||||
|
Figura 7
![]() |
|||||
![]() 24 orė pas pickimit tė parazitėve tė gjinisė Trombicula, ky pacient ka bullė nė vendin e kafshimit. Kėta parazitė mund tė shkaktojnė kruarje intensive dhe skuqje tė bullės nė lėkurė, por nuk transmetojnė sėmundje ngjitėse nė SHBA. Megjithatė, nė disa vende tė Azisė ato janė vektorė tė tifos sė shkurreve. CDC/M. A. Parsons ![]() Trombikulidi i rritur me madhėsi 1/128 inch. Clemson University, South Carolina ![]() Trombikulidet © Dennis Kunkel Microscopy |
TROMBIKULIDET Trombikulidet janė njė grup i rėndėsishėm i ektoparazitėve qė prekin njeriun (figura 8). Ato ngjiten nė lėkurė nė nivel tė nyjave tė kėmbės, nė bel, nėn sqetull dhe nė regjionin perianal, pasi qė strehuesi tė ecėn nėpėr mjedise me bar. Larvat e kėtyre parazitėve nuk ushqehen me gjak dhe nuk futen nėn lėkurė. Ato e shpojnė lėkurėn nė afėrsi tė folikulit tė qimeve dhe ushqehen me qelizat e zbėrthyera tė lėkurės, duke pėrdorur enzimet e pėshtymės sė trombikulideve. Pastaj ato largohen nga strehuesi. Strehuesi, megjithatė reagon ndaj pėshtymės sė trombikulideve dhe pas disa orėsh zhvillohet njė papulė eritematoze (figura 8) qė pėrcillet me kruarje tė theksuar. Intensiteti i shpėrthimeve varet nga ndjeshmėria e strehuesit dhe mund tė shoqėrohet me ethe. Nė terapi, preferohet trajtimi me anestetikė lokalė. Pėr tė shmangur kafshimin e trombikulideve efekt tė mirė mund tė ketė edhe pėrdorimi i repelentėve (DEET). Nė Azinė Jugore, trombikulidet janė vektorė tė tifos sė shkurreve (Orientia tsutsugamushi), njė sėmundje rikeciale. |
|||||
![]() Larva e parė e Cuterebra, ostridie e Amerikės Veriore qė shkakton sėmundje te shumė gjitarė, por zakonisht nuk e infekton njeriun. CDC/Dr. George Healy
|
OSTRIDIET DHE KORDILOBIET - Miaza Miaza
ėshtė parazitim i strehuesve vėrtebrorė nga larva e mizės
dipteran. Shpesh
Ostridiet humane kanė njė cikėl shumė interesant jetėsor. Miza femėr e zėnė njė
mushkonjė dhe i bėn vezėt e saj nė abdomenin e mushkonjės. Mushkonja pas lirimit
nga miza merr shujtėn e gjakut (zakonisht nė fytyrė, skalp ose ekstremitete) me
ē rast nxehtėsia trupore e gjitarėve nxit ēeljen e vezėve nė stadin e parė
larvor, qė kalon nė lėkurėn e strehuesit tė vet. Larva futet nė lėkurė qoftė
pėrmes plagės shpuese tė bėrė nga mushkonja ose nė mėnyrė aktive depėrton dhe
vendoset nė indin nėnlėkuror. Kėtu, larva piqet nė stadin e dytė dhe tė tretė
larvor brenda njė periudhe prej njė ose dy muajsh. Larva shumė veshtirė hiqet
pėr shkak tė pranisė sė grrepave tė pasėm (figura 9). Pas maturimit, larvat bien
nė tokė ku transformohen nė miza tė rritura dhe cikli jetėsor pėrsėritet. Miza e
rritur jeton vetėm disa ditė dhe nuk ushqehet. Simptoma fillestare e pranisė sė ostridieve ėshtė noduli lėkuror qė pėrmban njė larvė (edhe pse kjo nuk ėshtė e dukshme nė fillim). Noduli shpesh emėrtohet si furunkul dhe miaza shpesh quhet si sėmundje furunkuloze. Pėr dallim nga plaga shpuese e mushkonjave, noduli i infektuar sekreton vazhdimisht gjak ose serum, pasi qė larva pėr tė marrė frymė ka nevojė qė ta mbajur plagėn tė hapur. Shpeshherė ka kruarje dhe nganjėherė periudha tė dhembjes intensive qė shfaqen nė momentin kur larva lėviz ose maturon nga njė stad larvar nė tjetrin. Gjatė rritjes sė larvės, lėvizjet e saj mund tė vėrehen nėn sipėrfaqen e njė efuzioni serosanguinoz. Po ashtu, mund tė ketė edhe limfadenopati lokale, ethe dhe rraskapitje, nėse zhvillohet infeksion dytėsor bakteror. Trajtimi mundėson heqjen e larvave, edhe pse disa pacientė preferojnė qė larva tė zhvillohet dhe tė dalė jashtė me rrugė natyrore. Nė rast tė Dermatobia hominis, thembėr e Akilit ėshtė nevoja e larvės pėr tė marrė frymė nėpėr plagėn e hapur. Ndėrprerja e furnizimit me ajėr pėr parazitin bėhet mė sė shpeshti me aplikimin e njė shtrese tė trashė (sė paku 5mm) tė vazelinės, edhe pse janė pėrdorur edhe lyerja e thonjve, shiritat ngjitės e madje edhe proshuta. Pėr shkak tė mungesės sė oksigjenit larvat zakonisht dalin jashtė dhe pastaj mund tė hiqen me pincetė. Mirėpo, shpesh larvės i duhet njė ditė e plotė pėr tė pasur qasje nė tė dhe pėr tu kapur me pincetė. Intervenimi kirurgjik ėshtė i nevojshėm vetėm nė rast se larva vdes in situ dhe nuk mund tė hiqet. Miza tumbu (Cordylobia anthropophaga) gjendet nė Afrikėn Subsaharike dhe shkakton miazė furunkulare tė ngjashme me ostridiet (figura 10). Pacienti vjen nė kontakt me vezėt nė tokė ose tė deponuara nė rroba. Pas ēeljes larva futet nė lėkurė. Vezėt shkatėrrohen me hekurosjen e rrobave.
|
|||||
VIDEO |
||||||
![]() Dermatobia hominis - pamja frontale. D.hominis ėshtė mizė sikur mizat e gjinisė Calliphora me kokė dhe kėmbė me ngjyrė tė verdhė deri nė portokalli. Toraksi ka ngjyrė tė zezė nė tė gjelbėrt; abdomeni ėshtė i shkurtėr dhe i gjerė dhe ka ngjyrė tė kaltėr tė ndritshme. Adultėt kanė pjesėn e gojės tė atrofuar dhe nuk ushqehen, por mbėshteten nė rezervat e ushqimit, tė cilat i kanė akumuluar gjatė stadit larval. © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje ![]() Dermatobia hominis, Femra nė pamjen laterale © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje ![]() Vezėt e Dermatobia hominis Vezėt ngjiten pėr abdomenin e mizės bartėse. Nė momentin kur femra Dermatobia ėshtė e gatshme pėr ovipozicion, ajo kap ndonjė insekt tjetėr zakonisht mizė dhe i ngjet vezėt e saj nė abdomenin e insektit tė kapur. © Marcelo de Campos Pereira, PhD, University of Sao Paulo. Me leje
|
||||||
RAPORTIM RASTI
|
||||||
VIDEO |
||||||
|