c c

x

BAKTERIOLOGJIA IMUNOLOGJIA MIKOLOGJIA PARAZITOLOGJIA VIROLOGJIA

ANGLISHT

VIROLOGJI – KAPITULLI SHTATĖ      

PJESA E SHTATĖ

VIRUSI I PAMJAFTUSHMĖRISĖ IMUNE TEK NJERIU DHE SIDA

Komponentėt dhe Cikli jetėsor i VIH

Dr Richard Hunt

Professor
University of South Carolina School of Medicine

 

Pėrktheu:
Profesor Kristaq Bėrxholi
Virolog - Fakulteti i Mjekėsisė  Veterinare
Departamenti i L
ėndėve Paraklinike
Tiranė  - Shqipėri 
SPANJISHT
E-MAIL DR BERXHOLI
 
  
 
LIDHJE ME SEKSIONET E TJERA TĖ VIH DHE SIDA JANĖ  NĖ FUND TĖ KĖSAJ FAQEJE
 


 

 

 

hiv tm em.jpg (102765 bytes)   Mikrografia elektronike  e VIH  (kliko qė tė zmadhohet) -  koret me pamjen e konit jane seksionet nė pamje te ndryshme. Genoma virale e ARN ėshtė e vendosur nė pjesėn elektron dense  nė pjesėn e fundit tė  kores.   CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr.  epe1@cdc.gov 

hivstruct.gif (32307 bytes) Diagrama  e vendosjes  sė proteinės nė VIH

 HIVmod2.GIF (50787 bytes)  Figura  14
Struktura e VIH

Prerja e diagramės sė VIH. Nga  Dr. Milan V.Nermut  i Institutit  Nacional per Standartet  Biologjike dhe  Kontrollin. Herts, U.K. Computer graphics nga  A.Davies
 

 

Figura 14a
Geni gag

STRUKTURA

KOMPONENTĖT E VIH

VIH ėshtė  njė retrovirus me strukturė tė ngjashme si tė retrovirusėve tė tjerė (Shif kapitullin 6, virusėt onkogjenikė).
 

STRUKTURA SIPĖRFAQĖSORE

Membrana virale
Membrana rrjedh nga qeliza e bujtėsit si rezultat i budingut nga sipėrfaqia qelizore (figura 15). Disa proteina tė bujtėsit pėrfshihen nė membranėn virale. Kjo mbulesė lipidike  i bėn virusėt mė tė ndjeshėm kundrejt solventėve organikė.

Glykoproteina sipėrfaqėsore
Gp160 ėshtė e enkoduar nga geni  env (envelope-mbulesa). Gp160 ēahet mbas translatimit nga enzimat e bujtėsit nė aparatin e Golxhit duke formuar Gp120 (SU) dhe Gp41 (TM). Gp 41 fiksohet  nė membranė, kurse Gp120 nuk ėshtė por ajo ėshtė kapur tek Gp41 nėpėrmjet ndėrveprimit jo-kovalent (figura 14). Ajo eliminohet lehtė nga particela virale. Shėnim: Gp120 dhe Gp41 janė tė pėrbėra nga polipetide tė thjeshta. Nė Gp120 ka njė numur tė madh zixhirėsh sheqeri (tė cilėt mund tė jenė problem  pėr vaksinėn). Gp120 ėshtė proteina qė ndėrvepron mė njė receptor nė qelizėn qė do tė infektohet. Gp41 ėshtė  fuzogjen qė ekspozohet pasi Gp120 ėshtė lidhur tek qeliza.

 

STRUKTURA E BRĖNDSHME

Struktura e brėndshme e proteinave
Tė gjitha kėto janė  tė enkoduara nga geni gag (antigjeni grupo-specifik)  (figura 14a). Proteina matriks P17 (MA) gjėndet nė sipėrfaqen e brėndėshme  tė membranės virale  tek e cila ajo ėshtė ngjitur  me lidhje kovalente me acidin myristik. Proteinat e tjera janė tė lidhura  me nukleokapsidėn. Antigeni grupo specifik ėshtė i pėrrbėrė si njė  polyproteinė dhe ēahet gjatė ose pas budingut  tė virusit, nga proteazat virale tė enkoduara tek geni pol.

