x xx

x BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA
ANGLISHT


PARAZITOLOGJIA

KAPITULLI I SHTATĖ – PJESA II

KĖPUSHAT (RRIQĖRAT)

Dr Richard Hunt
Professor Emeritus
University of South Carolina School of Medicine

Pėrktheu:

Dr. Lul Raka

Asistent i Mikrobiologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe Mikrobiolog nė Departamentin e Mikrobiologjisė tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės- Prishtinė, Kosovė

Universiteti i Prishtinės
 
 
 

  

Tė gjitha diagramet e ciklit jetėsor nė kėtė seksion janė mirėsi e DPDx Parasite Image Library 
Centers for Disease Control (CDC)

PJESA E PARĖ
ARTROPODET
PJESA E DYTĖ
KĖPUSHAT

Kėpushat janė tė shpėrndara kudo nė botė. Ato janė parazitė oportunė gjakthithės qė mund tė ngjiten nė lėkurėn e shumė strehuesve tė grupit tė kurrizorėve. Janė tė rrafshėta nė planin dorzoventral, tė pasegmentuara dhe kanė katėr palė kėmbė (figura 1).

Edhepse kėpushat mund tė thithin gjak nė tė gjitha stadet e ciklit tė tyre jetėsor, pėr njeriun problemin kryesor e pėrbėjnė kėpushat e rritura. Sėmundjet e shkaktuara nga kėpushat janė mė frekuente gjatė stinės sė verės pėr shkak tė kontaktit mė tė shpeshtė gjatė aktivieteteve nė natyrė, zakonisht nė zonat e pasura me drunj. Shpesh, kafshimi nga kėpushat nuk pėrcillet me dhembje dhe prania e tyre nė trup mund tė kalojė e pavėrejtur. Tė shumtėn e herave kėpushat nuk paraqesin ndonjė problem pėr njeriun pėrveē pranisė sė njė papulle eritematoze. Nganjėherė, nė vendet e kapjes sė kėpushave nė trup mund tė ketė kruarje dhe dhembje. Mund tė paraqiten infeksione dytėsore nė lokalizimin e plagėve nismėtare, si rezultat i mbetjes sė kokės sė kėpushave nė lėkurė pas heqjes sė tyre nga trupi. Kėpushat mund tė kapen nė cilėndo pjesė tė trupit, por mė sė shpeshti hasen nė vijat e flokėve, pėrreth veshėve, ijeve, sqetullave etj.

Numri mė i madh i kėpushave nuk ka pasoja pėr njerėz, por ato mund tė bartin me vete njė numėr tė konsiderueshėm tė agjensėve patogjenė si viruse, baktere dhe protozoa. Ekzistojnė dy grupe tė kėpushave: kėpushat e forta (Ixodidae) dhe kėpushat e buta (Argasidae - figura 1). Iksodet kapen pėr strehuesin e tyre brenda njė periudhe tė gjatė kohore (disa ditė) kurse Argasidet kapen nė strehues, ushqehen shumė shpejt dhe pastaj bien poshtė. Si rrjedhojė, ato shpesh nuk mund tė vėrehen fare nė trupin e strehuesit.

Edhepse problemet mė tė mėdha qė shkaktohen nga kėpushat vijnė prej mikroorganizmave qė barten pėrmes kėpushave, te njė rast i sėmundjes- paraliza e kėpushave, problemi shfaqet si rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e toksinave qė ndodhen nė pėshtymėn e kėpushės.

Sėmundjet mė tė rėndėsishme qė barten me anė tė kėpushave nė SHBA janė :

Kėpushat e forta:

Kėpusha e qenit (Dermacentor variabilis) (figura 2 dhe 3A,B) qė vėrehet nė lindje tė Bjeshkėve shkrepore dhe nė disa zona tė ishujve tė Paqėsorit.

Kėpusha e bjeshkėve shkrepore (Dermacentor andersoni) (figura 3 C,D). Siē vėrehet nga emėrtimi, kjo kėpushė haset nė Bjeshkėt shkrepore dhe nė pjesėn jugperėndimore tė Kanadasė.

Kėpusha e drerit (kėpusha me kėmbė tė zeza) (Ixodes scapularis) (figura 3 G,H, K). Haset nė pjesėt qėndrore dhe verilindore tė SHBA.

Kėpushat kėmbėzeza tė perėndimit (Ixodes pacificus) (figura 3 I,J) vėrehen nė ishujt e Paqėsorit nė SHBA.

Kėpusha e kaftė e qenit (Rhipicephalus sanuguineus). Po ashtu njihet edhe si kėpusha e kuqe e qenit (figura 3 M). Kjo gjendet kudo nė botė dhe mund ta pėrmbyllė tėrė ciklin e saj jetėsor nė mjediset e brendshme. Parimisht i infeston qentė por mund tė ushqehet edhe nga gjitarėt e tjerė pėrfshirė njeriun.

Kėpusha e vetmuar yllore (Amblyomma americanum) (figura 3 E,F), vėrehet nė pjesėt juglindore dhe qėndrore tė SHBA.

Kėpushat e buta:

Lloje tė ndryshme tė Ornithodoros janė vėrejtur nė pjesėn perėndimore tė SHBA. Familja Argasidae ndahet nė katėr gjini: Argas, Ornithodoros, Antricola, dhe Otobius (figura 3 L).
 