Proteina tė tjera tė brėndėshme
Kėto janė tė enkoduar nga geni pol(
polymeraza). Ato janė enzima qė marrin pjesė nė integrimin dhe replikimin:

  • Reverse transkriptaza – kopjon genomėn ARN nė ADN dy zinxhirorėshe

  • Integraza – integron ADN dy zinxhirorėshe nė kromozomet e qelizės sė bujtėsit

  • Proteaza – ēan poliproteinat e enkoduara nė pol dhe gag

Pėr informacion tė mėtejshėm nė strukturėn e retrovirusėve, shif kapitullin 6, virusėt onkogjenikė

Genoma
Ashtu si dhe retrovirusėt e tjerė, genoma ėshtė diploide pozitiv sens ARN (shif  seksionin 9)
 

 


Figura 15

Budingu i VIH nga njė qelizė e infektuar 
CD

 

Figura 15a
Stadet e budingut tė VIH.
A. Proteinat e brėndshme grumbullohen  nė membranėn e qelizės  dhe duken si njė veshje elektron dens nė sipėrfaqen e brėndshme.
B. Virusi budon me proteinat e brėndshme  me njė pamje tė patkoit ose tė  kekut.
C. Proteinat e brėndshme  janė ēarė  dhe kondensuar  duke formuar  njė masė  nė brėndėsi nė formėn e konit (nukleokapsidi). Shigjeta tregon  virusin qė ėshtė akoma  i ngjitur  nė qelizėn e bujtėsit. Kondesimi ka filluar nga ky stad.
D. Kjo pamje tregon kone tė prera nė disa plane.

 

HISTORIKU I JETĖS SĖ VIH

Qelizat qė infektohen nga VIH

VIH lizon specifikisht qelizat  T4, duke shkaktuar kėshtu njė ndrydhje  imune tė thellė. Qelizat e tjera tentojnė tė shumzojnė dhe tė replikojnė viruisn pa lizisin  ose nė rastin e qelizave dentrike  ato mund tė koncentrojnė virusin  nė sipėrfaqe tė qelizės  me pak ose aspak  replikim tė virusit. Tipet kryesore tė qelizave tė infektuara me VIH janė paraqitur  nė figurėn 15c.

Qelizat CD4+ T4 ndihmėse

VIH shkakton sėmundje si rezultat i rėnies sė qelizave ndihmėse CD4+ T4 dhe pėr pasojė  paaftėsisė pėr tė luftuar infeksionet oportune. Qelizat  T4 janė, jo pėr surprizė, tipet kryesore tė qelizave qė infektohen nga virusi. Qelizat ndihmėse CD4+ T4  tė infektuara bėhen target pėr qelizat specifike VIH vrasėse CD8+ por ato gjithashtu vdesin dhe nga njė numur shkaqesh tė tjera (shif  pjesėn 10). Gjatė stadit tė hershėm tė infeksionit akut, shumė qeliza mukozale CD4+ T4 humbasin, ndėrsa gjatė infeksionit kronik kjo mund tė zgjasė shumė vite, qelizat CD4+ T4 pėrgjithėsisht  proliferohen dhe vdesin si  rezultat i aktivizimit imun dhe faktorėve tė tjerė.

Qelizat e infektuara qė zbulohen  tek pacientėt  nė stadin kronik  tė infeksionit zakonisht janė  qeliza tė memorjes T4 ndėrsa  qelizat naive T shfaqin infeksionin me njė frekuencė shumė mė tė ulėt. Pacienti i infektuar me VIH ka njė frekuencė  mė tė lartė se sa normalja  nė proliferimin  e qelizave T4 si rezultat i stimulimit tė pėrgjithshėm imun dhe kėto qeliza janė target pėr  VIH (i cili infekton  vetėm qelizat CD4+ T4 tė aktivizuara). Kėshtu, VIH indukton njė furnizim konstant tė tij me qeliza target duke e shtyrė mė tej procesin e tij tė replikimit dhe tė shkatėrimit imun. Fakti qė target pėr VIH janė qelizat T4 tė aktivizuara tė shpie nė reduktimin e qelizave T4 qė janė specifikė kundrejt VIH dhe si pasojė e kėsaj humb arma e sistemit imun qė kontrollon replikimin e virusit.

Siē ėshtė theksuar dhe gjetkė (pjesa 8), pas aktivizimit nga antigjeni specifik, qelizat T4  ose vdesin ose bėhen qeliza tė memorjes jo proliferative tė cilat mobilizohen shumė shpejt nė rast se  antigeni rievidentohet pėrsėri nė organizėm. Ky rezervuar latent i qelizave T4 tė infektuara mund tė mbijetojė pėr shumė vjet, edhe nė prezencė tė medikamenteve anti VIH ( Terapi aktive e fuqishme anti-retrovirale –TARAL-HAART) qė duket se supreson komplet replikimin e VIH. Kjo ėshtė pėr arsye se kur qeliza T4 e infektuar  kthehet  nė qelizė tė memorjes nuk krijon mundėsi replikimi pėr kohė tė gjatė tė virusit (qė ai tė bėjė proteinat virale dhe ARN genomike), porse qeliza akoma prodhon  kopje tė ADN  tė VIH (provirus) tė integruar nė kromozomet  e saj. Me riaktivizimin e qelizės nga antigjeni, replikimi viral vazhdon.

Qelizat natyrale vrasėse

Kėto gjithashtu janė qeliza CD4+ T dhe ndėrveprojnė me qelizat dentrike. Pėrveē kundrejt antigenit CD4, ato shfaqin dhe  bashk-receptorėt CCR5 dhe kėshtu infektohen nga kėto shtame tė VIH qė kėrkojnė receptorėt CCR5 pėr tė hyrė nė qelizė.

Qelizat vrasėse CD8+ T

Kėto qeliza shfaqin nivel tė ulėt tė antigenit CD4, kur ato janė tė aktivizuara dhe duket se janė tė infektuara nė njė numur tė vogėl me VIH nė stadin e fundit tė sėmundjes. Qelizat naive CD8 nuk shfaqin antigen CD4 dhe nuk duken se janė tė infektuara (megjithėse ato shfaqin bashk-receptorė).

Makrofagėt

Monocytet/makrofagėt shfaqin antigjenin CD4 (megjithėse nė sasi shumė tė ulėt tė qelizave T4 ) dhe janė tė infektuara nga VIH. Ato mund tė jenė njė rezervuar i rėndėsishėm pėr virusin brėnda bujtėsit  dhe mund tė jenė jashtėzakonisht tė rėndėsishėme nė pacientėt e trajtuar  sipas TARAL-HAART(shif mė lartė). Makrofagėt gjithashtu lidhin gp120 tė VIH nėpėrmjet syndekanit, njė  proteoglykan qė pėrmban heparan sulfat  dhe nėpėrmjet antigenit CD91 i cili ndėrvepron me proteinat e shokut tė nxehtesise qė virusi merr nga qeliza nė tė cilėn ai replikohet. Virusi i absorbuar tek makrofagėt mund tė kalojė tek qelizat e tjera pėrfshi dhe qelizat T4.

Qelizat e sistemit nervor

VIH infekton  oligodendrocytet, astrocytet, neuronet, qelizat gliale dhe makrofagėt e trurit. Format e makrofagėve janė gjetur  nė lėngun cerebrospinal. VIH shkakton sėmundje nė sistemin nervor qėndror i cili mund tė rezultojė nga proteinat e vogla  Tat qė janė tė enkdouara nga virusi  tė cilat veprojnė  si aktivatorė tė  pėrgjithshėm tė  transkriptimit. Kjo proteinė lidhet tek qelizat nervore  nėpėrmjet antigenit CD91 dhe futet nė brėndėsi tė saj. Si rezultat , metabolizmi qelizor preket (si p.sh. sinjalet e oksidit nitrik). VIH gjithashtu mendohet se rrezikon dhe integritetin e barierės gjak – retinė.  

VIH nė tru dhe nė lėngun cerebrospinal mund tė jetė veēanėrisht rezistent kundrejt kemioterapisė pėr shkak se  medikamentet anti-retrovirale nuk mund tė penetrojnė barierėn gjak-tru.

Qelizat dentrike

Qelizat dentrike folikulare (QDFs-FDC) janė tė rėndėsishme nė biologjinė e VIH. Kėto janė qeliza antigen-prezantuese qė pėrpunojnė antigenin dhe prezantojnė peptidet tek qelizat T. Ato  nuk infektohen nga VIH, mendohet se ato mund tė jenė tė infektuara produktivisht si rezultat i pasjes sė nivelit tė ulėt tė receptorėve (antigen dhe ko-receptorėt CCR5 dhe CXCR4-shif mė poshtė). E rėndėsishme ėshtė  se kėto qeliza mbartin VIH nė sipėrfaqe tė tyre pasi ato kanė lectin (quajtur molekulė 3 adezive interqelizore specifike) pėr qelizat dentrike jo-integrin  ose DC-SIGN) qė lidhet tek komponentėt e karbohidrateve tė Gp120 tė VIH. Lidhja nga DC-SIGN nuk lejon fuzionin e membranės sė virusit  me QDF (tė cilat kėrkojnė antigenin CD4) dhe kėshtu infeksioni nuk ndodh nė kėtė rrugė; megjithkėtė, kjo proteinė merr pjesė gjithashtu nė bashkimin e QDF me limfocitet dhe grupet e tjera nė vendin e ndėrveprimit tė QDF me limfocitet. Kėshtu lidhja e virusit ėshtė pėrqėndruar pikėrisht nė vendin e ndėrveprimit  tė QDF me qelizėn CD4+  (figura 15 b). Pėrveē kėsaj, receptorėt dhe bashk-receptorėt e VIH nė qelizat T4 duket se grumbullohen kėtu.