 

 

 

Figura 1
Ndryshimet morfologjike ndėrmjet kėpushave tė buta Argasidae dhe atyre tė forta Ixodidae. CDC

rocky-tickcycle.gif (18545 bytes) Figura 2 Cikli jetėsor i gjeneralizuar i kėpushave Dermacentor variabilis dhe Dermacentor andersoni (familja Ixodidae).  CDC

 

Figura 3
 

rocky-tick.jpg (7244 bytes)   
A. Kėpusha amerikane e qenit (Dermacentor variabilis). CDC

rocky map.gif (5613 bytes) 
B. Shpėrndarja e kėpushave amerikane tė qenit. CDC

rocky-tick2.jpg (5085 bytes)  
C. Kėpusha e Bjeshkėve shkrepore (Dermacentor andersoni) CDC

ehrlicj-tick.gif (16724 bytes) 
 

D. Kėpusha e vetmuar astrale (Amblyomma americanum) CDC

ehrilich-bltick.gif (14979 bytes)
E. Kėpusha kėmbėzezė(Ixodes scapularis)  CDC

ehrlich=bltick2.jpg (3326 bytes) 
F.  Kėpusha kėmbėzezė perėndimore (Ixodes pacificus) CDC

rocky-map2.gif (5683 bytes) 
G. Shpėrndarja e kėpushave tė bjeshkėve shkrepore. CDC

ehrlich-map1.gif (14691 bytes)
H. Shpėrndarja e kėpushave tė vetmuara astrale.  CDC

ehrlick-bltickmap.gif (15402 bytes)
I. Shpėrndarja e kėpushave kėmbėzeza CDC

ehrlich-map2.gif (16811 bytes) 
J. Shpėrndarja e kėpushave kėmbėzeza perėndimore. CDC


K. Njė anėtar i familjes Argasidae tė “kėpushave tė buta”. CDC


L Kėpushat e qenit Rhipicephalus sanuguineus © Dr Peter Darben
 

 

Figura 4. Rastet e raportuara tė etheve njollore tė bjeshkėve shkrepore nė SHBA, 1942-1996

rocky-month.gif (7960 bytes) 
Figura 5. Shpėrndarja sezonale e rasteve tė raportuara tė etheve njollore tė bjeshkėve shkrepore, 1993-1996 CDC

rick1.jpg (37437 bytes)
Figura 6. Infeksioni i qelizave endoteliale me rikecie dhe Orientia

rocky-bact.jpg (6187 bytes) 
Figura 7. Ngjyrosja sipas Himenezit e qelizave tė hemolimfės sė kėpushave tė infektuar me R. rickettsii.  CDC

rocky-feet.gif (38245 bytes) 
Figura 8. Ndryshimet karakteristike lėkurore nė stadin e vonshėm tė etheve njollore tė bjeshkėve shkrepore nė kėmbėt e pacientit. 1946  CDC
rocky-foot2.jpg (5493 bytes) 
Figura 9. Ethet njollore tė bjeshkėve shkrepore : ndryshimet e hershme lėkurore (makulare) nė kėmbė.  CDC
rocky-arm.jpg (8438 bytes)  
Figura 10. Ethet njollore tė bjeshkėve shkrepore : ndryshimet e vonshme lėkurore (petekiale) nė shuplakė dhe parakrah.  CDC

Figura 11. Ky lezion i etheve njollore ėshtė i lokalizuar nė qiellzėn e fortė tė njė fėmije. CDC

SĖMUNDJET QĖ BARTEN NGA KĖPUSHAT E FORTA



SĖMUNDJET BAKTERORE



ETHET NJOLLORE TĖ BJESHKĖVE SHKREPORE
 

Shih kapitullin 21 tė Bakteriologjisė: Rikeciet

Ēdo vit nė SHBA shfaqen qindra raste tė reja tė sėmundjes sė Etheve njollore tė bjeshkėve shkrepore (rangu i tyre shkon prej 200 - 1200) me shifra qė janė nė rritje e sipėr (figura 4). Pjesa mė e rrezikuar e popullatės janė fėmijėt nėn 15 vjeē. Zakonisht rastet shfaqen gjatė verės pėr shkak tė numrit tė madh tė kėpushave dhe kontaktit mė tė shpeshtė tė njerėzve me to (figura 5).

Epidemiologjia
Shkaktari i sėmundjes, Ricketsia rickettsii, bartet me anė tė kėpushave tė gjinisė Dermacentor nė SHBA. Numri mė i madh i rasteve tė raportuara nė SHBA vjen nga regjioni juglindor dhe qėndror mė incidencėn mė tė lartė nė Oklahoma dhe Karolinėn Veriore.

Nė zonat tjera tė Amerikės Qėndrore dhe Jugore, Ricketsia rickettsii bartet me anė tė Rhipicephalus sanguineus dhe Amblyomma cajennense. Sėmundja njihet me ėmėrtime tė ndryshme si ethet Manchada nė Meksikė; ethet Sćo Paulo ose ethet maculosa ne Brazil; tifoja e kėpushave ose ethet Tobia nė Kolumbi.

Simptomat
R. rickettsii ėshtė baktere e vogėl qė rritet nė brendi tė qelizave, sidomos nė qelizat endoteliale qė formojnė murin e enėve tė vogla tė gjakut (figurat 6 dhe 7). Sėmundja karakterizohet me neveri, humbje oreksi, ethe, mialgji dhe kokėdhembje. Kėto shenja dhe simptoma pas 3-5 ditėsh nga pickimi i kėpushave pasohen nga ndryshime karakteristike nė lėkurė (figura 8, 9, 10, 11), qė rezultojnė nga gjakrrjedhja nė enėt e gjakut pėr shkak tė infeksionit dhe vdekjes sė qelizave endoteliale.

Fillimisht, ndryshimet lėkurore i pėrkasin makullave (njolla) tė vogla, tė rrafshta me ngjyrė rozė qė nuk pėrcillen me kruarje. Kėto ndryshime hasen nė nyjen e dorės, parakrahut dhe nyjėn e kėmbės (figurat 9 dhe 10). Mė vonė, makullat ngriten nė lėkurė dhe shoqėrohen me dhembje abdominale, dhembje tė nyjave si dhe me diarre. Ndryshimet karakteristike lėkurore qė janė me ngjyrė tė kuqe dhe vėrehen te 60% e pacientėve ndodhin nė gjymtyrė (shuplaka dhe shputa). Njė numėr i vogėl i pacientėve asnjėherė nuk mbėrrin nė kėtė stad. Testet laboratorike dėshmojnė pėr praninė e trombocitopenisė, hiponatremisė dhe/ose rritjen e vlerave tė enzimeve tė mėlēisė. Rastet e rėnda tė sėmundjes kėrkojnė hospitalizim dhe mund tė ēojnė nė paralizė tė gjymtyrėve duke kėrcėnuar edhe jetėn e tė sėmurit. Ndėrlikimet e rėnda tė sėmundjes janė gangrena qė mund tė pėrfundojė me amputim, shurdhim dhe inkontinencė.

Trajtimi
Pėr trajtimin e sėmundjes jepen antibiotikė (doksiciklinė). Pasiqė ethet njollore tė bjeshkėve shkrepore mund tė jenė vdekjepruese nėse nuk trajtohen me terapi, atė duhet filluar sa mė shpejt tė jetė e mundur pas dyshimeve tė para dhe para vėrtetimit tė diagnozės nė laborator.

Identifikimi laboratorik
Pėr diagnozė laboratorike pėrdoren testet serologjike pėrfshirė mikroskopinė imunofloreshente indirekte.

Parandalimi
Mė sė shpeshti pėrdoren rrobe qė mbulojnė trupin dhe sprejėt kundėr kėpushave (shpesh pėrmbajnė DEET). Preferohet shmangia e qėndrimi nė zonat nė tė cilat ka mjedise shumė tė infestuara me kėpusha. Nėse zbulohen kėpushat nė trup, ato duhet hequr menjėherė me gishta apo me piskatore.
 

tularemia.jpg (76442 bytes)
Figura 12. Gishti i madh i dorės me ulqerė lėkurore te tularemia. CDC/Emory U./Dr. Sellers 

tular2002.jpg (142553 bytes) 
Figura 13. Lezioni i tularemisė ne pjesėn dorzale tė dorės.  CDC/Dr. Brachman


Figura 14.Francisella tularensis e ngjyrosur me metilen blu  CDC/Dr. P. B. Smith

tular-map.gif (16561 bytes)
Figura 15. Rastet e raportuara tė tularemisė nė SHBA 1990-2000. CDC

tular-age.gif (15590 bytes)

Figura 16. Incidenca mesatare vjetore e tularemisė sipas gjinisė dhe grup moshės  - SHBA, 1990-2000  CDC

 

TULAREMIA
 

Shif po ashtu kapitullin 17 tė Bakteriologjisė: Zoonozat

Bartės tė kėsaj sėmundjeje janė po ashtu dy gjinitė Dermacentor. Tularemia shkaktohet nga bakteria Francisella tularensis, qė bartet nga brejtėsit dhe lepujt; prandaj, kjo sėmundje njihet edhe si ethet e lepujve. Njė prej mėnyrave tė infektimit tė njeriut ėshtė kafshimi nga kėpushat qė e kanė marrė bakteren pas kafshimit tė kafshėve tė pėrmendura. Por, sėmundja mund tė merret edhe me inhalim gjatė manipulimit me brejtėsit e infektuar. Nuk ka raportime pėr mundėsinė e bartjes sė drejtpėrdrejtė tė sėmundjes nga njeriu nė njeri. Francisella tularensis ėshtė shumė infektive. Tularemia haset nė tė gjitha pjesėt kontinentale tė SHBA, por incidenca e saj ėshtė relativisht e ulėt me rreth 200 raste tė raportuara ēdo vit (figura 15, 16).


Simptomat
Simptomat e tularemisė ndryshojnė varėsisht nga rruga e pėrhapjes; shpesh pacienti ka ėnjtje tė nyjave limfatike, ulēera tė lėkurės (figura 12,13), inflamacion tė syve dhe grykės, diarre. Kjo mund tė pasohet me pneumoni atipike, pleurit dhe limfadenopati tė hilusit. Tularemia inhalatore pėrcillet me ethe rapide, rrėqethje, kokėdhembje, mialgji, dhembje nyjesh, kollė tė thatė dhe dobėsi progresive. Pneumonia mund tė ēojė nė distres respirator dhe pamjaftueshmėri me gjak nė sputum.

Diagnoza paraprake vehet nė bazė tė simptomatologjisė klinike, kurse vėrtetimi i saj bėhet me pėrdorimin e ngjyrimit sipas Gramit dhe ngjyrimeve tė tjera ose me mikroskopinė imunofloreshente pėr vizualizimin e baktereve (figura 14).

Trajtimi
Bazėn kryesore terapeutike e pėrbėjnė antibiotikėt e dhėnė me rrugė orale si streptomicina, gentamicina, tetraciklinet (p.sh. doksiciklina) ose fluorokinolonet (p.sh. ciprofloksacina). Streptomicina dhe gentamicina mund tė pėrdoren edhe me rrugė brendavenoze. Ekziston njė vaksinė qė ėshtė pėrgatitur nga shtamet avirulente tė F. tularensis biovar palaearctica (tipi B). Nėse dyshohet nė infeksion me F.tularensis, atėherė antibiotikėt mund tė pėrdoren si profilaksė pasekspozuese para shfaqjes sė simptomave.
 

 


Figura 17. Coxiella burnetii , shkaktar i etheve Q
 

rick2.jpg (42781 bytes) 
Figura 18. Infeksioni i makrofagjeve me Coxiella

 

ETHET Q
 

Shih kapitullin 21 tė Bakteriologjisė: Rikeciet

Bartės tė bakteres Coxiella burnetii janė kafshė tė ndryshme (gjedhet, delet, dhitė etj.) tė cilat shkaktojnė ethen Q (figura 17). Pėrhapja nė njerėz bėhet zakonisht me anė tė inhalimit tė pluhurit qė pėrmban urinė tė tharė dhe feces tė kafshėve tė infektuara. Megjithatė, kjo baktere mė rrallė mund tė bartet edhe pėrmes kafshimit tė rriqnave tė tipit Dermacentor. Konsumi i qumėshtit tė kontaminuar, po ashtu mund tė shkaktojė infeksion. C.burnetti infekton makrofagjet dhe mbijeton nė fagolizosom, nė tė cilėn bakteret shumėzohen (figura 18). Bakteret lirohen me anė tė lizės sė qelizave dhe fagolizosomeve.
 