Kur VIH futet nė trup nėpėrmjet rrugės mukozale (epitelin e vaginės, penisit ose rektumit) ai lidhet nga QDF qė migrojnė pėr tek limfonodet; kėtu QDF paraqesin VIH tek qelizat T4 tė cilat infektohen.
 

Mė shumė pėr DC-SIGN, qelizat dentrike dhe prezantimin e VIH tek qelizat T4

 

Figura 15b
Ndėrveprimi i qelizave dentrike (djathtas) me njė limfocit (majtas). VIH lidhet nė sipėrfaqe tė qelizės dentrike duke formuar njė grup nė vendin e ndėrveprimit midis dy qelizave (shigjeta), me anėn e sė cilės lehtėsohet infeksioni i limfociteve. Nė qelizat T4, janė koncetruar  gjithashtu dhe receptorėt e VIH. 
Steve Haley - William Bowers - Richard Hunt

 

Figura 15c
Qelizat qė janė infektuar nga VIH

Figura 15d
Hyrja e VIH nėpėrmjet rrugės sė mukozės qė kalon tranzit  nėpėrmjet qelizave dentrike  tek limfondet. 

 

entry.jpg (135258 bytes) Figura 16
Nevoja pėr shfaqjen e antigenit CD4 pėr hyrjen e VIH nė qelizėn e njeriut. Qelizat HeLa nuk kanė antigjen CD4 dhe nuk janė tė infektuara. Qelizat HeLa tė infektuara me CD4 tė transfektuar

 

Antigeni CD4 ėshtė receptor i VIH  

Specifiteti i dukshėm i infeksionit tė qelizave  CD4+ ėshtė vrejtur herėt nė historinė e VIH dhe SIDA, bashkėrisht me evidentimin  e faktit qė qelizat T4  eliminohen  nė sėmundje (nė tė vėrtetė, kursi i sėmundjes tek pacientėt shoqėrohet  nga niveli i qelizave CD4+ T), qė tregon se antigeni  CD4 mund tė jetė receptor pėr virusin. Kjo ėshtė demonstruar nga integrimit i genit tė antigenit CD4 nė CD4 e qelizave  tė njeriut (tė tilla si karcinoma cervikale qelizat HeLa)  dhe tregon se ato pėrfitojnė cilėsitė e tė qėnit tė afta  tė infektohen nga VIH (figura 16). Antigeni CD4 ėshtė receptori kryesor i tė dy virusėve VIH-1 dhe VIH-2 nė qelizat T4 dhe shumė qeliza tė tjera qė mund tė infektohen nnga VIH.

Sinapsi i VIH

 

 
Njė bashk-receptor pėr infektimin nga VIH

Eksperimenti nė tė cilin antigeni ėshtė ndėrfutur  nė qelizat qė mandej ato pėrfitojnė aftėsinė  pėr tu infektuar nga VIH, realizohet vetėm  kur qelizat e transfektuara janė humane. Nė rast se ne e bėjmė tė njėjtin  eksperiment me qelizat e miut 3T3, virusi mund tė lidhet nė sipėrfaqe tė qelizės, nėpėrmjet antigenit CD4, por nuk realizohet infeksioni. Kėshtu qė pėr tu realizuar infeksioni ėshtė e domosdoshme diēka tjetėr mė shumė se antigeni CD4.

Gjithashtu ėshtė zbuluar sė disa shtame tė VIH (ato tė adaptuar pėr shumzim nė qelizat e transformuara T) mund tė infektojnė dhe tė replikohen nė qelizat  e aktivizuara por jo nė monocitet dhe makrofagėt. E kundėrta ėshtė nė rast se ata janė tė adaptuar pėr tu zhvilluar nė makrofagė nuk infektojnė dhe  replikohen nė qelizat e  transformuara T. Porse tė dyja si makrofagėt dhe qelizat T zotėrojnė antigenin CD4. Diferencat nė tropizimin e shtameve virale janė tė matura nė regjionin V3 tė Gp120 qė tregon qė molekulat  e tjera veē antigenit CD4 kanė njė rol tė rėndėsishėm  nė infeksion dhe ky rol ėshtė i qelizave CD4+ tipo specifik.