Simptomat

Ethet Q akute
Nė gjysmėn e pacientėve nuk ka manifestime klinike tė sėmundjes, kurse nė kuadrin klinik te rastet manifeste pas inkubimit 1-2 javor paraqitet atak i pėrnjėhershėm i etheve, kokėdhembjes, rraskapitjes sė pėrgjithshme, milagjisė, dhembjeve tė fytit, rrėqethjes, kollės sė thatė, neverisė, vjelljes, diarresė, dhembjes abdominale dhe dhembjes sė kraharorit. Pacienti, po ashtu, mund tė jetė konfuz nė aspektin psiqik. Disa pacientė kanė simptoma tė pneumonisė dhe tė hepatitit, por shumica e tyre shėrohen pas 1-2 muajsh pa terapi, edhepse vdekshmėria nė kėto raste ėshtė 1-2%.

Ethet Q kronike
Nėse pacienti nuk shėrohet, infeksioni me ethe Q kalon nė trajtėn kronike tė sėmundjes. Kjo mund tė ndodh disa muaj pas infeksionit parėsor, por edhe disa vite mė pas. Problemi mė i madh ėshtė endokarditi i valvulave tė aortės. Kjo zakonisht ndodh tek njerėzit me sėmundje tė valvulave tė zemrės, por tė rrezikuar janė edhe pacientėt me transplantate, me karcinoma dhe me sėmundje tė veshkave. Trajta kronike e sėmundjes sė etheve Q ka shkallė fatale prej 60-70%.

Diagnoza
Pėr diagnozė pėrdoren testet serologjike me tė cilat pėrcaktohet prania e antitrupave kundėr Coxiella burnetii.


Trajtimi
Pėr trajtimin e etheve Q pėrdoren antibiotikėt (p.sh. doksiciklina). Pėr trajtimin e formės kronike tė sėmundjes pėrdoren dy protokole: doksiciklinė me kinolone pėr 4 vjet dhe doksiciklinė me hidroksiklorokinė pėr 1.5- 3 vjet.

Nė Australi ėshtė nė pėrdorim njė vaksinė pėr personat qė janė nė kontakt me C. burnettii por ajo nuk ėshtė nė pėrdorim komercial nė SHBA.

 

 

rick3.jpg (43974 bytes) 
Figura 19. Infeksioni I leukociteve me Ehrlichia

ehrlich-us.gif (6426 bytes) 
Figura 20. Rastete e raportuara tė erlihiozės nė SHBA. CDC

ehrlich-map3.gif (32970 bytes) 
Figura 21. Zonat nė tė cilat mund tė shfaqet erlihioza humane bazuar nė shpėrndarjen e vektorėve-kėpushave. CDC

ehrlich-sewas.gif (5945 bytes) 
Figura 22. Shpėrndarja sezonale e HGE nė SHBA. CDC

ERLIHIOZA

ERLIHIOZA HUMANE

 

Shih kapitullin 21 tė Bakteriologjisė: Rikeciet

Erlihioza humane bartet pėrmes Dermacentor variabilis dhe nga Amblyomma americanum. Shkaktohet nga njė numėr i baktereve tė familjes Ehrlichia, prej tė cilave nė SHBA dominon Ehrlichia chaffeensis. Kėto baktere janė bacile tė vogla Gram negative qė infektojnė leukocitet (figura 19). Sikurse me shumė sėmundje qė barten me kėpusha, incidenca e sėmundjes e pėrcjell shpėrndarjen e vektorėve (figura 21) me ē’rast mė e shprehur ėshtė gjatė stinės sė verės (figura 22) gjatė sė cilės popullacioni i tyre dhe kontakti ėshtė mė i lartė. Numri i rasteve tė reja ėshtė nė rritje e sipėr (figura 20).

Simptomat
Pas njė periudhe inkubimi prej 7-10 ditėsh, shfaqet kuadėr klinik i pėrcjellė me mialgji, kokėdhembje dhe rraskapitje tė pėrgjithshme. Po ashtu, mund tė ketė edhe neveri, vjellje, diarre, kollitje, dhembje e nyjave, dhe konfuzion. Nganjėherė ka edhe ndryshime lėkurore, por kjo vėrehet kryesisht te fėmijėt. Nėse nuk mjekohet infeksioni, atėherė mund tė shfaqet kuadėr mė i rėndė klinik pėrfshirė ethet e zgjatura, pamjaftushmėrinė e veshkave, koagulopatia brendavaskulare e pėrhapur, meningoencefalit, sindrom i distresit respirator adult, ngėrēe dhe komė. Shkalla e vdekshmėrisė nė kėtė stad ėshtė 2 - 3%. Mė tė rrezikuarit janė personat me imunitet tė dėmtuar.

Diagnoza
Pėr diagnozė pėrdoren pėrgatesat e gjakut ose testet serologjike pėr zbulimin e antitrupave ndaj Erlihieve.

Trajtimi
Terapia e rekomanduar ėshtė ordinimi i antibiotikėve, siē ėshtė doksiciklina.



ERLIHIOZA HUMANE GRANULOCITARE
Kjo sėmundje shkaktohet nga speciet e Ehrlichia tė ngjashme me speciet qė hasen tek kafshėt (Ehrlichia equi dhe Ehrlichia phagocytophila) dhe bartet pėrmes kėpushave tė gjinive Ixodes scapularis dhe Ixodes pacificus.