Receptorėt e Kemokina duket se janė kyē i hyrjes  nė qelizė—familje proteinash nė sipėrfaqe tė qelizave imune

Kemokinat janė proteina tė vogla  tė sekretuara  qė janė kemiotaktike pėr qelizat e sistemit imun si p.sh. leukocitet, kapin gradientėt e kemokinave tė sekretuara nga qeliza tė tjera; kėshtu ato kontrollojnė pozicionin e pėrkohshėm ose hapsinor tė leukociteve gjatė njė pėrgjigje imune. Kemokinat ndahen nė dy grupe nė bazė tė ruajtjes sė dycisteinės qė ato pėrmbajnė. Ato janė grupi C-C dhe grupi C-X-C. Ato lidhen nė sipėrfaqe tė qelizės  nėpėrmjet molekulave tė receptorėve  qė janė proteina integrale tė membranės qė gjėnden nė membranė shtatė herė (shtatė receptorė membranorė). Receptorėt janė tė emėrtuar pėr tipin e cytokinės qė ata lidhin (CCR- ose CXCR-).

  • CCR5
    Disa laboratorė e kanė identifikuar si njė bashk-receptor thelbėsor  tė kėtyre shtameve tė VIH qė marrin pjesė nė stadet e hershme kritike tė infeksionit  (kėta janė shtame tė makrofagėve). Tė gjitha kėto studime kanė gjetur CCR5 si njė partner  tė CD4 pėr tė lejuar futjen nė makrofagėt.

    

chemokine.jpg (108877 bytes)  Figura 17A
Receptorėt e kemokinės janė pjesėmarės nė  bashkimin  me antigjenin CD4  nė infeksionin nga VIH (majtas). Kemokinat mund tė bllokojnė ngjitjen  e virusit  nė receptorėt e tij (nė mes). Mutacionet nė receptorin e kemokinės  mund tė shpien nė  rezistencėn  e infeksionit  tė VIH (djathtas).  

  Figura 17B
Ngjitja e VIH tek qelizat CD4+ . Domeni i jashtėm i gp120 lidhet tek antigjeni CD4. Kjo tė shpie nė ndryshime konformacionale nė gp120 dhe  nė vendin e lidhjes ėshtė shfaqur njė bashk-receptor. Ky regjion  i gp120 lidhet tek receptori i kemokinės. Lidhja tek receptori i kemokinės  lejon qė tė ndodhė njė tjetėr ndryshim konformacional  kėshtu qė regjionet e proteinės sė VIH  gp41 ndėrveprojnė pėr tė formuar  njė fuzion kryesor duke lejuar fuzionin e membranės virale dhe tė qelizės. Si rezultat  korja virale futet nė cytoplazmė

Zbulimi i kėsaj molekule si bashk-receptor ka ardhur nga studimet e mėparshme nė tė cilat ėshtė parė se tre kemokina tė sekretuara nga imfocitet CD8+T (tė quajtura RANTES, MIP-1a dhe MIP-1b), tė cilat janė pjesėmarėse nė pėrgjigjen inflamatore, janė supresorė tė fuqishėm tė infeksionit tė VIH. Pa tjetėr qė kjo tregon se supresioni i infeksionit mund tė jetė pėr arsye se kemokinat lidhen nė sipėrfaqe tė qelizės dhe bllokojnė  njė receptor tė nevojshėm pėr VIH qė tė hyjė nė qelizė. Dyshimi ėshtė pėr CCR5 pėr shkak se ai ėshtė i njohur se ėshtė receptor qė lidh  tė tre kemokinat e mėsipėrme (figura 17a).
  • CXCR4 (e njohur gjithashtu si fuzin)
    Kjo ėshtė gjithashtu njė bashk-receptor pėr VIH jo tė infektues pėr qelizat CD4+. CXCR4 ėshtė njė proteinė receptor G ku ligandi i tij  ėshtė njė faktor stimulator i qelizave B. Ai quhet fuzin sepse shtyn infeksionin/fuzionin e qelizave CD4+.  Sasia e fuzinės nė sipėrfaqe tė qelizės mund tė shpjegojė diferencat nė tropizimin dhe fuziona duket tė jetė mė aktive nė qelizat T se sa nė makrofagėt. Theksojmė se geni i fuzinės ėshtė  i lidhur dhe tė kujton genin pėr receptorin IL-8 (gjithashtu receptor kemokine). 