 

 

lymerisk.gif (20885 bytes) 
Figura 23. Rreziku nga sėmundja Lyme sipas rajoneve nė SHBA. CDC

lymerash.jpg (104804 bytes)
Figura 24.  Ndryshimet lėkuore tė sėmundja e Lyme. CDC

borrelia-ml.jpg (57678 bytes) Figura 25. Morfologjia e Borrelia burgdorferi. © Jeffrey Nelson, Rush University, Chicago, Illinois and The MicrobeLibrary

lymecycle.gif (42095 bytes)
Figura 26. Cikli jetėsor i kėpushave tė sėmundjes Lyme. CDC

SĖMUNDJA LYME
 

Shih po ashtu seksionin e Bakteriologjisė Kapitulli 14: Spirohetat

Sėmundja Lyme shkaktohet nga spiroketat e llojit Borrelia burgdorferi (figura 25), e cila infekton gjitarėt e vegjėl nė pjesėt qėndrore dhe verilindore tė SHBA. Bartet nė njerėz pėrmes kėpushave tė gjinisė Ixodes (kėpushat e drerit). Mesatarisht brenda vitit regjistrohen afėr 20,000 raste nė SHBA duke e bėrė njė ndėr sėmundjet mė tė shpeshta qė barten me kėpusha nė Amerikėn veriore. Sėmundja sė pari u pėrshkrua nė qytetin e vjetėr Lyme nė Konekikat, por ajo tashmė haset nė tė dy brigjet e SHBA si dhe nė luginėn e Misisipit (figura 23). Nė Evropė, njė sėmundje e ngjashme shkaktohet nga Borrelia garinii ose Borrelia afzelii.

Simptomat
Elementet tipike nė simptomatologjinė e sėmundjes Lyme janė ethet, kokėdhembja, rraskapitja si dhe ndryshimi karakteristik lėkuror qė quhet erythema migrans (figura 24) qė shfaqet pas disa ditėve e nganjėherė pas disa javėsh inkubacioni. Ndryshimi nė lėkurė (zakonisht nuk pėrcillet me dhembje) shpesh duket sikurse “sy i demit”. Nėse nuk mjekohet, infeksioni pėrhapet mė tej duke shkaktuar paralizė tė pjesshme tė muskujve nė njerėn anė apo nė tė dy anėt e fytyrės, meningjit, palpitacione tė zemrės dhe dhembje tė forta nė nyja. Kėto simptoma tėrhiqen zakonisht pas disa javėsh; por pas disa muajsh rreth 60% e pacientėve kanė ėnjtje tė theksuar tė nyjave dhe artrit. Njė numėr i vogėl i tyre mund tė kenė edhe simptoma neurologjike (therrje tė gjymtyrėve, dhembje dhe mpirje).

Trajtimi
Preferohet ordinim i hershėm i antibiotikėve (doksiciklina, amoksicilina ose cefuroksima). Disa pacientė vazhdojnė me probleme neurologjike dhe me dhembje muskujsh edhe pas trajtimit me antibiotikė. Supozohet se kjo mund tė ketė natyrė autoimune.

Diagnoza
Testet e ndryshme laboratorike pėrfshirė ELISA dhe Vestern Bloti.



SĖMUNDJET ME NDRYSHIME LĖKURORE TĖ SHKAKTUARA NGA KĖPUSHAT

Ky ndryshim ėshtė i ngjashėm sikurse nė sėmundjen Lyme. Shkaktari i sėmundjes nuk dihet kurse vektor i sėmundjes ėshtė kėpusha Amblyomma americanum.

Simptomat
Rraskapitja, ethet, mialgjia, artralgjia dhe ndryshimi lėkuror nė trajtė tė “syrit tė demit” nė vendin e pickimit tė kėpushės. Nuk ka simptoma kronike neurologjike sikurse te sėmundja Lyme.

Trajtimi
Pas pėrdorimit tė antibiotikėve tė zakonshėm oral simptomat tėrhiqen shpejt.

 

bab2.jpg (16356 bytes) 
Figura 27. Infection ėith Babesia. Giemsa-stained thin smears. Note  the tetrad (left side of the image), a dividing form pathognomonic for Babesia.  A 6 year old girl, status post splenectomy for hereditary spherocytosis, infection acquired in the US. CDC

Babesiamicroti-label.jpg (13972 bytes) 
Figura 28.  Thin blood film of B. microti ring forms ėith a typical Maltese Cross (four rings in cross formation). © MicrobeLibrary and Lynne Garcia, LSG & Associates

PROTOZOA

BABEZIOZA

 

Shih po ashtu seksionin e Parazitologjisė kapitulli 3: Protozoat e gjakut

Babezioza bartet nga speciet e Ixodes pėrfshirė edhe kėpushėn e drerit (Ixodes scapularis) nė veri dhe perėndim tė SHBA si dhe nė vendet e tjera pėrfshirė Evropėn. Babesia microti ėshtė shkaktari mė i zakonshėm dhe ėshtė hemoprotozo (kalon nė sistemin e qarkullimit tė gjakut). Dy strehuesit e Babesia microti janė kėpushat dhe mijtė Peromyscus leucopus. Kėpusha i infekton mijtė me sporozoite, qė shumėzohen nė mėnyrė aseksuale nė eritrocite. Kėto mandej zhvendosen nė sistemin e qarkullimit tė gjakut ku mund tė formojnė gametet mashkullore e femėrore qė merren nga kėpushat gjatė shujtės sė tyre tė gjakut. Mandej, nė brendi tė kėpushave kėto gamete bashkohen dhe kalojnė nėpėr njė cikėl sporogjenik pėr tė formuar sporozoidet. Njerėzit, po ashtu mund t’i marrin sporozoidet nėse kafshohen nga nga kėpushat e infektuara dhe zakonisht janė strehues pėrfundimtarė por babezioza mund tė pėrhapet tek njerėzit e tjerė pėrmes transfuzionit tė gjakut (figura 29).