     

  • Ėshtė gjetur dhe njė receptor tjetėr (CCR2).

Komplekset e pjesės sė CD4 dhe Gp120 gjithashtu lidhen tek CCR5 nė qelizat  CD4- cells. Kjo shpjegon arsyen pse CD4 solubile aktualisht ngrė infektivitetin e VIH dhe nuk e bllokon atė. Duket qė Gp120 lidhet tek CD4 dhe  pėson ndryshime konformacionale qė rrisin afinitetin e tij pėr receptorin e kemokinės. Lidhja e receptorit tė kemokinės shkakton ndryshime konformacionale  tek proteina fuzionuse gp41 tė VIH duke lejuar kėshtu fuzionin e membranės virale  me membranėn  e sipėrfaqes sė qelizės  qė do tė infektohet. Nė fakt, ėshtė reale qė receptori i kemokinės  ėshtė receptori primar pėr  VIH  dhe roli i CD4 ėshtė qė tė koncentrojė virusin  nė sipėrfaqe tė qelizės  dhe tė lehtėsojė ndėrveprimin me receptorin e kemokinės (figura 17b). Nė dallim nga shembulli i indipendencės sė CD4 tė VIH pėr tė hyrė nė qelizė, nuk ka shembuj (deri tani) tė futjes indipendente prej receptorėve tė kemokinės. 

Kėto bashk-receptorė mund tė shpjegojnė ndryshimin fenotipik gjatė infeksionit (shif mė poshtė). Ndryshimet nė sekuencat aminoacide  tė Gp120 ndodhin nė progresion tė  sėmundjes. Ka tė ngjarė qė VIH pėrdor CCR5 nė stadet e hershme  tė sėmundjes  dhe mandej  e ndron me CXCR4, ndoshta pėr tė mėnjanuar  aktivitetin supresiv tė kemokinės. Kjo gjithashtu  shpjegon dhe format e kalueshme  nga ajo e  fenotipit me induktim  jo –sincicial  nė fenotipin me induktim tė sinciciumeve. Shėnim: CXCR4 dhe CCR5 janė antarė tė njė familjeje tė madhe tė receptorėve dhe pėrhapja e VIH  nėpėrmjet nėntipeve tė qelizave T mund tė reflektojė  ndryshimet e holla nė lobet e ndryshueshme  tė Gp120 duke lejuar kėshtu  infeksionin e qelizave tė reja tė CD4+ me receptorė tė ndryshėm. Kjo mundet tė jetė gjithashtu njė arsye pėrse disa qeliza tė CD4+ duket se infektohen shpejt nė njė kohė tė caktuar.

CCR5 dhe VIH nė Afrikė CCR5 infeksionet e Virusit tė Nilit perėndimor


Disa qeliza negative CD4 mund tė infektohen nga VIH 

Nė fillim ėshtė menduar se vetėm qelizat qė kanė antigjenin CD4 mund tė infektohen nga VIH. Megjithėse  proteina CD4 nuk ėshtė evidentuar nė disa qeliza  qė janė tė infektueshme,  mendohet se  ai mund tė jetė prezent nė sasi tė ulėt dhe antigeni CD4 mARN duhet tė zbulohet nė qelizat e infektuara. Specifiteti kundrejt qelizave CD4 pozitive reflekton lidhjen specifike tė Gp120 tek CD4. Ėshtė e njohur , qė disa qeliza jo CD4, tė tilla si ato nė tru dhe zorrė, mund tė infektohen  nėpėrmjet receptorit galaktocerebroside. Qelizat e tjera mund tė infektohen nė rrugė tė tjera; pėr shembull, nė makrofagėt (shif mė poshtė) mund tė pėrdoren  receptorėt Fc ose tė komplementit. Nė kėtė rast, VIH mund tė lidhet nga antitrupat anti-VIH qė ndėrveprojnė  me receptorėt nė sipėrfaqe tė qelizės. Kėshtu qė ēdo gjė qė mund tė mbi rregullojė receptorėt Fc nė makrofagėt  do tė fuqizojė infeksionin.  