Nė shumicėn e rasteve infeksioni ėshtė asimptomatik, por megjithatė simptomet mund tė shfaqen pas njė jave deri nė njė muaj. Nė kuadrin klinik pėrfshihen ethet, rrėqethjet, djersitja, mialgjia dhe rraskapitja. Nė rastet e rėnda tė sėmundjes, mund tė shfaqen hepatosplenomegalia dhe anemia hemolitike. Zakonisht infeksioni mbaron me shėrim; rastet e rėnda shfaqen kryesisht te pacientėt me imunitet tė kompromituar dhe tek tė moshuarit.

Sėmundja e shkaktuar nga njė protozo tjetėr, Babesia divergens, mund tė shkaktojė raste mė tė rėnda tė babeziozės qė nganjėherė mund tė kenė pėrfundim fatal.

Diagnoza
Diagnoza vehet pėrmes testeve serologjike, mikroskopisė imunofloreshente dhe pėrmes observimit tė drejtpėrdrejtė tė parazitėve nė pėrgatesėn e gjakut nė tė cilėn shihen inkluzione “malteze tė kryqėzuara” nė eritrocite (figurat 27, 28). Kėto pėrbėhen nga katėr merozoide dalėse qė janė tė ngjitura sė bashku.

Trajtimi
Antibiotikėt e rekomanduar janė klindamicina me kininė ose atovaquone me azitromicinė.
 

 

  Babesia-lc.gif (31039 bytes) Figura 29
Cikli jetėsor i Babesia microti pėrfshin dy strehues pėrfshirė njė brejtės, kryesisht miun Peromyscus leucopus. Gjatė shujtės sė gjakut, kėpushat e infektuara me Babesia i fusin sporozoidet tek strehuesi - miu
 Sporozoidet futen nė eritrocite dhe i nėnshtrohen riprodhimit aseksual   Nė gjak, disa parazitė diferencohen nė gamete femėrore dhe mashkullore edhepse kjo nuk mund tė vėrehet me mikroksop tė thjeshtė optik  Strehuesi pėrfundimtar ėshtė kėpusha, nė kėtė rast kėpusha e drerit Ixodes dammini (I. scapularis). Pasi gėlltiten nga kėpusha pėrkatėse   , gametetet bashkohen dhe kalojnė nė ciklin sporogonik qė rezulton me sporozoide   Pėrhapja transovariale (po ashtu njihet edhe si vertikale, ose gjenetike) ėshtė dėshmuar pėr Babesia spp. tė “mėdha” , por jo edhe pėr babeziet e “vogla”, siē ėshtė B. microti  Njerėzit kyēen nė ciklin infektiv pasiqė kafshohen nga kėpushat. Gjatė shujtės sė gjakut kėpusha e infektuar me babezia i fut sporozoidet tek njeriu  Sporozoitet futen nė eritrocite   dhe i nėnshtrohen riprodhimit aseksual   Shumėzimi i parazitėve tė stadit tė gjakut ėshtė pėrgjegjės pėr manifestimet klinike tė sėmundjes. Njerėzit janė strehues pėrfundimtar dhe ka mundėsi shumė tė vogla ose kurrėfare pėr pėrhapjen e infeksionit nga kėpushat qė ushqehen nė personin e infektuar. Megjithatė, pėrhapja prej njeriu nė njeriu mund tė ndodh gjatė transfuzionit tė gjakut.  . Vėrejtje: drerėt janė strehues nė tė cilėt rriten dhe ushqehen kėpushat dhe janė pjesė e ciklit tė Babezieve nė mėnyrė indirekte pasiqė ndikojnė nė popullacionin e kėpushave. Nėse rritet popullacioni i drerėve, atėherė rritet edhe popullacioni i kėpushave duke e rritur potencialin pėr pėrhapjen e sėmundjes. CDC DPDx Parasite Image Library

Figura 30. Njė paciente e izoluar me diagnozė tė Etheve Hemorragjike Krime-Kongo.
CDC


Figura 31. Pacient i  izoluar me diagnozė tė Etheve Hemorragjike Krime-Kongo. CDC
 

 

VIRUSET

ETHET HEMORRAGJIKE KRIME-KONGO

Kjo sėmundje shkaktohet nga Nairovirus, qė ėshtė anėtar i familjes sė viruseve Bunyaviridae. Haset nė Evropėn Lindore, nė zonėn mesdhetare tė Evropės Juglindore, Lindjes sė Mesme, Afrikės, Kinės Veriperėndimore dhe Azinė Qėndrore e Jugore. Virusi bartet me anė tė kėpushave Ixode (gjinia Hyalomma) dhe po ashtu mund tė bartet edhe nga disa lloje tė kafshėve shtėpiake dhe tė egra. Njėkohėsisht, ėshtė dėshmuar pėrhapja e sėmundjes nga njeriu nė njeriu pėrmes gjakut tė infektuar dhe lėngjeve tė tjera trupore.

Simptomat
Fillimisht, pacienti ka kokėdhembje, ethe tė lartė, dhembje shpine, dhembje nyjash, dhembje barku dhe vjellje. Mund tė ketė edhe skuqje tė syve dhe njolla tė kuqe tė vogla nė qiellėz tė quajtura petekie. Gjakrrjedhjet fillojnė pas disa ditėsh dhe mund tė zgjasin me javė tė tėra (figurat 30, 31). Kjo vėrehet nga nxirjet e lėkurės, gjakderdhje nga hundėt dhe pamundėsia e ndaljes sė gjakrrjedhjes pas ndonjė prerje tė lėkurės ose pas dhėnies sė injeksionit. Shėrimi ėshtė i ngadalshėm, por sėmundja mund tė shkojė me vdekshmėri deri nė 50%.

Trajtimi
Pasiqė kjo sėmundje ėshtė me natyrė virale, trajtimi ėshtė kryesisht pėrkrahės me theks nė balansin e elektrolitėve. Nė disa raste ėshtė pėrdorur ribavirina. Nė Evropėn Lindore ėshtė nė pėrdorim edhe njė vaksinė e inaktivuar.