Hyrja nė qelizė: fuzioni me plazmėn e membranės i pamvarur nga pH

Nė rastin e infektimit tė qelizės, nuk ndodhin ndryshime konformacionale  tė  varuara nga pH nė proteinėn e membranės virale  qė ėshtė e nevojshme pėr  bashkimin e membranės virale  dhe membranės sė qelizės qė do tė infektohet.  Kėshtu nuk ėshtė e nevojshme  qė ai tė futet nė lyzozomė.

Kujtoni nga seksioni i herpes virusit qė ky lloj i fuzionit  tė virusit me plazmėn e membranės ėshtė i lidhur me fuzionin e qelizės  qė infektohet  duke formuar synciciume. Formimi i synciciumeve ėshtė gjithashtu njė karakteristikė e infeksionit tė VIH (figura 18). Ky fenomen  ka njė rol tė rėndėsishėm pėr pėrhapjen e infeksionit midis qelizave pa patur virus tė lirė. Kjo nėnkupton qė virusi mund tė pėrhapet nga qeliza nė qelizė duke i bėrė tė paefektshėm antitrupat qarkullues  tė sistemit imun (problem pėr vaksinėn). Njė vaksinė duhet tė jetė e aftė qė jo vetėm tė shkatėrrojė  virusin, porse ajo duhet tė jetė gjithashtu e aftė qė tė shkatėrrojė  dhe qelizat e infektuara. Gp41 ėshtė fuzogjen. Synciciumet janė parė shumė mė shpesh nė tru.

Revers  transkriptimi dhe integrimi 

Kjo ėshtė e ngjashme si tek retrovirusėt e tjerė. VIH pėrdor rever transkriptazėn e importuar gjatė infeksionit si pjesė tė virusit. Nukleokapsida futet nė cytoplazmė dhe reverstranskriptimi ndodh nė kėtė stad nė brėndėsi tė nukleokapsidės. Nė qelizat naļve T4, provirusi (form  ADN)  mbetet nė cytoplazmė, ndoshta pėr arsye tė sasisė sė pakėt tė ATP sė nevojshme pėr energji  tė varur nga importi i kompleksit pre integrues nė bėrthamė. Shumė virusė qė replikohen nė bėrthamė mund ta bėjnė kėtė vetėm nė qelizat qė ndahen, por ndarja e qelizave  nuk ėshtė thelbėsore  pėr replikimin e VIH. Kjo, nuk ėshtė e nevojshme,  pėr shkak se dy proteina  virale (Vpr dhe njė prej proteinave tė GAG) kanė sinjale tė lokalizimit  nė bėrthamė dhe kėshtu membrana bėrthamore dėmtohet nė mitozė e cila lejon penetrimin e ADN virale pėr tek kromozomet.

Integrimi

Pas xhveshjes dhe futjes nė bėrthamė, janė gjetur tė dyja format e ADN virale, si ajo gjatėsore  dhe ajo rrethore. Zinxhiri i dyfishtė  gjatėsor i ADN  ndėrfutet nė kromozomet e qelizės bujtėse duke pėrdorur proteinėn integrazė virale (tė translatuar nga geni pol). Pas integrimit, ARN virale transkriptohet nga ARN polymeraza II e bujtėsit.

 

Mė shumė pėr transkriptimin e ARN

 

ANIMACIONE

Shockwave movie tė hyrjes sė VIH
(shko kėtu)
 

multinuc.jpg (95335 bytes) Figura 18
Qelizė shumė bėrthamore  (syncicium) nė preparatin e pėrgatitur  nga pjesa e prerė e sipėrfaqes  sė njė limfonodi tė zmadhuar nga pacient me infeksion tė VIH. Fuzioni i qelizave qė prodhon  qelizė tė madhe shumė bėrthamore ėshtė efekt cytopatik karakteristik, por jo diagnostik i infeksionit tė VIH. Ngjyrimi me Giemsa i smersit  nga limfoadenopatija.
CDC/Dr. Edwin P. Ewing, Jr. epe1@cdc.gov 

 

Figura 19
hivexit1.gif (25022 bytes) A. Sistemimi i virusit ndodh nė sipėrfaqe tė membranės  sė qelizės

hivexit2.gif (21591 bytes) B. Virusi budon  dhe proteaza e ēliron  vehten e vet nga  Polyproteina POL

hivexit3.gif (30332 bytes) C. Ndodhin ēarje  tė mėtejshme proteolitike dhe virusi maturohet

 


Formimi i polyproteinave dhe xhveshja e tyre

Sistemimi i virusėve tė rinj ndodh nė membranėn e qelizės sė bujtėsit (figura 19). Tre tipe proteinash vendosen nė virion. Kėto janė kompleksi i proteinės sė membranės (Gp120 dhe Gp41- qė rrjedh orgjinalisht nga Gp160) plus dy proteina  tė brėndshme prekrusore, polyproteina Gag dhe polyproteina Gag/Pol (e fundit ėshtė si rezultat  i modelit shift qė lejon ribozomėn tė vazhdojė translatimin nga geni Gag pėr nė genin Pol).

Proteinat grumbullohen  nė membranėn e qelizės dhe ingredientėt e membranės (figura 19 dhe 20). Prekrusori i madh i brėndshmė (Gag-Pol) merr dy zinxhirėt  e zinxhirit pozitiv ARN nė virionin e afėrm dhe proteaza (pjesė e proteinės Gag-Pol) pret vehten e vet  dhe e lė tė lirė. Proteaza kompleton ēarjen  e Gag-Pol duke ēliruar enzima tė tjera (revers transkriptazėn, integrazėn dhe shumė proteaza). Proteaza gjithashtu ēan pjesėn e mbetur tė Gag-Pol  dhe Gag e vogėl nė proteinat strukturale. P24, p7 dhe p6 formojnė  majat e kores  ndėrsa p24 shtrihet nė membranė.

Shėnim: Proteinat fuzionuese  Gag dhe Gap/Pol janė bėrė nė raport pėr rreth 1:20. Pasi virusi ka buduar nga qeliza, proteaza pret vehten e vet dhe e lė tė lirė  dhe gjithashtu pret dhe mbetjet e proteinave  nė Gag ose Gag/Pol, duke ēliruar proteina tė ndryshme strukturale  dhe revers transkriptazėn. Kjo proteazė specifike ėshtė vitale pasi dhe proteinat virale janė jo funksionalė deri nė ndarjen. Ky specifitet e bėn proteazėn njė kandidat tė mirė  pėr tu bllokuar nga preparatet anti VIH  (shif apendiksin 3 dhe seksionin e kemioterapisė. Gag/Pol dhe Gag ngjiten tek membrana virale nėpėrmjet rrugės sė acidit yndyror qė ėshtė lidhje kovalente. Ēarjet nė p17 ngjiten tek membrana.

Gp160 translatohet nga mARN e vetme e gėrshetuar  e lidhur me retikulumin endoplazmatik dhe ėshtė njė proteinė  membranore integrale. Nė retikulumin endoplazmatik, ajo glykozilohet pėrpara se tė transferohet tek aparati i Golxhit ku ajo glykozilohet mė tej dhe ēahet nga enzimat e bujtėsit  nė gp129 dhe gp41. Ajo lėviz nė drejtim tė membranės qelizore  nėpėrmjet rrugės sė eksocytozės . Nė dallim nga proteinat Gag dhe Gag-Pol, gp160 nuk ēahet nga proteazat virale.            

Mė shumė pėr sistemimin

 

hiv bud.jpg (41452 bytes) Figura 20
Paraqitja e mikrografisė elektronike e VIH-1, budingu dhe virusi i lirė CDC

 


 

PJESE TE TJERA TE VIH

PJESA  I VIRUSI I PAMJAFTUESHMĖRISĖ  IMUNE TEK NJERZIT DHE SIDA

PJESA II VIH DHE SIDA; SĖMUNDJA

PJESA III KURSI I SĖMUNDJES

PJESA  IV PĖRPARIMI DHE BASHKĖ-FAKTORĖT

PJESA  V STATISTIKAT

PJESA VI  NĖNTIPET DHE BASHKĖ-RECEPTORĖT

PJESA VII  KOMPONENTĖT DHE CIKLI JETĖSOR I VIH

PJESA VIII  LATENCA E VIH

PJESA  IX GJENOMA E VIH

PJESA  X  HUMBJA E QELIZAVE CD4

PJESA XI  INFEKTIMI I QELIZAVE TĖ TJERA NGA VIH DHE POPULLACIONI I POLYMORFIZMIT

APENDIX I  VAKSINA ANTI-VIH

APENDIX II  SHKAKTON VIH- SIDA?

APENDIX III  KEMIOTERAPIA ANTI-VIH

 


Kthehu nė seksionin e virologji tė Microbiology and Immunology On-line

 


faqja sė fundi e ndėrruar nė  Monday, February 16, 2015
faqja mbahet nga 
Richard Hunt