 

ETHET E KĖPUSHAVE KOLORADO

Kjo nganjėherė pėrzihet me rastet mesatare tė etheve njollore tė bjeshkėve shkrepore por Ethet e kėpushave Kolorado shkaktohen nga coltivirus, njė anėtar i reoviruseve. Ato janė endemike nė Amerikėn Veriore dhe gjinden tek kėpushat Ixodide. Shpėrndarja e virusėve pėrputhet me shpėrndarjen e vektorit Dermacentor andersoni.

Pėrhapja nga njeriu nė njeri mund tė ndodh pėrmes gjakut. Viremia e zgjatur qė verehet tek njerėzit dhe kafshėt ndodh pėr shkak tė lokalizimit brendaeritrocitar tė virioneve qė i mbron ato nga veprimi i qelizave imune tė njeriut.


Simptomat
Infeksioni rezulton me ethe, rrėqethje, kokėdhembje, dhembje retroorbitale, fotofobi, mialgji, dhembje abdominale dhe rraskapitje. Nganjėherė ethet mund tė jenė dyfazike ose trefazike dhe zakonisht zgjat 5-10 ditė. Rrallėherė vėrehen trajtat e rėnda tė sėmundjes qė pėrfshin infeksionin e SNQ ose ethet hemorrragjike, perikarditin, miokarditin dhe orkitin dhe vėrehen te fėmijėt. Ka dėshmi pėr bartjen e infeksionit nga nėna te fėmija.
 

 

ENCEFALITI I KĖPUSHAVE TĖ LINDJES SĖ LARGĖT
(Encefaliti pranveror- veror rus ose Taiga encefaliti)

Shkaktohet nga njė flavivirus qė pėrhapet me anė tė kėpushave Ixodide (Ixodes persulcatus, I. ricinus dhe I. cookie). Kafshėt e vogla janė rezervarė tė sėmundjes dhe virusi ėshtė endemik pėr vendet e ish-BRSS dhe disa pjesė tė Evropės Lindore dhe Qėndrore.


Simptomat
Afėrsisht dy javė pas infeksionit, vėrehet kuadėr klinik qė i ngjason gripit dhe tėrhiqet pas disa ditėsh, por nė 1/3 e rasteve pasohet me meningjit dhe meningoencefalit. Nė disa raste, mund tė ketė paralizė tė pjeshme dhe vdekshmėria mund tė shkojė deri nė 25%.

Trajtimi
Terapia pėrkrahėse ėshtė qenėsore. Ka edhe vaksinė, qė ėshtė pėrfituar prej viruseve tė vdekur dhe pėrdoret nė Evropė.

 

ENCEFALITI POUASAN
Ėshtė njė sėmundje e rrallė qė shkaktohet nga njė flavivirus i bartur nga kėpushat Ixodid. Nė SHBA, raportohet nga njė rast nė vit por me vdekshmėri tė lartė. Ėshtė e pėrhapur nė Amerikėn Veriore dhe haset nė popullacionet e vogla tė kafshėve.

Simptomat
Pas njė inkubacioni relativisht tė gjatė qė zgjat deri nė njė muaj, pacienti mund tė ketė dhembje fyti, marramendje, kokėdhembje dhe konfuzion. Pastaj kuadri klinik vazhdon me rraskapitje tė pėrgjithshme, vjellje, distres respirator, ethe dhe konvulsione qė ēojnė nė paralizė dhe komė. Pėr shkak tė prekjes sė indit trunor, tė mbijetuarit mund tė kenė probleme tė theksuara neurologjike.

Trajtimi
Nė kėto raste indikohet terapia pėrkrahėse.

 

ENCEFALITI I KĖPUSHAVE
(Meningoencefaliti bifazik, encefaliti i kėpushave i Evropės Qėndrore, ethet bifazike tė qumėshtit ose meningoencefaliti viral)

Kjo sėmundje rezulton nga infeksioni me viruse tė encefalitit tė kėpushave qė i pėrkasin familjes Flaviviridae.

Simptomat
Kjo sėmundje fillon me simptomatologji tė ngjashme sikur gripi, me ethe tė pėrcjellura me leuko- dhe trombocitopeni, tė cilat tėrhiqen brenda disa ditėsh. Megjithatė, 1/3 e pacientėve zhvillojnė meningjit dhe meningoencefalit. Nė disa raste, si ndėrlikim i kėtyre infeksioneve mund tė jetė edhe paraliza. Trajta evropiane e sėmundjes ka njė vdekshmėri prej afėr 5%. Shumica e pacientėve shėrohen, mirėpo njė pjesė e tyre mund tė kenė probleme afatgjata neurologjike.

Trajtimi
Indikohet terapia pėrkrahėse. Ekziston njė vaksinė eksperimentale prej virusit tė mbytur qė pėrdoret nė Evropė. Nė Suedi, vaksinimi kundėr encefalitit tė kėpushave rekomandohet pėr banorėt dhe vizorėt e zonave endemike me kėtė lloj tė encefalitit.


 

SĖMUNDJA E PYJEVE KIASANUR
Kjo sėmundje ėshtė e ngjashme me encefalitin rus dhe shkaktohet po ashtu nga flaviviruset. Vėrehet vetėm nė pyjet Kiasanur tė Indisė Veriore. Sėmundja shfaqet gjatė sezonit tė thatė dhe vektori i saj (Haemaphyalis spinigera) fillon tė ushqehet nė njerėz. Bartės lokalė janė soricidet (gjitarė qė i pėrngjajnė mijve) dhe majmunat.



VIRUSI LOUPING ILL
Haset nė Britani dhe shkaktohet nga njė flavivirus qė bartet nga fazanėt dhe delet. Mund tė infektojė shumė strehues pėrmes vektorėve kėpusha, Ixodes ricinus. Shkakton encefalit mesatar qė i jep kafshės sė infektuar njė ecje tė pazakonshme (kryesisht prek delet). Megjithatė, ky virus mund tė shkatėrrojė bagėtitė dhe njerėzit qė nuk marrin trajtim adekuat pėrkrahės.
 

 

SĖMUNDJET QĖ SHKAKTOHEN DREJTPĖRDREJT NGA KĖPUSHAT E FORTA

PARALIZA E KĖPUSHAVE

Pėrveē rasteve kur kėpushat janė bartės tė mikroorganizmave qė japin sėmundje tė ndryshme, disa kėpusha (Amblyomma americanum dhe dy gjini tė kėpushave Dermacentor ) mund tė shkaktojnė paralizė tė kėpushave. Kjo ėshtė sėmundje e rrallė e shkaktuar nga njė toksinė, e cila ndodhet nė pėshtymėn e kėpushave dhe rezulton me paralizė akute, ascendente, flakside tė shkaktuar nga redukimi i acetilkolinės ose veprimi i potencialit tė motoneuroneve. Paraliza, e cila nuk shoqėrohet me dhembje fillon disa ditė pas pickimit dhe progredon gradualisht brenda disa ditėsh. Paraliza zakonisht tėrhiqet pėrnjėherė brenda dite pas heqjes sė kėpushės, por nėse ajo nuk hiqet nga trupi, shkalla e vdekshmėrisė mund tė shkojė edhe deri nė 10%. Paraliza e kėpushave mund tė pėrzihet nė diagnozėn diferenciale me sėmundje ose ērregullime tė tjera akute neurologjike ( p.sh. sindromi Guillain-Barré ose botulizmi).
 

 




 

 
 

 

  KĖPUSHAT E BUTA BARTĖSE TĖ SĖMUNDJEVE

BAKTERET

ETHET PĖRSĖRITĖSE NGA KĖPUSHAT

Ethet pėrsėritėse tė kėpushave janė sėmundje e rrallė (rreth 25 raste nė vit nė SHBA) qė shkaktohet nga bakteret spirale tė familjes Borrelia. Agjens transmetues janė kėpushat e buta tė gjinisė Ornithodoros. Kėpushat e buta (familja Argasidae) dallon nė shumė mėnyra nga kėpushat e forta (familja Ixodidae), por kryesorja ėshtė se ato marrin shujta tė shkurta nga strehuesit e tyre dhe pastaj largohen nga to. Pickimi zakonisht nuk pėrcillet me dhembje. Prandaj, ato i gjejmė shumė mė rrallė sesa kėpushat e forta tė cilat ngjiten dhe ushqehen pėr trupin e strehuesit pėr orė tė tėra. Kėpushat gjatė tė gjitha fazave tė ciklit tė tyre jetėsor mund tė ushqehen me gjak.

Speciet individuale tė Borrelieve qė shkaktojnė ethet e kėpushave janė zakonisht tė shoqėruara nga vektorėt e kėpushave Ornithodoros. B. hermsii bartet nė njerėz nga Ornithodoros hermsi, B. parkerii bartet me Ornithodoros parkeri dhe B. turicatae bartet pėrmes Ornithodoros turicata. Secila kėpushė e ka mjedisin dhe strehuesin e vet tė preferuar. Ornithodoros hermsi haset nė lartėsitė e mėdha mbidetare (460 – 2440 m) ku shoqėrohet me ketrat e fushės, ketrat e drunjve dhe ketrat e gjinisė Tamias. Ornithodoros parkeri haset nė lartėsi mė tė ulėta mbidetare dhe banon nėpėr shpella dhe strofulla tė ketrave tė fushės, qenve dhe kukuvajkave. Ornithodoros turicata haset nė sipėrfaqet e rrafshta jugperėndimore tė SHBA nė shpellat e ketrave tė fushės, qenve dhe kukuvajkave.

Simptomat
Fillimisht, pacienti ka artralgji, mialgji, kokėdhembje, rrėqethje dhe ethe. Kjo pasohet me neveri, kollitje, fotofobi dhe marramendje. Nė aspektin e vetėdijės, pacienti mund tė jetė konfuz. Shpesh mund tė ketė edhe ndryshime lėkurore. Periudha e inkubacionit ėshtė rreth 1 javė. Pas shfaqjes sė sėmundjes, simptomat zgjasin disa ditė e pastaj tėrhiqen. Pas 1-2 javėsh, simptomat rishfaqen dhe nėse pacienti nuk trajtohet, kėto episode tė sėmundjes mund tė pėrsėriten disa herė. Pas tėrheqjes sė etheve, pacienti mund tė kalojė nė krizė, nė tė cilėn sė pari ka ethe tė lartė tė pėrcjellė me konfuzion dhe delirium. Kjo “fazė e rrėqethjes” zgjat deri njė orė e gjysmė. Pastaj ekziston “faza e skuqjes” nė tė cilėn ulet temperatura, pėrcjellė me djersitje profuze dhe nganjėherė me rėnie e presionit tė gjakut.

Diagnoza
Diagnoza vehet me anė tė ekzaminimit mikroskopik tė pėrgatesave tė gjakut, palcės sė eshtrave ose lėngut trunoshpinor tė ngjyrosur sipas Gimzės ose me akridinė portokalli. Po ashtu, mund tė pėrdoren edhe testet serologjike.

Trajtimi
Rekomandohet dhėnia e antibiotikėve dhe pastaj simptomat tėrhiqen pas disa ditėsh. Nganjėherė mund tė ketė edhe ndėrlikime tė sėmundjes siē janė problemet me zemėr dhe veshkė, prekje e nervave periferikė, oftalmi dhe abort. Pa terapi, shkalla e vdekshmėrisė mund tė shkojė deri nė 10%.
 

 

 

Kthehu nė seksionin e parazitologjia tė Mikrobiologjia dhe Imunologjia On-line


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Saturday, February 14, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt